Një pjesë e vogël e postimeve që kanë qarkulluar në “Facebook” kanë hedhur hipotezën se në SHBA, koronavirusi mund të ketë qarkulluar që në vjeshtën e kaluar.
“Kush u sëmur në nëntor ose dhjetor dhe zgjati 10-14 ditë, me kollë të rëndë dhe që nuk ikte?“, thuhet nëpër postime në rrjetet sociale. “Nëse përgjigjja është po, atëherë me siguri keni pasur koronavirus. Nuk kishte teste dhe testi i gripit do të dilte negativ sidoqoftë. E quajtën një infeksion të rëndë të frymëmarrjes“.
Në postimet në rrjetet sociale, shumë përdorues thonë se i besojnë një teorie të tillë, edhe pse nuk është e mbështetur në prova shkencore. Ata thonë se vetë ose miqtë e tyre kanë vënë re një sezon” gripi “shumë virulent, ndërsa kanë dalë negativë në testimet për gripin.
Koronavirusi ka të ngjarë ta ketë origjinën në muajin nëntor
Studiuesit kanë lidhur origjinën e virusit me një treg të kafshëve të gjalla në Vuhan, Kinë. Organizata Botërore e Shëndetësisë mori raportimin e parë për shpërthimin e një epidemie në 31 dhjetor, por virusi kishte filluar në Kinë më shumë se një muaj më parë se ai. Një studim i publikuar në fillim të marsit nga studiuesit në ETH Cyrih e vendos origjinën e virusit në gjysmën e parë të nëntorit.
Fact Check: Koronavirusi e ka origjinën në Kinë, jo diku tjetër, thonë studimet
Thashethemet për origjinën e koronavirusit janë përhapur ndërsa vetë epidemia nisi të përhapet në të gjithë globin. Teoritë se virusi e ka origjinën në një laborator kinez, ose se e ka origjinën jashtë Kinës dhe është çuar atje nga Ushtria Amerikane, nuk mbështeten nga provat, sipas ekspertëve mjekësorë. Virusi besohet të ketë origjinë shtazore, ka të ngjarë nga lakuriqët.
Fact Check: A është shkaktuar COVID-19 nga konsumimi i kafshëve nga njeriu?
Me 21 janar, Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve njoftuan rastin e parë të koronavirusit të ri në Shtetet e Bashkuara nga një person që ishte kthyer në Uashington nga Vuhan. Tashmë, Shtetet e Bashkuara e kanë tejkaluar Kinën dhe Italinë duke u bërë vendi më i infektuar në botë, sipas universitetit “Johns Hopkins”.
Simptomat e koronavirusit përfshijnë një ethe, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje. Sëmundjet e raportuara variojnë nga simptomat e buta deri te simptomat e rënda dhe vdekja.
A ka gjasa që virusi të ketë qenë në SHBA para janarit?
Ekspertët thonë se ka gjasa që koronavirusi të ketë qenë në SHBA para se të raportohej rasti i parë në janar. Dr. Luis Ostrosky, profesor i sëmundjeve infektive në McGovern Medical School, flet për sëmundje atipike të ngjashme me gripin që në dhjetor të vitit të kaluar.
Ai sugjeron që të krahasohen mostrat e gjakut të marra në dhjetor me ato të janarit, kur virusi ishte zyrtarisht në qarkullim.
“Besoj se në fund të gjithë kësaj, ne do të kthejmë kokën pas dhe me shumë gjasa do të kuptojmë se sëmundja mund ketë qenë këtu shumë më përpara se kemi menduar ne”, thotë ai.
A bëhet imun ai që preket njëherë nga koronavirusi? Kjo gjithshtu duhet studiuar më thellë. Ostrosky tha që, në terma të përgjithshëm, koronaviruset e tjerë rezultojnë në imunitet të shtuar.
Një artikull i New York Times i botuar të mërkurën në lidhje me përpjekjet e kërkimit që janë duke u zhvilluar për të studiuar antitrupa, kësaj pyetjeje i përgjigjet me opinionin e dr. Vineet D. Menachery, një virolog në Degën Mjekësore të Universitetit të Teksasit në Galveston. Ai thotë se njerëzit që janë të infektuar mund të kenë një deri në dy vjet imunitet, por më shumë se kaq është e vështirë të parashikohet. / Yahoo /