I gjendet kanabis në pronën e tij, arrestohet nga Policia e Korçës 57-vjçari.
Policia sqaron se shtetasi Niko Liço, 57 vjeç, banues në Korçë, u arrestua në flagrancë.
Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit të ushtruar në një ambientin në pronësi të tij në fshatin Drithas, Maliq, iu gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale një sasi prej 211 gram bimë e dyshuar si narkotike kanabis sativa.
Materialet i kaluan Prokurorisë Korçë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.












