• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

KORÇE/ Rrëfimi tronditës: Si më përdhunoi e më la shtatzënë djali i tezes

by Java News
14/03/2017 10:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vajza me iniciale K.S. dhe djali i tezes së saj, shtetasi me iniciale L.L., të dy adoleshentë nga fshati Gjonomadh i Korçës kanë pasur një raport intim sekret me njëri-tjetrin, i cili është finalizuar me lindjen e një fëmije (vajzë) në vitin 2016. Ky është përfundimi i hetimeve të zhvilluara nga Prokuroria e Korçës, të nisura pas kallëzimit që shtetasja K.S. dhe familjarët e saj dorëzuan në polici kundër shtetasit L.L., për “marrëdhënie seksuale me dhunë”.

Në korrik 2016, shtetasja K.S. e datëlindjes 1999 u paraqit në Komisariatin e Policisë së Korçës, ku kallëzoi djalin e tezes së saj, L.L. për marrëdhënie seksuale me dhunë, si pasojë e të cilës ajo kishte mbetur shtatzënë.

Në kohën e kallëzimit, vajza ishte në muajin e tetë të shtatzënisë dhe deri në atë kohë, ajo nuk ua kishte treguar prindërve të saj këtë fakt. Pas referimit të rastit nga ana e policisë, Prokuroria e Korçës nisi hetimet për të faktuar pretendimet e vajzës. Por, pas të gjitha veprimeve hetimore, prokuroria vendosi pushimin e hetimit në janar 2017, pasi rezultoi se dy të rinjtë kishin pasur një marrëdhënie dashurore disamujore, nga e cila lindi edhe fëmija.

Hetimi

Para prokurorit, dy të rinjtë kanë pranuar faktin se në dhjetor 2015 kanë kryer marrëdhënie seksuale. Por, ata kanë prezantuar versione të ndryshme për këtë moment. Vajza K.S. ka deklaruar se ajo është përdhunuar nga kushëriri në shtëpinë e saj, në kohën kur prindërit ishin në gjumë. Ajo tha se nuk ka bërë zhurmë, pasi ishte e hutuar.

Gjithashtu, ajo ka dhënë edhe shpjegim se përse e kallëzoi ngjarjen 8 muaj me vonesë. Sipas K.S., ajo kishte frikë që të denonconte përdhunimin, pasi kushëriri i saj e kishte kërcënuar. Vajza ka deklaruar se, pas kryerjes së marrëdhënieve seksuale, ajo nuk kishte komunikuar asnjëherë në telefon me kushëririn L.L. Version tërësisht tjetër ka deklaruar shtetasi L.L.

Ai ka deklaruar se është joshur nga kushërira e tij për të kryer marrëdhënie seksuale dhe se ata kanë pasur raport intim vetëm njëherë e më tej nuk kanë komunikuar me njëri-tjetrin. Në funksion të hetimit, Prokuroria e Korçës ka marrë tabulatet telefonike.

Nga këqyrja e tyre ka rezultuar se ndërmjet dy të rinjve ka pasur komunikime të shpeshta telefonike dhe me mesazhe, si para ashtu edhe pas ditës ku të dy deklarojnë se kanë pasur raport fizik. Komunikimet janë thuajse të përditshme dhe në çdo orë të ditës dhe natës. Para këtij fakti, vajza ka pranuar se ka komunikuar me L.L., ku i kërkonte që t’u tregonte familjarëve të saj përsa i kishte ndodhur. Ndërsa djali vijonte të pretendonte se këto komunikime kanë qenë në kuadër të marrëdhënies dashurore.

Të njohurit

Për të krijuar një ide sa më të plotë mbi ngjarjen, Prokuroria e Korçës ka pyetur disa persona, të cilët mendohet se kanë dijeni mbi raportin ndërmjet kushërinjve K.S. dhe L.L. Në bazë të këtyre deklarimeve është zbuluar e vërteta e “përdhunimit”, e cila në fakt rezultoi një idil i fshehur adoleshentësh. K.S dhe L.L. kanë pasur një marrëdhënie thuajse të konsoliduar dashurie, e cila ka zgjatur rreth një vit.

