• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Koronavirusi/ “Bankat mbyllen nesër”, Sejko: Ja pse i shtymë këstet e kredive

by Java News
12/03/2020 17:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, sqaroi edhe njëherë vendimin për të shtyrë me tre muaj këstet e kredive.

Në një lidhje me “Skype” në rubrikën “Opinion”, në News24, Guvernatori Sejko theksoi se kjo masë është marrë më shumë për të shmangur kontaktet mes njerëzve, për shkak të përhapjes së koronavirusit, dhe vlen për të gjithë ata që kanë vështirësi financiare ose nuk kanë mundësi të shkojnë te bankat.

Sipas Sejkos, këstin e kredive mund ta paguajë kushdo që dëshiron, pasi bankat do të jenë në punë gjatë gjithë kohës.

Intervista:

Pse e morët masën për shtyrje të këstit të kredive?
Jemi koshientë për situatën e jashtëzakonshme, Banka e Shqipërisë ka qenë duke analizuar situatën, që në fillim të kësaj gjendjeje me epideminë që kemi nëpër këmbë. Kemi shpërndarë udhëzime në bankat e nivelit të dytë, për t’i orientuar dhe për të marrë masa. Do doja të theksoja se ne sot jemi në krizë shëndeti, jo ekonomie. Kemi marrë masa që sistemi bankar të vijojë punën.

Kemi vendosur të shtyjmë këstet për tre muaj, duke supozuar që në tre muaj kohë do ketë kaluar kjo situatë pandemie. Kjo periudhë tremujore nuk do të krijojë probleme për bankat. Bankat nuk u krijohet asnjë problem, por problemi është për të ndihmuar klientët, nëse nuk do të kenë mundësi të bëjnë pagesat për këto tre muaj. Por, ata klientë që kanë mundësi, janë të lejuar të paguajnë këstet, bankat janë të hapura. Bëhet fjalë për ata klientë që mund të kenë vështirësi financiare. Kjo nuk fal këstet e kredisë.

Kur dikujt i hidhet paga mujore, automatikisht i merret kësti. Kjo do vazhdojë sërish?
Po. Kjo do vazhdojë normalisht, nuk ka asnjë problem. Kjo masë është marrë për ata klientë që kanë vështirë financiare, ose për ata që e kanë të pamundur të shkojnë te banka, si dhe për të zvogëluar sa më shumë kontaktet mes njerëzve. Kjo do të ulte numrin e klientëve në bankat e nivelit të dytë. Shpresojmë që epidemia të mos avancojë më tej, që të na detyrojë të marrim të tjera masa.

Mund të shkojë deri te mbyllja e bankave?
Nuk besoj se do të arrijmë atje, nuk parashikojmë, por asgjë nuk mund të them në këto momente. Po marrim masa parandaluese që të izolojmë sa më shumë njerëzit.

Punonjësit e bankave po kujdesen për të mos përhapur koronavirusin, keni informacion nëse ka njerëz të prekur nga nëpunësit e bankave apo që janë në vetëkarantinim?
Jo, nuk kam informacion. Deri tani nuk kemi asnjë punonjës të prekur nga koronavirusi. Deri tani nuk kemi informacion që të kemi një punonjës të bankave të prekur, nuk e dimë nëse do të kemi në ditët në vijim. Është shumë e rëndësishme të respektojmë masat.

23 persona janë prekur deri tani, a mund të më tregoni sa goditet ekonomia shqiptare nga koronavirusi?
Është e vërtetë që ne kemi filluar të analizojmë efektet e kësaj epidemie në ekonomi. Natyrisht që ekonomia do të ketë efekte negative, tregjet ndërkombëtare kanë pësuar humbje miliarda euro, ekonomia jonë do të ketë efektet e saj në këtë situatë. Po shohim ndërmarrjet fasone që po hasin vështirësi.

Ekonomia do të ketë pasoja, por nuk parashikojmë që të bie në recesion. Në ditët e ardhshme do kemi mbledhjen e Këshillit Mbikëqyrës, ku do të merren edhe vendime. Primare aktualisht është të parandalojmë përhapjen e virusit. Sa më rigorozë të jemi në parandalimin e përhapjes së koronavirusit, aq më të vogla do të ishin pasojat në ekonomi nesër.

