• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Koronavirusi/ Ja si mund të jetë një valë e dytë

by Java News
05/07/2020 10:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Teksa masat e bllokimit kanë nisur të lehtësohen në vendet që janë ende duke luftuar koronavirusin, ekspertët parashikojnë mundësinë e një vale të dytë infeksioni.

Një valë e dytë mund të marrë vrull me shpejtësi pasi njerëzit po bashkëveprojnë gjithnjë e më tepër mes tyre.

Një profesor i matematikës dhe statistikës ka ilustruar se si mund të duket një valë e dytë infeksioni, duke marrë parasysh skenarë të caktuar dhe reagimet sociale.

Teksa koronavirusi po përhapej me shpejtësi në muajt shkurt dhe mars 2020, shumë qeveri vendosën masa të rrepta karantine. Përmes një përpjekjeje masive publike, këto vende kanë qenë të suksesshme në ngadalësimin e pandemisë, shkruan Forumi Ekonomik Global

Duke kombinuar qasje të ndryshme të shëndetit publik, vende si Sllovenia dhe Zelanda e Re, e kanë zhdukur virusin brenda kufijve të tyre. Vende të tjera, përfshirë Britaninë e Madhe, kanë bërë një përparim të rëndësishëm në frenimin e përhapjes së sëmundjes. Megjithatë, karantinat kanë çuar në humbje të konsiderueshme ekonomike dhe sociale, në vendet ku janë aplikuar masa të rrepta për distancimin social. Si qeveritë ashtu edhe publiku, tani janë të prirë të fillojnë lehtësimin e kufizimeve dhe rikthimin e jetës normale.

Me zbutjen e rregullave të izolimit, kanë nisur edhe paralajmërimet për një rritje të mundshme të rasteve të COVID-19 – e quajtur valë e dytë. Vala e dytë e pandemisë së gripit spanjoll në vitet 1918-1920 ishte veçanërisht shkatërruese, siç ishte edhe vala e dytë e epidemisë H1N1 në vitet 2009-2010. Pra, çfarë mund të bëhet për të shmangur një valë të dytë të COVID-19?

Që virusi të përhapet, ai ka nevojë për njerëz të infektuar dhe një transmetim të suksesshëm. Këta faktorë maten me lehtësi nga numri i riprodhimit R, që është numri mesatar i rasteve të reja të virusit të shkaktuara nga një individ i infektuar. Kur vlera e R është mbi një, kjo do të thotë se numri i rasteve është në rritje, ndërsa kur është nën një, do të thotë se rastet janë në rënie. Para bllokimit, vlera e R për koronavirusin ishte midis dy dhe katër.

Vende si Kina, Koreja e Jugut, Zelanda e Re, Mbretëria e Bashkuar dhe shumica e vendeve europiane, tani e kanë ulur këtë vlerë nën një. Në vende të tjera, si Suedia ose Rusia, vlera e R mbetet afër ose mbi një, duke reflektuar rritjen e numrit të rasteve. Marrëdhënia midis sjelljes së popullsisë dhe vlerës së R është e ndërlikuar, por ne sërish mund ta përdorim këtë koncept për të ilustruar se si mund të shfaqet vala e dytë.

Për sa kohë që ka njerëz të prekur dhe të infektuar në popullatë, virusi mund të përhapet. Po grumbullohen gjithnjë e më tepër prova që tregojnë se vala e parë e epidemisë rezultoi në një imunitet të kufizuar, nën nivelin e imunitetit në masë. Ekzistojnë gjithashtu grupe të popullsisë ku virusi jo vetëm që mbijeton, por po vazhdon të përhapet. Transmetimi në azile tani përbën një përqindje të madhe të rasteve në shumë vende.
Ndërkohë që masat e bllokimit lehtësohen, njerëzit kanë filluar të bashkëveprojnë më tepër. Kjo mund të rezultojë në rritjen e vlerës së R. Por është e rëndësishme që vlera e R të mbahet nën 1 ose e barabartë me 1, siç tregohet në diagramin më poshtë.

Por edhe një rritje relativisht modeste e R në 1.2 do të rezultonte në një shpërthim të madh të sëmundjes duke shkaktuar valën e dytë, që tregon sa i rëndësishëm është zbatimi i masave të sigurisë.

