• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 30, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Koronavirusi nuk ka ardhur në Mars! Mentor Petrela: Ja muaji kur ka qarkulluar për herë të parë në Shqipëri

by Java News
22/04/2020 23:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ekziston mundësia që përballja e parë me COVID-19 të mos ketë qenë në fillim të marsit, atëherë kur u konfirmua zyrtarisht edhe rasti i parë, por që në janar.

I së njëjtës linjë mendimi, sikundër epidemiologu Eduard Kakarriqi, është edhe profesor Mentor Petrela.

I kontaktuar nga Panorama, profesor Petrela tha se mbështet hipotezën e profesor Kakarriqit, se ky virus ka nisur të qarkullojë më herët, konkretisht në fillim të vitit.

“Po, mbështes bindjen e paraqitur nga profesor Kakarriqi, mbi mundësinë e qarkullimit të virusit në muajt janar dhe shkurt”.

Qasja e profesor Eduard Kakarriqit mbështet në aspektin simp. tomatologjik. Që do të thotë se janë shenjat që kanë manifestuar pacientët gjatë asaj periudhe, ato të cilat ngrenë hije dyshimi mbi mundësinë e depërtimit të këtij virusi disa javë më parë konfirmimit të rastit të parë nga autoritetet shëndetësore.

Temperatura e zgjatur, sipas profesorit, nuk është karakteristikë e gripit sezonal. Nga ana tjetër, mungesa e kiteve për analiza, si rezultat i mungesës së një përkufizimi mbi rastin, ajo që njihet edhe si “case definicion” nga ana e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ka bërë që të gjitha rastet e konstatuara të skedohen si raste gripale dhe jo si raste “të dyshuara me koronavirus”.

“Kitet mungonin dhe koronavirusi nuk kishte bërë bujën që do të bënte. Por, përgjatë asaj periudhe ka pasur raste me temperaturë të zgjatur, që nuk është karakteristikë e gripit stinor. Raste që kanë ndenjur në shtëpi ndoshta dhe me pneumoni që ka zgjatur për një kohë të gjatë apo që kanë pasur vështirësi në frymëmarrje.

Kanë qenë këto shenjat e para, të cilat i kam hasur edhe nga përvojat e individëve të ndryshëm, të cilët po ashtu e kanë konfirmuar këtë pas intervistës sime. Kjo do të thotë që ka gjasë që qarkullimi i virusit të ketë filluar në vendin tonë që nga gjysma e dytë e muajit janar.

Më pas, nga fundi i muajit shkurt, ai mori një potencim të madh, për t’u paraqitur në fillim të marsit me rastin e parë të konfirmuar me COVID-19. Një moment negativ është përkufizimi i rastit, ose ai që quhet “case definicion”, jo përcaktimi, por përkufizimi.

Ky përkufizim i rastit jepet nga OBSH dhe OBSH këtë përkufizim mbi këtë koronavirus, që është SARS COV-2, e ka dhënë vetëm nga fundi i muajit shkurt, diku nga data 27 shkurt.

Në këto kushte, shtetet, përfshirë edhe Italinë, kanë operuar pa pasur përkufizimin e rastit. Kjo do të thotë që mjekët, përfshirë edhe ata në vendin tonë nga ana klinike, duke mos pasur kite, e kanë pasur të pamundur të përcaktonin apo t’i skedonin si “suspekt COVID-19″, pra si raste të dyshuara me koronavirus dhe jo grip siç është bërë”, ka pohuar epidemiologu profesor Eduard Kakarriqi.

Çfarë të shpie drejt kësaj linje mendimi është edhe fakti që në Itali, rastet e para janë konfirmuar në janar. Duke marrë parasysh ndërveprimet mes dy vendimeve, ku janë me mijëra udhëtarë çdo ditë, atëherë shkalla e mundësisë rritet.

Veç të tjerash, kjo dëshmohet sipas profesor Kakarriqit edhe me faktin që rritja eksponenciale e kurbës gjatë fundit të shkurtit, fillimmarsi e ka bazamentin e vet më herët. Ndaj edhe kurba në gjysmën e dytë të marsit merr një formë pak a shumë të sheshtë, me ulje e ngritje.

Next Post
Meta tregon pse i dekretoi ndryshimet në Kodin Penal për masat anti-Covid: Kisha vetëm dy mundësi

Meta tregon pse i dekretoi ndryshimet në Kodin Penal për masat anti-Covid: Kisha vetëm dy mundësi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Goditi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Gjermani 60-vjeçari shqiptar

December 30, 2025
12 vite pas aksidentit, jeta e heshtur e Michael Schumacher

12 vite pas aksidentit, jeta e heshtur e Michael Schumacher

December 30, 2025
A do i njohë PD zgjedhjet? Kaso: Duke parë duke bërë, duhet të presim të gjitha hallkat

“Opozita nuk prodhon asnjë ide”/ Mahmutaj: Nëse mbahen zgjedhje, Rama merr 10 deputetë më shumë

December 30, 2025
CIA kryen sulm me dron në një strukturë portuale në bregdetin e Venezuelës, i pari brenda vendit

CIA kryen sulm me dron në një strukturë portuale në bregdetin e Venezuelës, i pari brenda vendit

December 30, 2025
Pas sherrit përplas me makinë 40-vjeçarin, arrestohet një person në Fier

Policia ‘blindon’ Tiranën për festimet e Vitit të Ri, shtohen kontrollet dhe patrullimet

December 30, 2025
Riparohet defekti i tubacionit, nis furnizimi i Vlorës me ujë pas pesë ditësh ndërprerje

Riparohet defekti i tubacionit, nis furnizimi i Vlorës me ujë pas pesë ditësh ndërprerje

December 30, 2025
Pekini qëllon raketa gjatë stërvitjes rreth Tajvanit, 130 avionë pranë ishullit

Pekini qëllon raketa gjatë stërvitjes rreth Tajvanit, 130 avionë pranë ishullit

December 30, 2025
Sulmi kibernetik ndaj sistemit digjital të Bashkisë së Tiranës, Ristani: Të dhënat nuk janë prekur! Po forcojmë më tej infrastrukturën digjitale

Ristani: Situata ligjore e kryetarit Veliaj ndikon, por shërbimet e bashkisë nuk ndalojnë

December 30, 2025
Dita do të jetë me vranësira kalimtare dhe temperatura të ftohta

Dita do të jetë me vranësira kalimtare dhe temperatura të ftohta

December 30, 2025
Militantët braktisin Berishën në “Foltoren” e sotme para Kryeministrisë, Çupi: Ja pse Saliu po kërkon rrëmujë

Militantët braktisin Berishën në “Foltoren” e sotme para Kryeministrisë, Çupi: Ja pse Saliu po kërkon rrëmujë

December 29, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com