• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Koronavirusi “gjunjëzon” botën/ Më shumë se 50 mijë viktima dhe mbi 1 mln të infektuar

by Java News
02/04/2020 21:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mbrëmjen  e kësaj të enteje numri i të  infekturëve nga koronavirusi në mbarë botën ka shkuar mbi  1 milionë, ndërsa kanë vdekur mbi 51 mijë njerëz të tjerë.

Çdo ditë e më tepër shifrat rriten, duke bërë që shtete shumë të fuqishme në botë të mos i bëjnë ballë kësaj lufte të  ashpër, pasi është  e vështirë të  vrasësh një armik që është i  padukshëm.

Ekspertët besojnë se shifra është shumë herë më e lartë, përfshirë personat asimptomatikë, që janë më të rrezikshmit për përhapjen e sëmundjes.

Janë prekur 199 vende dhe territore të përfshira në të dhënat e “worldometer”, por dhjetë vendet më të prekura mbeten SHBA, Italia, Spanja, Gjermania, Kina, Franca, Irani, Britania, Zvicra, Turqia dhe Belgjika.

SHBA është e para për infektimet nga SARS-CoV-2 me 235,747 raste në total, nga të cilat 20,744 infeksione të reja sot. Numri i vdekjeve është 5,624 me 522 rastet e fundit.

Italia ka tashmë 115,242 infeksione që nga nisja e pandemisë, me 4,668 raste të shtuara në 24 orëshin e fundit. Vendi me numrin më të madh të viktmave në botë shënon tani 13,915 humbje me 760 të vdekur të shtuar nga e mërkura në të enjte.

Edhe në Spanjë infektimi po përhapet shpejt me 110,238 raste në total, nga të cilat 6,120 ishin vetëm sot. Në këtë vend deri tani numri total i viktimave është 10,096 vetë me 709 trupa që i janë shtuar listës nga bilanci i sotëm.

Në Gjermani sot janë shtuar 6,434 raste të reja me 84,415 infeksione në total. Edhe pse e nisi me një ritëm të ngadaltë vdekshmërinë, vendi tani ka 1,090 të vdekur, nga të cilët 159 janë njoftuar vetëm sot. Shifra mbetet e ulët në krahasim me vendet e tjera europiane.

Kina ka 81,589 raste të deklaruara zyrtarisht gjithsej, me 35 infektime të njoftuara sot. Janë     3,318 të vdekur, nga të cilët 6 u shënuan në 24 orët e fundit

Franca vazhdon kufizimet me 59,105 infeksione në total, me 2,116 të shtuara vetëm sot dhe 4,503 të vdekur, përfshirë 471 viktimat e 24 orëve të fundit.

Edhe në Iran situate mbetet e rëndë me 50,468 raste të konfirmuara, 2,875 vetëm së fundmi dhe 3,160 viktima, me 124 të vdekur në 24 orë.

Mbretëria e Bashkuar ka tani 33,718 raste infeksionesh të konfirmuara, me 4,244 të shtuara  sot. Vendi sot ka shënuar numrin më të madh të viktimave në një ditë, 569, që e çuan totalin e vdekjeve në 2,921 vetë.

Zvicra vazhdon të raportojë raste me 18,827 gjithsej, nga të cilat 1,059 në 24 orë. Janë 536 të vdekur përfshirë 48 viktimat e 24 orëve të fundit.

Situata është e vështirë edhe në Turqi, me 18,135 infeksione të konfirmuara, 2,456 të shtuara vetëm sot dhe 356 të vdekur, nga të cilët 79 të raportuar në bilancin e fundit nga ky vend.

Belgjika ka hyrë në dhjetë vendet më të infektuara duke regjistruar 15,348 raste, 1,384 sot, dhe e ka numrin e të vdekurve 1,011, përfshirë 183 rastet e fundit.

g.kosovari

Next Post
“Pse Zoti nuk e ushqen më vajin e kandilit për ata të PD”/ Rama: Taksa e pronës s’ka lidhje me qiratë dhe se ajo do të paguhet

“Pse Zoti nuk e ushqen më vajin e kandilit për ata të PD”/ Rama: Taksa e pronës s'ka lidhje me qiratë dhe se ajo do të paguhet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, kolona kilometrike automjetesh te Bradasheshi!

Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, kolona kilometrike automjetesh te Bradasheshi!

October 4, 2026
Shqipëria në BE në 2027? Hofreiter: E mundur, por korrupsioni mbetet sfida kryesore

Shqipëria në BE në 2027? Hofreiter: E mundur, por korrupsioni mbetet sfida kryesore

October 4, 2026
Trazira në Francë! 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

Trazira në Francë! 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

October 4, 2026
Plani rus për dimrin? Zelensky: Të shkëputen qytetet strategjike të Ukrainës

Plani rus për dimrin? Zelensky: Të shkëputen qytetet strategjike të Ukrainës

October 4, 2026
Kosova ndalet në fund nga Austria

Kosova ndalet në fund nga Austria

October 4, 2026
Panik në një kopsht në Korçë, 6 fëmijë përfundojnë në spital! Ja dyshimet e para

Motori del nga rruga në Ksamil, plagoset drejtuesi

October 4, 2026
“Prania Besnike”, PS mbledh mbi 1,800 shqetësime nga qytetarët

“Prania Besnike”, PS mbledh mbi 1,800 shqetësime nga qytetarët

October 4, 2026
VIDEO/ Shfaqet për herë të parë Klaudio Kanani, shqiptari që i shpëtoi ekzekutimit në Kinë, ja dënimi që mori në Apel

VIDEO/ Shfaqet për herë të parë Klaudio Kanani, shqiptari që i shpëtoi ekzekutimit në Kinë, ja dënimi që mori në Apel

October 4, 2026
Bonjaku: Avokatët do të mbledhin vetë prova, ndryshon hetimi paraprak

Bonjaku: Avokatët do të mbledhin vetë prova, ndryshon hetimi paraprak

October 4, 2026
PDK kërkon miratimin e ndryshimeve për Specialen, Bedri Hamza optimist për votimin nesër në Kuvendin e Kosovës

PDK kërkon miratimin e ndryshimeve për Specialen, Bedri Hamza optimist për votimin nesër në Kuvendin e Kosovës

October 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com