• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Koronavirusi është ende larg fundit, ja arsyet sipas ekspertëve të mjekësisë

by Ardit Rada
30/06/2020 18:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Punonjësit e mjekësisë në pavionët e kujdesit intensiv në Maryland thonë se pandemia e koronavirusit është “larg nga përfundimi”.

Më shumë se 30 shtete amerikane kanë raportuar rritje të rasteve pas hedhjes së hapave për rihapjen.

Kjo vjen ndërsa rastet në të gjithë botën tejkalojnë 10 milionë dhe më shumë se 500’000 njerëz kanë vdekur.

Njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Mariama Diallo.

Qendra Mjekësore Fort Washington në shtetin amerikan Maryland shkoi nga katër shtretër për kujdesin intensiv në fillim të pandemisë, në 16 njësi të kujdesit intensiv, pasi ajo u bë shpejt një pikë e nxehtë për virusin gjatë ditëve të para të krizës.

Kevin Cole, një terapist i rrugëve të frymëmarrjes në Fort Washington i cili gjithashtu ka astmë, thotë se ai e di ankthin dhe frikën e pacientëve me koronavirusin kur ata nuk mund të marrin frymë. Dhe është e vështirë për të, të kuptojë rikthimin e papritur të vendeve të mbushura me njerëz, ku është e vështirë të distancohen fizikisht.

“Unë shoh pacientë, për fat të keq, që vdesin nga ky virus çdo ditë… // Të gjithë janë duke pushuar nëpër plazhe. Thjesht duke menduar se ka mbaruar. Dhe nuk është kështu. Është larg mbarimit. Dhe për fat të keq, janë ata njerëz që do ta vazhdojnë këtë pandemi“, thotë zoti Cole.

Pas hedhjes së hapave për rihapjen, 31 shtete amerikane tani po përjetojnë rritje të rasteve të reja të koronavirusit, përfshirë vatra të reja në Arizona, Teksas dhe Florida.

Me më shumë se 8’500 raste të reja të konfirmuara të COVID-19 dhe 29 vdekje të raportuara të dielën, Guvernatori i Floridës Ron DeSantis tha se ndërveprimet mes të rinjve po nxisin rritjen e rasteve të konfirmuara.

“Mosha jonë mesatare për rastet e reja filloi në të 60-tat në mars, për pjesën më të madhe të pandemisë në prill dhe maj ishte në të 50-tat. Tani, këtë javë, vetëm 10 ditët e fundit ndoshta, ka qenë mesatarisht në grupmoshën 33 dhe 36. Gjysma e rasteve janë në të tridhjetat e hershme ose më poshtë“, tha Guvernatori DeSantis.

Pas kthimit në Maryland, infermierja Trakina Hogan thotë se të shohësh kolegët të mbuluar plotësisht nga pajisje mbrojtëse personale, të detyrueshme për të hyrë në dhomat me pacientë me COVID-19, është një kujtesë e vazhdueshme se sa lehtë mund të përhapet virusi.

“Kjo është një gjë e vërtetë. Nuk është e rreme. Është padyshim diçka për të cilën duhet të marrim masa paraprake serioze. Vijmë në punë që të kujdesemi për ta, por duhet që ata të kujdesen për veten e tyre dhe të mos relaksohen“, thotë zonja Hogan.

Një mesazh që përforcohet nga kolegët e saj dhe stafi mjekësor në të gjithë Amerikën.

/e.rr

Next Post
Mediat greke: BE presion Greqisë për të mos i hapur kufijtë Shqipërisë

Mediat greke: BE presion Greqisë për të mos i hapur kufijtë Shqipërisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

March 28, 2026
‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

March 28, 2026
“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

March 28, 2026
Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

March 28, 2026
Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

March 28, 2026
Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

March 28, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse avancuam me energjinë si e do BE?

March 28, 2026
Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

March 28, 2026
‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

March 28, 2026
Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In