Korçë/ Makina përplas për vdekje 50-vjeçarin te Ura e Progrit në Devoll

Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Korçë. Mësohet se një automjet ka përplasur për vdekje një këmbësor tek ura e Progrit ne Devoll.

Gazetarja Lorena Kodra bën me dije se viktima rreth 50-vjeç, ishte një endacak ndërsa aksidenti u shkaktua nga një automjet me targa greke.

Devoll/Informacion paraprak

Më datë 23.04.2022, rreth orës 20:25, në aksin nacional Korçë-Devoll, në afërsi të vendit të quajtur “Ura e Progrit”, shtetasi A. K., duke drejtuar mjetin tip “Opel”, ka aksidentuar këmbësorin A. H., rreth 50 vjeç, banues në fshatin Vranisht, Devoll, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.