Beogradi zyrtar ka paralajmëruar masa të ashpra ndëshkuese ndaj të gjithë atyre që nuk zbatojnë vendimet për të qëndruar në karantinë.
Nëse një person do të shkelë vetëizolimin si pasojë e koronavirusit dhe do të infektojë dikë tjetër i cili humb jetën, atëherë shkaktari do të dënohet deri në 12 vjet burg. Italia mori masë të ngjashme një ditë më parë.
Masat e tilla janë njoftuar sonte nga kryeministrja Ana Brnabiç, pasi Serbia ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme për shkak të koronavirusit.
Serbia deri më sot ka 89 raste të konfirmuara me koronavirus teksa qeveria shpalli gjendjen e jashtëzakonshme. Vendi ballkanik nuk ka ende viktima dhe vetëm një të rekuperuar.