• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Koronavirusi mposht SARS: Mbi 800 numri i të vdekurve, të prekurit dhjetëra mijëra

by Java News
09/02/2020 09:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga të dhënat e fundit, janë mbi 800 persona që kanë humbur jetën në Kinë si pasojë e koronavirusit.

NUmri i të infektuarve ka shkuar 35 mijë. Raste me koronovirus janë regjistruar edhe në 26 shtete të tjera, veç Kinës, dhe harta e vendeve që raportojnë të infektuar, rritet ditë pas dite.

Megjithatë, nga 803 viktima, vetëm dy prej tyre janë regjistruar jashtë territorit kinez.

Mjekët kanë bërë të qartë se koronavirusi ka rezultuar fatal në radhët e atyre personave që vuajnë nga sëmundje bashkëshoqëruese, siç janë sëmundjet e zemrës, diabeti, hipertensioni etj.

Rritja e numrit të viktimave e ka tejkaluar tanimë atë të virusit Sars, (Sindromi i Ashpër Akut i Traktit Respirator), i cili në vitin 2003, shënoi 774 viktima.

Vetëm gjatë 27 orëve të fundit, zyrtarët shëndetësor në Hubei raportuan për 81 persona të vdekur. Kështu, 801 vdekje deri më tash janë regjistruar në Kinë, një në Hong Kong dhe një tjetër në Filipine.

Autoritetet në Hong Kong kanë marrë vendim që të gjithë personat që vijnë nga Kina të vendosën në karantinë të obligueshme për një periudhë dyjavore.

Të shtunën, në Francë u konfirmuan pesë raste të reja të infektimit në rajonin Haute-Savoie, duke e çuar në njëmbëdhjetë numrin e përgjithshëm të personave të infektuar.

Masat e marra në vendin tonë

Shqipëria nuk ka asnjë rast të konfirmuar nga koronavirusi i ri. Bazuar në informacionin e deritanishëm, si dhe në mungesën e linjave ajrore direkte me Kinën, udhëtimin e shtetasve tanë atje dhe anasjelltas, rreziku për depërtimin e virusit në Shqipëri vazhdon të mbetet i ulët. Pas shpalljes së emergjencës globale nga OBSH-ja dhe në zbatim të urdhrit të ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në pikat kufitare ajrore, tokësore dhe portuale është përforcuar survejanca dhe janë ndërmarrë masa të shtuara higjieno-sanitare. Ministria e Shëndetësisë ka rritur këshillimin për qytetarët, që të mos udhëtojnë drejt Kinës, nëse nuk e kanë të domosdoshme. Mbi koronavirusin Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, koronaviruset (CoV) janë një familje e madhe e viruseve që shkaktojnë sëmundje, duke filluar nga ftohja e zakonshme deri te sëmundjet më të rënda, siç janë Sindroma Respiratore e Lindjes së Mesme (MERSCoV). Një koronavirus i ri (nCoV) është një lloj i ri që nuk është identifikuar më parë te njerëzit. Koronaviruset transmetohen midis kafshëve dhe njerëzve. Shenjat e zakonshme të infeksionit përfshijnë simptoma të frymëmarrjes, ethe, kollë, gulçim dhe vështirësi në frymëmarrje. Në raste më të rënda, infeksioni mund të shkaktojë pneumoni, sindromë të rëndë akute të frymëmarrjes, insuficiencë renale, madje edhe vdekje. Rekomandimet standarde për të parandaluar përhapjen e infeksionit përfshijnë larjen e rregullt të duarve, mbulimin e gojës dhe hundës kur kollitet dhe teshtini, shmangni kontaktin e ngushtë me këdo që tregon simptoma të sëmundjes së frymëmarrjes, si kollitja dhe teshtitja. (Ministria e Shëndetësisë)

Next Post
Kosovë/ Përcillet mjeshtrja e muzikës popullore, ditë zie për artisten Nexhmije Pagarusha

Kosovë/ Përcillet mjeshtrja e muzikës popullore, ditë zie për artisten Nexhmije Pagarusha

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tërmet në Napoli, ja sa ishte magnituda! Mediat: Më i forti në 40 vite

Tërmet në Napoli, ja sa ishte magnituda! Mediat: Më i forti në 40 vite

July 31, 2026
Profilet! Kush janë 4 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë

Rezerva valutore, në nivel rekord: Arriti në 7.88 miliardë euro në qershor

July 31, 2026
AfD nxjerr në skenë filmin kundër të huajve, publiku duartroket “vrasësin” e emigrantëve

AfD nxjerr në skenë filmin kundër të huajve, publiku duartroket “vrasësin” e emigrantëve

July 31, 2026
Shtohen kontrollet për ndotjen akustike, Lamallari: Kush lëshon muzikën mbi normat e lejuara, do të përballet me pasojat

Shtohen kontrollet për ndotjen akustike, Lamallari: Kush lëshon muzikën mbi normat e lejuara, do të përballet me pasojat

July 31, 2026
60 mijë refugjatë, 57 të vdekur! Një dramë afrikane pranë Europës

60 mijë refugjatë, 57 të vdekur! Një dramë afrikane pranë Europës

July 31, 2026
Më pak rezervime për pushime jashtë vendit, rritet interesi për destinacionet vendase

“Time Out”: Nga frika te mahnitja, përshtypjet e një turisteje britanike në Shqipëri

July 31, 2026
Spanja nxjerr monedhën e re Euro për të festuar suksesin në Kupën e Botës

Spanja nxjerr monedhën e re Euro për të festuar suksesin në Kupën e Botës

July 31, 2026
Vendim i papritur nga klubi shqiptar, ndërpret bashkëpunimin me trajnerin pas kualifikimit në Conference League

Vendim i papritur nga klubi shqiptar, ndërpret bashkëpunimin me trajnerin pas kualifikimit në Conference League

July 31, 2026
Numër i lartë llogarish nga SHBA-të, dyshime për fushatë propagandistike Maga në Itali

Numër i lartë llogarish nga SHBA-të, dyshime për fushatë propagandistike Maga në Itali

July 31, 2026
“Zero tolerancë ndaj abuzimeve”! Tatimet aksion për informalitetin me naftën në Durrës

Fund karburanteve anonime? Çdo litër do të gjurmohet nga importi deri te pompa! Qeveria aktivizon sistemin e ri

July 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com