Gjatë kësaj kohe, vajza K.S. ka provuar që të krijojë lidhje me meshkuj të tjerë, me të cilët ka krijuar raporte intime disamujore. Nga ana tjetër, K.S. ka njohur kushëririn e saj, L.L. me shoqen e saj të ngushtë, me të cilën më pas u martua. Por, pavarësisht këtyre lidhjeve paralele, dy kushërinjtë vijonin të frekuentonin njëri-tjetrin. Historia ndërmjet tyre ka vijuar normalisht deri në momentin kur bashkëshortja e L.L. mbeti shtatzënë dhe ky i fundit vendosi të ndërpriste marrëdhënien me kushërirën e tij. Kjo e fundit, e cila kishte mbetur shtatzënë pak kohë para bashkëshortes së L.L., u gjend para faktit se duhej të justifikonte gjendjen e saj shëndetësore.

Ajo u deklaroi prindërve të saj se ishte shtatzënë dhe se fëmija ishte fryt i përdhunimit që i kishte bërë djali i tezës, L.L. Sapo mësuan këtë version të vajzës, prindërit e saj trokitën në derën e familjes së L.L., duke i kërcënuar se do të hakmerreshin për dhunimin seksual ndaj vajzës së tyre. L.L. është munduar të sqarojë pozicionin e tij, por ka hasur në rezistencën e prindërve të vajzës.

Për këtë arsye, ai është paraqitur në Komisariatin e Policisë, ku ka kallëzuar kërcënimin ndaj tij dhe prindërve të tij. Në të njëjtën kohë, familjarët e vajzës kanë bërë kallëzim për “marrëdhënie seksuale me dhunë”. Pas rreth 10 muajsh hetim, Prokuroria e Korçës zhvilloi hetime mbi këtë ngjarje, e cila në bazë të versionit fillestar dukej shumë e rëndë. Por, në fund rezultoi se ishte vetëm një histori pasioni e dy adoleshentëve në fshatin e thellë Gjonomadh të Korçës.

MA.ME

Next Post
Pafajësia për “Hakmarrjen për Drejtësi”, Prokuroria rekurs në Gjykatën e Lartë

Pafajësia për "Hakmarrjen për Drejtësi", Prokuroria rekurs në Gjykatën e Lartë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dita Ndërkombëtare e Gruas, Begaj: Gëzuar 8 Marsin! Ju mbani gjallë shpirtin e familjes dhe të kombit

Presidenti Begaj i uron shqiptarëve Ditën e Verës: Sjelltë kjo festë e bukur e traditës gëzim dhe begati

March 14, 2026
SHBA godet Ishullin Kharg të Iranit, Trump: Kemi eliminuar çdo objektiv ushtarak

SHBA godet Ishullin Kharg të Iranit, Trump: Kemi eliminuar çdo objektiv ushtarak

March 14, 2026
Moti parashikohet i kthjellët dhe me alternime vranësirash në mesditë dhe pasdite

Parashikimi i motit për këtë të shtunë, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

March 14, 2026
Nga koncertet me muzikë tek lojërat sportive, lista me 100 aktivitete në Tiranë për Ditën e Verës

Sot Dita e Verës, rrugët ku do të ketë kufizim të qarkullimit në Tiranë

March 14, 2026
GALERI / Tirana për “Ditën e Verës”, aktivitetet festive “pushtuan” rrugët

Sot festohet Dita e Verës, historia dhe traditat e kësaj feste

March 14, 2026
Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Boza-Ambrozia dhe media si lavatriçe pushteti dhe parash

March 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Ideja e kujt ishte editoriali Rama-Vuçiç? Andoni: Pasojat do të duken më vonë…

March 13, 2026
Agrobiznesi përjashtohet nga TVSH për importin e makinerive, aplikimi bëhet në e-Albania, përgjigjja brenda 15 ditësh

“Duhen më shumë subvencione për bujqësinë”, ekspertja: Rritja e naftës mund të ndikojë në inflacion

March 13, 2026
Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

March 13, 2026
Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In