Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njofton se nga data 23 mars do të ndalohen të gjitha fluturimet nga dhe për në Gjermani, Austri, Zvicër dhe Hungari në kuadër të masave kundër përhapjes së koronavirusit.
Shqipëria me fqinjët i ka mbyllur kufijtë prej disa ditësh për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19.
Deri tani në Shqipëri janë 76 të infektuar në total, dy nga të cilët ndërruan jetë në Durrës dhe Lushnje.
Por lajmi i mirë është se dy pacientë dolën nga spitali pasi u shëruan nga koronavirusi.
g.kosovari