• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Koreja e Veriut përdori ambasadën në Berlin për blerjen e teknologjisë bërthamore

by Java News
05/02/2018 07:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Koreja e Veriut ka blerë teknologji për programin e saj bërthamor dhe atë të armëve, përmes Ambasadës në Berlin.Lajmi vjen nga kreu i shërbimeve sekrete gjermane, Hans-Georg Maassen, i cili tha se shumë prej këtyre aktiviteteve ishin ndalur, por jo të gjitha ishin diktuar.

Shefi i spiunëve gjermanë, në një intervistë për televizionin “NDR” nuk tregoi se çfarë lloj teknologjie ishte blerë nga koreano-veriorët, por tha se ajo mund të përdorej për qëllime civile dhe ushtarake.

Koreja e Veriut vazhdon që të zhvillojë raketat dhe armët bërthamore, duke sfiduar sanksionet ndërkombëtare. Në një raport të OKB-së, të publikuar të premten, shkruhej se Koreja e Veriut fitoi të paktën 200 milionë dollarë në vitin 2017, duke eksportuar mallra të ndaluara, e në këtë tregti impikohen vende si Kina, Rusia dhe Malajzia.

“Kemi vënë re se shumë aktivitete blerjesh janë bërë nga Ambasada. Mendojmë se shumë prej tyre i përkasin programit të raketave, por një pjesë i shkojnë programit bërthamor. Kur shohim gjëra të tilla, ne i ndalojmë, por s’mund të garantojmë që i kemi diktuar dhe ndaluar të gjitha”, deklaroi shefi i shërbimeve sekrete gjermane, Maassen, në intervistën që pritet të publikohet e plotë të hënën, përcjell TCh.

Sipas një hetimi të veçantë të televizonit publik gjerman “ARD”, shërbimet sekrete vendase diktuan tentativat e para të Koresë për të blerë teknologji dhe pajisje përmes Ambasadës në Berlin në vitin 2016. Ndërkohë, një panel ekspertësh i OKB-së gjeti prova se Koreja e Veriut ka ndihmuar Sirinë për të zhvilluar armë kimike, ndërsa i ka shitur raketa balistike Mianmarit. (b.an)

Next Post
Të zgjuar apo seksi? Zbuloni aftësitë tuaja më të mira sipas shenjës së horoskopit

Të zgjuar apo seksi? Zbuloni aftësitë tuaja më të mira sipas shenjës së horoskopit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ullishtja kombëtare e pronësisë shqiptare

Ullishtja kombëtare e pronësisë shqiptare

September 11, 2026
Hita takim me strukturat e policisë në Korçë! Porosi goditja e grupeve kriminale

Hita takim me strukturat e policisë në Korçë! Porosi goditja e grupeve kriminale

September 11, 2026
25-vjetori i sulmeve të 11 shtatorit, kreu i inteligjencës britanike paralajmëron rrezikun e një kërcënimi të madh terrorist ndaj botës

25-vjetori i sulmeve të 11 shtatorit, kreu i inteligjencës britanike paralajmëron rrezikun e një kërcënimi të madh terrorist ndaj botës

September 11, 2026
Formalitetet po devijojnë mësuesin nga mësimdhënia, ja çfarë nevojitet

PISA, hakmarrja europiane për mësueso-fobët shqiptarë

September 11, 2026
U gjet i vdekur në makinën e tij, misteri rrethon vdekjen e kongresmenit meksikan -

U gjet i vdekur në makinën e tij, misteri rrethon vdekjen e kongresmenit meksikan –

September 11, 2026
Nafta bruto arrin rekordin e 4 muajve të fundit

Nafta bruto arrin rekordin e 4 muajve të fundit

September 11, 2026
“Veliaj në burg është paradoks juridik”, ish-prokurori: Ngërçi duhej zgjidhur ligjërisht

Avokati i Veliajt: SPAK refuzoi pa një shkak të ligjshëm takimin e mbrojtjes britanike me Veliajn!

September 11, 2026
“Liria nuk funksionon me kthim shpërblimesh”, Rama reagon për deklaratën e Zelenskyt: Miku im foli gabim në Beograd

“Administrativja hapi dyert e thesarit për të rritur rrogat e veta!”, Rama: Sikur të kishte të njëjtin standard për qytetarët

September 11, 2026
Moti ben kthesë drastike në fundjavë! Shi,shtërngata, ulje temperaturash dhe breshër në zonat malore

Moti ben kthesë drastike në fundjavë! Shi,shtërngata, ulje temperaturash dhe breshër në zonat malore

September 11, 2026
Vuçiç paralajmëron zgjedhjet e parakohshme: Do t’i shpall shumë shpejt, do të jenë të vështira

Pas shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme, Vuçiç njofton dhe dorëheqjen nga posti

September 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com