Koronavirusi/ Mjeku apelon shqetësimin e tij: Po rritet numri i të sëmurëve te moshat e reja

 

Kardio-kirurgu Edvin Prifti tha se edhe moshat e reja janë të rrezikuara nga koronavirusi. Ai iu referua shifrave të raportuara nga BE dhe SHBA, ku 20% e të shtruarve në terapi intensive nga COVID-19 i përkasin moshave 20-45 vjec.

“Sipas raportimeve sidomos të BE dhe SHBA kemi rritje të moshave të reja. Dje u shënua një vdekje e një 17-vjeçareje dhe sot në SHBA u paraqit një 12-vjeçare në stadet terminale të sëmundjes.

Situata është e tillë që edhe në vendet e BE, ashtu si dhe në Kinë përqindja më e madhe është në moshat e treta, por ka filluar të rritet përqindja e pacientëve të rinj. Në SHBA dhe BE, 20 përqind në terapi instensive janë të moshës 20-45 vjec.
Ndërkohë që 20% e atyre që kanë ndërruar jetë nga kjo sëmundja janë të moshës nga 40-64 vjeç. Ka një rritje edhe në moshat e reja”, tha Prifti në “Opinion”.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com