• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Koreja e Veriut vijon të kërcënojë SHBA-të, teston një tjetër raketë

by Java News
21/05/2017 13:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Koreja e Veriut ka zhvilluar testin e radhës raketor. Zyra e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Koresë së Jugut njoftoi se raketa është lëshuar pasditen e së dielës me orën lokale.

Testimi vjen një javë pasi vendi i izoluar komunist lëshoi një tjetër raketë, që sipas tyre ishte e një lloji të ri që kishte aftësinë të mbante edhe koka të mëdha bërthamore.

Të hënën e kaluar, Këshilli i Sigurisë së Kombeve të Bashkuara kërkoi për të disatën herë që Peniani të mos kryente më testime të tilla. Në deklaratën e tij u theksua rëndësia që Koreja e Veriut “të shfaqte urgjentisht angazhim real ndaj denuklearizimit, përmes veprimeve konkrete”.

Raketa e testuar sot ka fluturuar për rreth 500 km, ka thënë shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Koresë së Jugut, i cituar nga agjencia e lajmeve “Yonhap”. Ndërsa raketa e testuar javën e kaluar fluturoi për rreth 700 km.

Koreja e Veriut është duke ecur paralelisht me zhvillimin e armëve bërthamore, duke zhvilluar 5 teste nukleare, si dhe atë të kapaciteteve raketore për t’i dërguar këto armë në objektivat e tyre. Që të dyja këto zhvillime janë në shkelje dhe sfidë të hapur të sanksioneve të vendosura nga OKB-ja.

Sipas asaj që thotë Koreja e Jugut, testimi i fudnit është kryer nga Pukchang, në perëndim të vendit. Po aty, muajin e kaluar u tentua një tjetër test raketor, por raketa shpërtheu pak pas lëshimit.

Në orët e para të kësaj të diele, media shtetërore koreano-veriore kishte njoftuar se vendi do të vazhdojë të lëshojë “më shumë armë të afta për të goditur Shtetet e Bashkuara”.

Ndërkohë, sipas agjencisë “Yonhap”, presidenti i sapozgjedhur koreano-jugor, Moon Jae-in, i cili ka kërkuar angazhim më të thellë me Veriun komunist, ka thirrur një takim urgjent të Këshillit Kombëtar të Sigurisë, në kundërpërgjigje të zhvillimeve të fundit.

Por dhe SHBA nuk e ka lënë më kaq. Ushtria amerikane nxorri në det aeroplanmbajtësen e saj të dytë USS Ronald Reagan.Ajo  do t’i bashkohet grupit të udhëhequr nga aeroplanmbajtësja USS Carl Vinson, ku do të kryejnë ushtrime stërvitore sëbashku në gadishullin Korean./a.ç

Next Post
Durrës, vritet me thikë pronari i një picerie, arrestohen 3 autorët. Ngjarja për motive pronësie

Sherr në një lokal nate në Laç, përplasen me armë dhe sende të forta dy grupe rivale. Dyshohet edhe për të plagosur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Temperaturat deri në 36°C, Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron: Rrezik i lartë për zjarre në 5 qarqe

Temperaturat deri në 36°C, Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron: Rrezik i lartë për zjarre në 5 qarqe

September 3, 2026
Manovra të rrezikshme me gomone në Vlorë, drejtuesi në gjendje të dehur gjobitet me 50 mijë lekë

Manovra të rrezikshme me gomone në Vlorë, drejtuesi në gjendje të dehur gjobitet me 50 mijë lekë

September 3, 2026
Detajet nga atentati në Mirditë, Viktor Bardhi u qëllua me më shumë se 8 plumba, makina e autorëve u gjet në Rubik

Detajet nga atentati në Mirditë, Viktor Bardhi u qëllua me më shumë se 8 plumba, makina e autorëve u gjet në Rubik

September 3, 2026
Plani sekret amerikan, Hegseth zgjat vendosjen e trupave në Lindjen e Mesme

Plani sekret amerikan, Hegseth zgjat vendosjen e trupave në Lindjen e Mesme

September 3, 2026
Norvegjia sekuestron një anije ruse për të siguruar dëmshpërblimin prej 4.22 miliardë dollarësh

Norvegjia sekuestron një anije ruse për të siguruar dëmshpërblimin prej 4.22 miliardë dollarësh

September 3, 2026
EMRI/ Goditi me grushte policin gjatë detyrës, arrestohet i riu

EMRI/ Goditi me grushte policin gjatë detyrës, arrestohet i riu

September 3, 2026
Dorëheqja e Evis Salës, Klodiana Spahiu emërohet ministre e Shëndetësisë

Dorëheqja e Evis Salës, Klodiana Spahiu emërohet ministre e Shëndetësisë

September 3, 2026
27 ditë në mëshirë të Atlantikut: 5 viktima dhe 44 të mbijetuar në varkën e emigrantëve

27 ditë në mëshirë të Atlantikut: 5 viktima dhe 44 të mbijetuar në varkën e emigrantëve

September 3, 2026
“Kosova mbahet peng nga Kurti”, ​PDK dhe AAK në protestë para qeverisë

“Kosova mbahet peng nga Kurti”, ​PDK dhe AAK në protestë para qeverisë

September 3, 2026
Ndryshimi i ri i Partisë Socialiste

‘Do ju shoh në sy e ta votoni…’, Rama paralajmëron ‘të vetët’: Kush fut njerëz në punë, do ndiqet penalisht

September 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com