Një grua nga Korça rezulton e zhdukur prej tre ditësh. Sipas të dhënave bëhet fjalë për 60-vjeçaren Xhemile Beqollari nga fshati Klocë. 60-vjeçarja është larguar prej tre ditësh nga shtëpia dhe nuk ka asnjë gjurmë të saj. Familjarët kanë lajmëruar policinë e cila ka nisur kërkimet. Ata kanë bërë edhe kërkime vetë tek të afërmit e familjes por nuk kanë gjetur asgjë. ma.me