• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

KORCE/ Vranë klientin në lokalin tallava, pranga bashkëpunëtorit të pronarit të lokalit

by Java News
25/02/2017 17:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia në bashkëpunim me Prokurorinë zbardhin fakte të reja në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 29.08.2016, në një lokal në afërsi të fshatit Dishnicë, ku pas një konflikti me sende të forta, gjeti vdekjen një 23 vjeçar nga Korça. Ndalohet bashkëpunëtori i dytë i kësaj ngjarje, për veprën penale : “Plagosja e rëndë me dashje, me pasojë vdekje”.

Specialistët e Seksionit për Krimet e Rënda, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim : Llazar Dine, 35 vjeç, banues në fshatin Dërsnik-Korçë.Në vijim të hetimeve dhe dokumentimit me prova ligjore të kësaj ngjarje, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendim penal nr 57 të datës 22.02.2017, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë: “Arrest në burg”, për veprën penale: “Plagosja e rëndë me dashje, me pasojë vdekje” parashikuar nga neni 88/2 i Kodit Penal.
Sqarojmë se shtetasi i mësipërm, rezulton bashkëautor me pronarin e lokalit shtetasin Olsi Zyber, i cili u arrestua nga Policia menjëherë pasi ka ndodhur ngjarja.Të dy këta shtetas, janë konfliktuar për motive të dobëta me 23 vjeçarin M.O, i cili si pasojë e plagëve të marra, ka gjetur vdekjen në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Femra e alkool/ Pronari i lokalit tallava masakron klientin me shkop
Një i ri mbeti i plagosur rëndë dhe është në rrezik për jetën, pasi pronari i një lokali tallava në fshatin Dishnicë të Korçës e masakroi atë më shkop bejsbolli.Sipas Policisë, ai ka marrë plagë të rënda në pjesën e kokës si pasojë e rrahjes barbare. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të djeshëm kur 23-vjeçari me inicialet M.T., është konfliktuar me 41-vjeçarin Olsi Zyberi dhe për pasojë ky i fundit e ka goditur me sende të forta në kokë duke i shkaktuar dëmtime serioze.Shkak i konfliktit është bërë një grindje banale ku personat edhe nën efektin e pijeve alkoolike janë konfliktuar me njëri-tjetrin duke përdorur edhe sendet e forta, çka ka shkaktuar edhe plagosjen rëndë të njërit prej tyre.I riu i plagosur është dërguar menjëherë në spitalin e Korçës për të marrë ndihmën mjekësore. Por bluzat e bardha, për shkak të gjendjes së rënduar të tij vendosën ta dërgonin me urgjencë drejt Spitalit të Traumës, në Tiranë. Ata kanë kërkuar helikopter, pasi transportimi me autoambulancë mund t’i rrezikonte jetën. Grupi hetimor i ngritur për ngjarjen ka shoqëruar autorin, ndërsa është duke hetuar për të zbardhur rrethanat e plagosjes.
Aktualisht janë duke u marrë në pyetje edhe të tjerë persona që ndodheshin në lokal, pasi dyshohet se edhe ata mund të jenë të përfshirë në sherr. Motivet e ngjarjes mendohet të jenë për shkak të konsumit të alkoolit, por nuk përjashtohet edhe dyshimi që shkak të ketë qenë ndonjë femër.Ky nuk është rasti i parë që në të njëjtin lokal tallavaje në Dishnicë të ndodhin sherre e përplasje për motive banale ndërmjet klientëve të ndryshëm.
“Specialistët e Seksionit të Krimeve kundër personit, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit Olsi Zyberi, 41 vjeç, banues në Korçë.Arrestimi i tij u bë pasi, sot në lokalin e tij, në afërsi të fshatit Dishnicë, ky shtetas pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, me shtetasin M.O, 23 vjeç, banues në Korçë, e ka goditur këtë të fundit, në kokë me sende të forta.Shtetasi M.O, pas ndihmës mjekësore të marrë në Spitalin e Korçës, u dërgua në Spitalin e Traumës, në Tiranë, për ndihmë të specializuar mjekësore”, thuhej në njoftimin e Policisë së Korçës.
ma.me
Next Post
Haradinaj i jep prokurë Koçit të padisë Listën Serbe për shpifje

Haradinaj i jep prokurë Koçit të padisë Listën Serbe për shpifje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, një hotel rrezikohet nga flakët!

Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, një hotel rrezikohet nga flakët!

August 23, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Për gjithë të alarmuarit nga borderot e protestës

August 23, 2026
Arrestohet në Angli biznesmeni shqiptar, akuzohet për 2 milionë euro evazion fiskal

Arrestohet në Angli biznesmeni shqiptar, akuzohet për 2 milionë euro evazion fiskal

August 23, 2026
Të shtëna me armë në Kuçovë, qëllohet automjeti i 24-vjeçarit, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

Të shtëna me armë në Kuçovë, qëllohet automjeti i 24-vjeçarit, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

August 23, 2026
Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

August 23, 2026
Përplasi për vdekje 41-vjeçarin që lëvizte me biçikletë dhe u largua, arrestohet pas 48 orësh shoferi në Durrës

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin që lëvizte me biçikletë dhe u largua, arrestohet pas 48 orësh shoferi në Durrës

August 23, 2026
Martin Leka zbërthen lëvizjet e PS-së, nga ndryshimet në qeveri te zgjedhjet lokale 2027!

Martin Leka zbërthen lëvizjet e PS-së, nga ndryshimet në qeveri te zgjedhjet lokale 2027!

August 23, 2026
Fjalët dhe numrat e protestave bulevardore

Fjalët dhe numrat e protestave bulevardore

August 23, 2026
Çupi: Rama ka kapur thelbin e problemit me administratën, ndryshime të shumta në bashki e ministri pas “Besës”!

Çupi: Rama ka kapur thelbin e problemit me administratën, ndryshime të shumta në bashki e ministri pas “Besës”!

August 23, 2026
Siria kërkon rikthimin e negociatave me Izraelin, Damasku kërkon tërheqjen nga territoret siriane

Siria kërkon rikthimin e negociatave me Izraelin, Damasku kërkon tërheqjen nga territoret siriane

August 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com