I kemi mekanizmat për t’u ringritur?
Nuk e dimë akoma, sigurisht që i kemi mekanizmat për t’u ringritur. Nuk parashikojmë të arrijmë në ato nivele që të kishim nevojë për mekanizma tjerë. Mos të krijojmë panik, është e rëndësishme të kemi një situatë të qetë, të jemi të organizuar, të respektojmë rregullat, që të shmangim virusin. Për momentin po analizojmë disa skenarë, sipas analizave tona, kemi gjithë disponentët e duhur për të reaguar në një skenar negativ.

Do mbyllen bankat që nesër?
Nesër është një vendim i Këshillit të Ministrave për të mbyllur të gjithë institucionet dhe është mirë të mbyllen edhe bankat. Nuk ka asnjë problem që bankat të mbyllen nesër, pasi kemi marrë masa. Kjo masë është marrë për të shmangur kontaktet.

Jeni takuar me Presidentin Meta, çfarë diskutuat?
Po, sot në mëngjes pata një takim me kërkesë të Presidentit. E informova lidhur me analizat që po bën Banka e Shqipërisë, ndikimin që do të ketë situata tek ekonomia. Kam theksuar se situata është nën kontroll, po merren të gjitha masat për të parandaluar problematikat. Ishte bisedë informative, shkëmbim opinionesh. /e.s/

Next Post
Një punonjës i infektuar me koronavirus, gazeta “La Stampa” mbyll selinë në Itali

Një punonjës i infektuar me koronavirus, gazeta “La Stampa” mbyll selinë në Itali

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Revoltohet Ervin Salianji pas ngjarjes së rëndë në Shkodër: Më dënuan sa një trafikant droge

“Unë bëra burg se denoncova krimin”- Salianji pas deklaratave të Nokës: PD e ka problem të jetë e besueshme, për shkak të këtyre akuzave të pafaktuara

January 14, 2026
Serbët ndalojnë Shakohoxhën 3 orë në aeroport, reagon gazetari: Më kishin futur në listë të zezë bashkë me Marin Memën

“Robt ku t’i kesh…”, Shakohoxha ndan episodin me tifozin

January 14, 2026
Celularët, Kushtetuesja kufizon SPAK/Avokati: Vendimi është i drejtë! Ja si kushtëzohet Prokuroria

Celularët, Kushtetuesja kufizon SPAK/Avokati: Vendimi është i drejtë! Ja si kushtëzohet Prokuroria

January 14, 2026
Babai i Altin Ndocit i bën thirrje të birit: Dorëzohu, babi të do shumë, e di që…

Babai i Altin Ndocit i bën thirrje të birit: Dorëzohu, babi të do shumë, e di që…

January 14, 2026
A do i hiqet “non grata” Berishës? Ja si përgjigjet ish-këshilltari i presidentit Trump

A do i hiqet “non grata” Berishës? Ja si përgjigjet ish-këshilltari i presidentit Trump

January 14, 2026
Paniku moral rreth ndihmës sociale dhe emigrantëve shqiptarë në SHBA

Paniku moral rreth ndihmës sociale dhe emigrantëve shqiptarë në SHBA

January 14, 2026
Arratisja e Altin Ndocit/ Avokati: U mbajt qëllimisht në burg. “Plumbi i Artë” për ne si avokatë ka dështuar!

Arratisja e Altin Ndocit/ Avokati: U mbajt qëllimisht në burg. “Plumbi i Artë” për ne si avokatë ka dështuar!

January 14, 2026
Shpërthen ndaj Gaz Bardhit, Luan Baçi: Turpi i mbuloftë ata që u morën me kallëzimin e Kuvendit të partisë së prof. dr. Berishës

Shpërthen ndaj Gaz Bardhit, Luan Baçi: Turpi i mbuloftë ata që u morën me kallëzimin e Kuvendit të partisë së prof. dr. Berishës

January 14, 2026
Proces rifreskimi apo lëvizje e re në PD? Salianji mbledh më të votuarit e primareve dhe listave të hapura të 11 majit

8 Janari në PD, Salianji: Përgjegjës janë Basha dhe Berisha, moment i turpshëm

January 14, 2026
Vrau djalin 4-vjeçar të të dashurit të saj/Dënohet me burgim të përjetshëm njerka, babai tentoi të fshihte ngjarjen

Vrau djalin 4-vjeçar të të dashurit të saj/Dënohet me burgim të përjetshëm njerka, babai tentoi të fshihte ngjarjen

January 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In