Një aksident rrugor me pasojë plagosjen e dy personave është verifikuar mëngjesin e kësaj të marte në hyrje të Korçës.
Mësohet se një automjet ka përplasur një motorçikletë në të cilën udhëtonin dy persona. Këta të fundit, burrë e grua, kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spitalin rajonal në gjendje të rëndë.
Ndërkohë, policia ka nisur mbikëqyrjen e vendit të ngjarjes për të zbardhur dinamikën e aksidentit.