Përgjigjja ndaj valës së dytë kërkon përsëritjen e masave të bllokimit, siç tregohet më poshtë. Dhe pavarësisht se deri tani shoqëria është bindur ndaj kufizimeve, lodhja nga një karantinë e dytë mund ta bëjë më të vështirë rivendosjen e rregullave të tilla të rrepta.

Epidemia mund të vazhdojë në vjeshtë dhe në dimër kur mund të përhapet edhe gripi sezonal. Megjithëse duket se virusi SARS-CoV-2 nuk ndikohet shumë nga moti, sistemi i kujdesit shëndetësor mund të mbingarkohet nëse COVID-19 dhe gripi godasin në të njëjtën kohë. Nga ana tjetër, masat parandaluese kundër virusit SARS-CoV-2 (si maskat dhe larja e duarve) mund të zvogëlojnë përhapjen e virusit të gripit.

Si përfundim, virusi mund të pësojë edhe mutacion duke rezultuar në një infeksion edhe më të rëndë. Një mutacion i tillë mund të ketë bërë që vala e dytë e gripit spanjoll të ishte veçanërisht e rëndë. Nëse do të ndodhte diçka e ngjashme edhe me virusin SARS-CoV-2, epidemia që do të rezultonte, do t’ia kalonte përhapjes aktuale edhe sikur vlera e re e R të ishte vetëm katër, krahasuar me 10-12 për shytat ose 12-18 për fruthin. Parandalimi i përhapjes në masë të shytave dhe fruthit realizohet vetëm falë vaksinimit.

Next Post
Merkel duhet të marrë vendimin, Gjermania ka gati planin për hapjen e kufijve me 31 vende

A do e forcojë Gjermaninë dhe Evropën presidenca e Merkelit në BE?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U la nga shoku në mjetin e rënë në përrua dhe dyshohet se e mori rrjedha e ujit/ Polumbarët e RENEA-s vijojnë kërkimet për 30 vjeçarin

U la nga shoku në mjetin e rënë në përrua dhe dyshohet se e mori rrjedha e ujit/ Polumbarët e RENEA-s vijojnë kërkimet për 30 vjeçarin

January 17, 2026
“Koha të krijojmë një grup pune të përbashkët qeveri-bashki”/Rama: Ja cilët do e drejtojnë!

“Koha të krijojmë një grup pune të përbashkët qeveri-bashki”/Rama: Ja cilët do e drejtojnë!

January 17, 2026
Trump përsërit kërcënimin për../  Protesta në Groenlandë dhe Danimarkë

Trump përsërit kërcënimin për../ Protesta në Groenlandë dhe Danimarkë

January 17, 2026
11-vjeçari vret me armë të atin pasi i mori pajisjen e lojës

11-vjeçari vret me armë të atin pasi i mori pajisjen e lojës

January 17, 2026
“Anëtarësimi në BE, disa nga sfidat janë komplekse”/ Samiti i Diasporës, Rama-kryebashkiakëve: Jepni kontributin tuaj..

“Anëtarësimi në BE, disa nga sfidat janë komplekse”/ Samiti i Diasporës, Rama-kryebashkiakëve: Jepni kontributin tuaj..

January 17, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Dielë 18 janar 2026

January 17, 2026
Habit me deklaratën e tij për protestat në Iran, Ali Khamenei: Trump, përgjegjës për viktimat dhe dëmet

Habit me deklaratën e tij për protestat në Iran, Ali Khamenei: Trump, përgjegjës për viktimat dhe dëmet

January 17, 2026
Arratisja e Altin Ndocit/ Gjykata e Durrësit lë në burg 3 prej të arrestuarve, ndryshon masa për…

Arratisja e Altin Ndocit/ Gjykata e Durrësit lë në burg 3 prej të arrestuarve, ndryshon masa për…

January 17, 2026
Berisha: Salianji është vetëpërjashtuar, ka vetëm interesa private të faktuara me dokumente

Berisha: Salianji është vetëpërjashtuar, ka vetëm interesa private të faktuara me dokumente

January 17, 2026
U konfliktuan me njëri-tjetrin duke përdorur armë zjarri, në kërkim 2 të rinj në Shkodër

U konfliktuan me njëri-tjetrin duke përdorur armë zjarri, në kërkim 2 të rinj në Shkodër

January 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In