Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një shtetasi ka ndodhur në qytetin e Korçës.
Një i moshuar me biçikletë, i identifikuar si Thanas Qerimi, 78 vjeç, u përplas nga një mjet teksa ishte duke kaluar në rrugë.
Mësohet se pas aksidentit drejtuesi i mjetit u largua nga vendngjarja. Sipas policisë, ai është identifikuar më pas si Renato Shahinasi, 36 vjeç i cili u shpall në kërkim./a.m.