Në Itali është arrestuar një 38 vjeçar nën akuzën e propagandimit të ideve radikale të ISIS. Nicola Ferrara me origjinë nga Bari, rezident në Milano, është konvertuar në Islam dhe quhej Isa.
Nicola i kthyer në Isa aderonte në drejtimin salafit të Islamit dhe në vitin 2001 kishte qenë pjesë e një misioni paqeruajtës në Shqipëri.
Ai propagandonte ndër të tjera se koronavirusi është një krijim i Allahut, një ndëshkim.
Ai ishte nën përgjim dhe është ndaluar si “person shumë i rrezikshëm”. Ferrara është një rast i rrallë në Itali, ku dallimi kulturor e ka thuajse pamundësuar sintezën me të ardhurit e feve të ndryshme.
Por edhe ky refuzim paqësor i atij që quhet multikulturalizëm duket se nuk mjafton.
Për parlamentarin Vittorio Sgarbi, kalimi puliez me emrin Nicola në Isain që propagandon tezat e ISIS, mund të ndodhë kur zëvendëson orekietet me qebapin.
Një shpjegim në dukje banal, por që është i thellë sepse ne kemi parë se mënyra si dhe çfarë hamë na identifikon.
g.kosovari