• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Koronavirusi/Ministrja e Shëndetësisë e pranon: Ka një shtim të pritshëm. Si po bëhet hetimi epidemiologjik për dy pacientët e parë

by Java News
10/03/2020 22:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaron se ka një shtim të pritshëm të rasteve me koronavirus në Shqipëri pas zbulimit të dy rasteve të para.

E ftuar në “Real Story” në News24, Manastirliu tha se po ndiqet një procedurë e standardizuar me OBSH.

Sa i përket dy rasteve të para me koronavirus, babë e bir dhe mundësisë së përhapjes në një shkallë më të gjerë, duke qenë se babai kishte qenë i pranishëm në një funeral, ministrja tha se po bëhet një hetim epidemiologjik.

“Ka një hartë, quhet hetim epidemiologjik. Ecim në bazë të protokolleve standarde. Krijohet harta e kontakteve. Pikë së pari hetohen kontaktet e para, të ngushta dhe më pas hapen rrahët e kontakteve të tyre duke hulumtuar, investiguar, duke këshilluar apo duke marrë direkt analizat në raste kur kanë shenja.

Ne i kemi këshilluar dhe tashmë vetëkarantina është e detyruar për të gjithë ata që kanë pasur kontakte apo lidhje me persona të cilët janë të konfirmuar. Është rregull për të gjithë. Apel për të gjithë ata që janë informuar nga strukturat për vetëkarantinim duhet ta zbatojnë këtë rregull dhe të ndjekin të vetmen rrugë që ekziston, numri 127 i urgjencës kombëtare”, deklaroi Manastirliu, raporton “BalkanWeb”.

Por a ka një vatër të identifikuar, ku kanë jetuar dhe kanë punuar dy pacientët e parë të cilët kanë pasur një bar-kafe? Manastirliu thotë se “do ta themi shumë shpejt nëse jemi në momentin e një transmetimi komunitar”.

“Aktualisht kemi një total testesh të realizuar, 114 testime të kryera, 10 kanë rezultuar pozitive. Në proces kemi 43 analiza apo testime që besoj përfundojnë shumë shpejt dhe po vijon marrja e mostrave në personat e kontaktit dhe duke vijuar investigime të mëtejshme, për të mundësuar frenimin e virusit”, deklaroi ministrja e Shëndetësisë.

Next Post
Rasti shqiptar/Përfaqësuesi i OBSH: Transmetimi i koronavirusit në fazën e inkubacionit

Koronavirusi/Përfaqësuesi i OBSH në Shqipëri: Masat e marra sipas rekomandimeve tona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In