• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

KORCE/ Fëmijët e refuzojnë për Krishtlindje, babai var veten në papafingo

by Java News
26/12/2017 09:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vetëvritet në ditën e Krishtlindjes 56- vjeçari, pasi fëmijët, që jetonin me ish-bashkëshorten e tij, refuzuan të kalonin festën me të. Sipas Policisë, 56-vjeçari Andrea Diamanti është gjetur i vetëvarur në papafingon e banesës së tij nga i vëllai, ndërkohë që jetonte i vetëm pas divorcit nga bashkëshortja. Prej 4 vitesh, çifti i kishte dhënë fund martesës, ndërkohë që jetonin në shtetin grek. Dy vite më parë, 56- vjeçari kishte vendosur të kthehej në Shqipëri.

Sipas të dhënave, Andrea Diamanti, për 25 vite kishte punuar si emigrant në shtetin fqinj së bashku me bashkëshorten dhe dy djemtë, por 4 vite më para ai ishte divorcuar dhe pjesa tjetër e familjes kishte vendosur të vazhdonte jetën në shtetin grek, ndërsa Diamanti kishte vendosur për t’u kthyer në Shqipëri ku edhe jetonte i vetëm.

Ai ishte rikthyer në banesën e tij, e cila ndodhej në afërsi të urës së Mborjes në periferi të qytetit të Korçës, pikërisht atje ku edhe është vetëflijuar. Mbrëmjen e së hënës, 56- vjeçari është vetëflijuar, ndërkohë që ka qenë vetë vëllai i tij, ai i cili e ka gjetur trupin e pajetë.

Sipas vetë të afërmve të viktimës, ai ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike që pas divorcit me bashkëshorten dhe gjendja e tij është rënduar edhe më tepër përgjatë javës së fundit pasi fëmijët e tij kishin refuzuar të vinin në Shqipëri që të kalonin së bashku Krishtlindjen.

Një javë më parë, ai u kishte kërkuar të dy djemve të tij që të vinin dhe të festonin së bashku, por ata i janë përgjigjur negativisht ftesës së të atit për shkak të angazhimeve të punës në shtetin helen.

Kjo ka ndikuar keq duke e rënduar akoma më shumë gjendjen psikologjike të Andrea Diamantit, i cili përgjatë ditëve të fundit e kishte shprehur hapur te të afërmit se nuk donte të jetonte më dhe se donte t’i jepte fund jetës.

“Jam i mërzitur, nuk dua të jetoj më kështu”, mësohet se ishte shprehur ai, por askush nuk e kishte menduar se ai do ta vinte në zbatim atë që thoshte. Sipas të dhënave, paraditen e së hënës, 56-vjeçari është parë nga fqinjët, të cilët i ka përshëndetur.

Por, prej orës 12:00 të mesditës, askush nuk e kishte parë dhe as kishte mundur të kontaktonte me të në telefon. Ka qenë vëllai i tij, ai i cili, i shqetësuar, ka shkuar për të kontrolluar në banesë, por e ka gjetur të pajetë 56-vjeçarin, i cili ishte vetëflijuar në papafingo. Menjëherë, ai ka sinjalizuar Policinë, e cila ka nisur hetimet për rastin. /PANORAMA

ma.me

Next Post
Rrëfen aktorja Marjeta Ljarja: Kur u bëra nuse e bëra vetë grimin

Rrëfen aktorja Marjeta Ljarja: Kur u bëra nuse e bëra vetë grimin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com