• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, May 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Korfuz/ Kalimtari zbulon arratisjen e 25 të dënuarve të përjetshëm

by
17/08/2015 12:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Korfuz/Kalimtari zbulon arratisjen e 25 të dënuarve të përjetshëm

Autoritetet greke kanë shmangur një arratisje nga burgu i sigurisë së lartë në ishullin e Korfuzit. Siç rrëfejnë ata vetë, plani për largimin e të paktën 25 të dënuarve me burgim të përjetshëm nga burgu më famëkeq në Greqi, është zbuluar fare rastësisht.

Sipas policisë së Korfuzit, ka qenë një kalimtar i rastit që po kalonte në rrugën jashtë burgut, i cili u tha gardianëve se qeni i tij kishte zbuluar një vrimë të vogël në rrugicën pranë dhe se nga nëntoka dëgjohej zhurmë gërmimi. Pak çaste më vonë, qindra forca policore bllokuan zonën, ndërsa brenda godinës rojet zbuluan galerinë e nëndheshme prej 15 metrash, që të nxirrte në një pyll të vogël jashtë burgut. Nën krevatet e të gjitha qelive të zonës “Z” të burgut u gjetën sasi të mëdha dheu, që të burgosurit e kishin depozituar për të mos e parë rojet. Në këtë zonë të burgut mbahen disa nga të dënuarit më të rrezikshëm të sistemit penitenciar të Greqisë, kryesisht të dënuar me burgim të përjetshëm, ose mbi 25 vite burg për krime të rënda. Koka e këtij plani dyshohet se është një i dënuar grek nga Larisa, ndërsa në listën e atyre që dyshohet se do të arratiseshin ndodhen grekë, disa shqiptarë, një turk dhe një sirian. Edhe para 19 vitesh, 40 të dënuar shqiptarë ishin arratisur në të njëjtën mënyrë nga qelitë e tij, por që të gjithë u kapën brenda pak ditësh. Burgu i Korfuzit konsiderohet si institucioni më famëkeq në Greqi. Ai është ndërtuar në vitet 1800 dhe shumica e qelive të tij ndodhen nën nivelin e detit, me lagështirë të lartë, mungesë ajrimi dhe kushte që konsiderohen çnjerëzore. Ekspertë të organizmave ndërkombëtarë që e kanë vizituar atë, e krahasojnë me një ferr të vërtetë. Në këtë burg dërgohen kryesisht të dënuar për vepra të rënda penale. Midis tyre ndodhen edhe shumë shqiptarë.

Next Post

Morena është gati të tregojë edhe...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas tragjedisë në Durrës, Taulant Balla: ‘Të fortët’ e lagjeve s’kanë pse të kenë patentë! Duhen ndryshime urgjente në Kodin Penal

Pas tragjedisë në Durrës, Taulant Balla: ‘Të fortët’ e lagjeve s’kanë pse të kenë patentë! Duhen ndryshime urgjente në Kodin Penal

May 4, 2026
Akuzat e Berishës në Kuvend për skemën e fermerëve, Braçe: Fjalët që thuhen këtu duhet të kenë edhe logjikë

Akuzat e Berishës në Kuvend për skemën e fermerëve, Braçe: Fjalët që thuhen këtu duhet të kenë edhe logjikë

May 4, 2026
Berisha në Kuvend: Rama ka marrë në duar dosjen “Craxi”! Ja çfarë po përgatit kryeministri

Berisha në Kuvend: Rama ka marrë në duar dosjen “Craxi”! Ja çfarë po përgatit kryeministri

May 4, 2026
Emiratet e Bashkuara Arabe nën sulm, Irani godet terminalin e naftës në Fujairah

Emiratet e Bashkuara Arabe nën sulm, Irani godet terminalin e naftës në Fujairah

May 4, 2026
LIVE/ Tragjedia në Durrës, nis me një minutë heshtje për dy të miturit seanca plenare

LIVE/ Tragjedia në Durrës, nis me një minutë heshtje për dy të miturit seanca plenare

May 4, 2026
Sekuestrohet sasi rekord kokaine në brigjet e Saharasë Perëndimore, arrestohen 23 persona

Sekuestrohet sasi rekord kokaine në brigjet e Saharasë Perëndimore, arrestohen 23 persona

May 4, 2026
Parashikimi i motit për nesër, çfarë do të ndodhë me temperaturat

Parashikimi i motit për nesër, çfarë do të ndodhë me temperaturat

May 4, 2026
Gjykata e Lartë ndryshon pjesërisht praktikat e arrestit me burg, Ylli Manjani: Vendimi është pozitiv, por i paplotë në praktikë

Gjykata e Lartë ndryshon pjesërisht praktikat e arrestit me burg, Ylli Manjani: Vendimi është pozitiv, por i paplotë në praktikë

May 4, 2026
Kuvendi i Shqipërisë mblidhet në seancë plenare, çfarë pritet të ndodhë sot

Kuvendi i Shqipërisë mblidhet në seancë plenare, çfarë pritet të ndodhë sot

May 4, 2026
Tre arsye për brengë(nga zgjedhjet e parakohshme)

Tre arsye për brengë(nga zgjedhjet e parakohshme)

May 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In