• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Koreja e Veriut teston “raketën monstruoze”, Kim: Do të kemi forcën bërthamore më të fuqishme në botë

by A R
27/11/2022 11:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Koreja e Veriut synon të ketë forcën strategjike më të fuqishme bërthamore në botë. Kështu ka deklaruar udhëheqësi i saj Kim Jong-un në një ceremoni që festonte nisjen e një rakete të re ndërkontinetale, gjatë së cilës vajza e tij u shfaq për herë të dytë në publik.

Kim ka dhënë një seri masive promovimesh për ushtrinë dhe shkencëtarët e përfshirë në zhvillimin e Hëasong-17 të ri, e quajtur nga analistët ushtarakë ‘raketa monstruoze’, e aftë për të arritur në Shtetet e Bashkuara.

Kjo raketë balistike ndërkontinentale (ICBM) u testua më 18 nëntor, duke rënë në ujërat jashtë Japonisë.

“Hëasong-17 është arma strategjike më e fortë në botë dhe përbën një hap të mrekullueshëm përpara në zhvillimin e teknologjisë për montimin e kokave bërthamore në raketa balistike”, tha lideri me entuziazëm, cituar nga agjencia e lajmeve zyrtari koreano-verior KCNA.

Shkencëtarët, ushtarët dhe drejtuesit e këtij programi kanë kontribuar në “qëllimin e ndërtimit të armës më të fortë në botë”.

Lideri korean theksoi se qëllimi i zhvillimit të një force bërthamore është “të mbrohet me besueshmëri dinjiteti dhe sovraniteti i shtetit dhe popullit”.

Është “kauza revolucionare më e madhe dhe më e rëndësishme dhe qëllimi i saj përfundimtar është të zotërojë forcën strategjike më të fortë në botë, forcën e pashoqe që nuk ka të krahasuar në shekull”, deklaroi Kim.

Gazeta zyrtare Rodong Simun publikoi sot disa foto ku shihet lideri i Koresë së Veriut duke pozuar në shoqërinë e qindra civilëve dhe ushtarëve gjatë ceremonisë, i shoqëruar nga vajza e tij. Ekzistenca e kësaj të fundit u zbulua për herë të parë javën e kaluar, kur mediat vendase publikuan fotot e saj bashkë me të atin, dtë kapur dorë për dore në lëshimin e Hëasong-17.

/a.r

Next Post
Mbledhja e përbashkët Shqipëri-Kosovë sjell Bashën në Kuvend: Moment emocionues në prag të 28 Nëntorit

Mbledhja e përbashkët Shqipëri-Kosovë sjell Bashën në Kuvend: Moment emocionues në prag të 28 Nëntorit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Petro Koçi: Ambicia e Braçes për Bashkinë e Tiranës, risi pozitive

Petro Koçi: Ambicia e Braçes për Bashkinë e Tiranës, risi pozitive

April 1, 2026
Asllani pas humbjes me Turqinë: Kosova do të kthehet më e fortë

Asllani pas humbjes me Turqinë: Kosova do të kthehet më e fortë

April 1, 2026
Dodik thërret takim urgjent, “Bota Serbe” mblidhet kundër Aleancës Shqiptaro-Kroate

Dodik thërret takim urgjent, “Bota Serbe” mblidhet kundër Aleancës Shqiptaro-Kroate

April 1, 2026
Rritja e çmimeve boshatis tregun në Korçë, tregtarët mbeten “pa punë” pas shtrenjtimit të produkteve

Rritja e çmimeve boshatis tregun në Korçë, tregtarët mbeten “pa punë” pas shtrenjtimit të produkteve

April 1, 2026
Qeveria planifikon paketë ndihme për sektorin e transportit, rikthehet skema e subvencionimit të naftës

Qeveria planifikon paketë ndihme për sektorin e transportit, rikthehet skema e subvencionimit të naftës

April 1, 2026
Zyrtarja franceze: NATO “nuk është krijuar” për operacione në Ngushticën e Hormuzit

Zyrtarja franceze: NATO “nuk është krijuar” për operacione në Ngushticën e Hormuzit

April 1, 2026
Historia e pazakontë e 31-vjeçares shqiptare: Dashurohet me të dënuarin me vdekje dhe braktis vajzën!

Historia e pazakontë e 31-vjeçares shqiptare: Dashurohet me të dënuarin me vdekje dhe braktis vajzën!

April 1, 2026
Përpasjet në selinë e PD, Muç Nano: Në vend t’i thonë Berishës të kemi dhj*rë në parti, kërkojnë sqarime kot

Përpasjet në selinë e PD, Muç Nano: Në vend t’i thonë Berishës të kemi dhj*rë në parti, kërkojnë sqarime kot

April 1, 2026
Bazë hetimore/ Përfituesit e amnistisë në burgje, policia kërkon ADN e atyre që do të lënë qelinë

Lirohet nga detyra Klevis Qose, Adriatik Kupi emërohet drejtor i Burgjeve

April 1, 2026
IEA paralajmëron krizë energjetike: Ndërprerjet e naftës do të godasin Evropën në prill

IEA paralajmëron krizë energjetike: Ndërprerjet e naftës do të godasin Evropën në prill

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In