• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

KORÇË/ Kultivuan 11.500 rrënjë kanabis, Prokuroria kërkon 37 vite burg për 5 autorët, emrat

by Java News
22/02/2017 10:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Prokuroria e Korçës ka kërkuar dënimin me 37 vjet burg për 5 persona, të akuzuar për organizim dhe bashkëpunim në kultivimin e disa parcelave me lëndë narkotike kanabis sativa në zonën e Ersekës. Në total, numri i bimëve që iu zbuluan këtij grupi në Korrik 2016, arrinte në rreth 11.500 rrënjë.

Në bazë të hetimeve të kryera nga Prokuroria e Korçës, rezultoi se drejtuesi dhe organizatori kryesor është Altin Dauti, i cili nuk është bërë e mundur të arrestohet.I pandehuri Dauti është lidhje familjare me ish-drejtorin e Ujësjellësit të Ersekës, Orest Malushi, i arrestuar më parë për dy vepra të tjera penale.

Pas arrestimit të Malushit për “Kanosje” dhe “Armëmbajtje pa leje”, Altin Dauti shkonte shpesh në fshatin Gostivisht, për të kontrolluar stallat me lopë që ishin në pronësi të Malushit. Në maj 2016, Altin Dauti ka konkluduar se ajo zonë ishte e përshtatshme për të mbjellë lëndë narkotike.

Për këtë arsye, ai ka angazhuar edhe disa lidhje shoqërore të tijat, nga qytete të ndryshme, për të ndërmarrë veprimtarinë kriminale. Bashkëpunëtorët e Altin Dautit kishin për detyrë të administronin të gjithë proceset e kultivimit dhe pastrimit të lëndës narkotike, si edhe të siguronin punëtorët që do të kryenin punët në parcela.

Në Korrik 2016, kur Prokuroria e Korçës mori informacion për kultivimin e kanabisit në këtë zonë, bimët kishin arritur në lartësinë rreth 1 metër. Forcat policore të mbërritura nga Tirana me kërkesë të Prokurorisë së Korçës, konstatuan se parcelat ishin në zonë të dukshme, por që deri në atë kohë nuk kishte asnjë referim apo kallëzim për situatën.

Pas konstatimit në vend të parcelave, si edhe hetimeve të realizuara nga Prokuroria e Korçës deri në atë moment, u arrestuan në flagrancë disa prej personave që kultivonin këto rrënjë, të gjithë persona të ardhur nga zona të tjera të shqipërisë qëllimshëm për ushtrimin e këtij aktiviteti kriminal. Personat e arrestuar në datë 16 korrik 2016 ishin Edmond Gjata, Asllan Zyba, Ardian Dauti, Adriatik Begaj. Ndërsa nuk është bërë e mundur kapja në flagrancë e shtetasit Hasan Hyka, i cili është arrestuar më vonë. Këta persona ishin të gjithë organizatorë dhe bashkëpunëtorë të drejtuesit të grupit, Altin Dauti, i cili vijon të jetë në kërkim.

Gjithashtu, gjatë arrestimit të organizatorëve, janë gjetur në parcela edhe rreth 20 persona të tjerë, punëtorë, të cilët nuk kishin dijeni se bima e mbjellë ishte lëndë narkotike. Kjo, pasi organizatorët, e kishin organizuar mbjelljen e parcelave në një formë të tillë që, një rresht ishte me kanabis, ndërsa një rresht me misër.

Në përfundim të gjykimit për këta persona, Prokuroria e Korçës kërkoi dënimin, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, e kryer në bashkëpunim, si vijon:

1. Edmond Gjata të dënohet me 8 vjet burgim

2. Asllan Zyba të dënohet me 8 vjet burgim

3. Ardian Dauti të dënohet me 7 vjet burgim

4. Adriatik Begaj të dënohet me 6 vjet burgim

5. Hasan Hyka të dënohet me 8 vjet burgim

Procesi ndaj këtyre persona është zhvilluar me gjykim të shkurtuar dhe ata përfitojnë uljen me 1/3 e dënimit nëse shpallen fajtorë.

Ndërkohë, vijon me procedurë normale procesi gjyqësor ndaj organizatorit kryesor, Altin Dauti, arrestimi i të cilit nuk është bërë i mundur.

ma.me
Next Post
Babai seks para djalit të mitur, njerka: Ja e vërteta dhe mashtrimet e nënës së fëmijës

Konflikti për ndarjen e lekëve si të përndjekur politik, qëllon me armë dy vëllezërit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

March 29, 2026
Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

March 29, 2026
VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

March 29, 2026
U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

March 29, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

March 29, 2026
Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

March 29, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Rikthimi në politikë, a i humb benefitet Vjosa Osmani pas mandatit si presidente?

March 29, 2026
Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

March 29, 2026
Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

March 29, 2026

Është duke luftuar garën, jo kandidatët në garë

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In