Policia e Korçës ka bërë të mundur përmes operacionit të koduar Dorëzimi, sekuestrimin e një sasie prej rreth 30 mijë e 700 kartmonedhave të valutës së huaj euro, si dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit Gentian Oshafi.
Prerjet e këtyre kartmonedhave falso ishin njëqindëshe e dyqindëshe dhe u gjendën në automjetin e tipit Fiat, të autorit të arrestuar, 28 vjeçarit Oshafi, i cili banonte në fshatin Blacë të Pogradecit.
Policia dyshon se këtë shumë parash, dyshohet se i arrestuari do ta përdorte si parapagesë për blerjen e një sasie lënde narkotike.