Koreja e Veriut i cilësoi sot sanksionet e fundit të njëanshme amerikane të shpallura të premten si një akt lufte, sipas një komunikatë të publikuar nga agjencia zyrtare e lajmeve koreanoveriore KCNA. Presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi të premten masa të reja që synojnë të izolojnë edhe më shumë Korenë e Veriut për shkak të programeve të saj bërthamore dhe balistike, duke i konsideruar ato si sanksionet më të ashpra të imponuara ndonjëherë kundër një vendi.
Këto masa shënjestrojnë më shumë se 50 kompani transporti detar dhe anije që, sipas ekzekutivit amerikan, ndihmojnë Phenianin të anashkalojë shumë shtrëngime ndaj të cilave është objekt.
“Sikurse e kemi përsëritur shumë herë, i konsiderojmë të gjitha shtringimet kundër nesh si një akt lufte”, deklaroi Ministria koreanoveriore e Punëve të Jashtme në një komunikatë të publikuar dje nga KCNA-ja, njofton ata.
Gjatë një konference për shtyp të përbashkët me kryeministrin australian, Malcolm Turnbull, Trump kishte bërë thirrje të premten për t’u bashkuar që “të pengohet kjo diktaturë brutale që kërcënon botën me shkatërrimin bërthamor”, duke iu referuar Koresë së Veriut.
Ai kishte theksuar se “nëse sanksionet nuk funkdionojnë, SHBA-ja do të kalojë në fazën II, që mund të jetë e ashpër”. (BalkanWeb)











