• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Koreja e Veriut lëshon raketën balistike, reagon SHBA: Po ndizni tensionet

by A R
13/04/2023 09:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Koreja e Veriut ka lëshuar sot një raketë balistike drejt detit mes Gadishullit Korean dhe Japonisë, duke bërë që Japonia të urdhërojë banorët në një ishull që të futen në vendstrehime për t’u mbrojtur.

Shtabi i përgjithshëm i Koresë së Jugut tha se raketa e Koresë së Veriut lëvizi drejt ujërave midis Gadishullit Korean dhe Japonisë, por nuk dha detaje të mëtejshme, sesa larg shkoi dhe se çfarë lloji rakete lëshoi Koreja e Veriut. Japonia tha se raketa ra në det, por nuk dha detaje të menjëhershme.

Nisja më e fundit në serinë e provave me raketa të Koresës së Veriut këtë vit, erdhi disa ditë pasi udhëheqësi i saj Kim Jong Un u zotua të rrisë arsenalin e tij bërthamor në mënyra më “praktike dhe ofensive”.

Ministri japonez i Mbrojtjes, Yasukazu Hamada, u tha gazetarëve se predha, “ndoshta një raketë balistike e klasit ICBM (raketë balistike ndërkontinentale)” nuk duket të ketë rënë brenda Zonës Ekskluzive Ekonomike të Japonisë.

Sipas ushtrisë së Koresë së Jugut, mund të ketë qenë një raketë me lëndë djegëse të ngurtë, një teknologji që ka qenë prej kohësh një objektiv i programeve ushtarake të Kim Jong Un.

“Duket se Koreja e Veriut ka lëshuar një lloj të ri rakete balistike, ndoshta lëndë djegëse të ngurtë”, tha Shtabi i Përgjithshëm në Seul.

Shtetet e Bashkuara “dënuan fuqishëm” Korenë e Veriut për atë që Shtëpia e Bardhë e përshkroi si testimin e një “rakete balistike me rreze të gjatë”, duke akuzuar Phenianin për ndezjen e tensioneve rajonale.

“Presidenti (Joe Biden) dhe ekipi i tij i sigurisë kombëtare po vlerësojnë situatën në koordinim të ngushtë me aleatët tanë,” tha zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare Adrienne Ëatson. Nisja ishte “një shkelje e hapur e rezolutave të shumta të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe kërcënon të destabilizojë situatën e sigurisë në rajon.”

/a.r

Next Post
“E njëjta frymë si Berisha dhe Meta”, Veliaj komenton Këlliçin: Nuk është kundërshtar i fortë!

"E njëjta frymë si Berisha dhe Meta", Veliaj komenton Këlliçin: Nuk është kundërshtar i fortë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In