• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

KORÇE/ Fati tragjik i 19-vjeçares që u vetëhelmua, jetonte me hallën

by Java News
01/04/2018 09:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Një 19-vjeçare nga fshati Dishnicë i Korçës i ka dhënë fund jetës duke u vetëhelmuar. Erisiola Hoxha ka kryer aktin e vetëflijimit në banesë. Mësohet se e reja, studente në vitin e parë të Fakultetit të Infermierisë, ka konsumuar një sasi të konsiderueshme fostoksinë.
Ajo është gjetur nga familjarët në gjendje të rënduar shëndetësore, ndërsa ka humbur jetën pak kohë më pas në Spitalin Rajonal të Korçës. Ngjarja është regjistruar rreth orës 04:45 të mëngjesit të së premtes, ku vajza ka mbërritur me urgjencë në spital, por ndihma mjekësore nuk ka mundur ta shpëtojë nga fundi tragjik.

Mjekët shprehen se, studentja ka arritur në gjendje të vetëdijshme dhe në momentet e para madje, ka refuzuar ndihmën e mjekëve, raporton “Panorama”.

“Mos mu afroni, më lini të vdes”, u ka thënë ajo infermierëve, të cilët po i jepnin ndihmën e parë. Ende nuk dihen arsyet që e çuan drejt vetëflijimit. Sipas familjarëve, ajo nuk ka shfaqur asnjë shqetësim dhe nuk ka pasur probleme.

19-vjeçarja jetonte me familjen e hallës së saj që në moshë të vogël. Prindërit e saj, sipas të dhënave, ishin divorcuar, ndërkohë që nëna e saj kishte ndërruar jetë në moshë të re, ndërsa i ati kishte krijuar familje të re dhe vajza ishte marrë në kujdes nga halla e saj.

Sipas të dhënave të Policisë, e cila ka pyetur edhe të afërm dhe banorë të fshatit, halla dhe bashkëshorti i saj ishin kujdesur mjaft për vajzën dhe e kishin rritur si fëmijën e tyre, ndërsa njiheshin si një familje mjaft e rregullt dhe e qetë.

Edhe vetë ata para Policisë kanë deklaruar se vajza nuk kishte probleme dhe as ndonjë lidhje dashurie në dijeninë e tyre.

“Hëngrëm darkë normalisht si çdo mbrëmje dhe Erisiola na tha se nuk ndihej mirë. Shkoi të shtrihej në dhomë dhe menduam se mund të ishte pa qejf, por nuk na la të dyshonim për asgjë tjetër. Shkova ta kontrolloja se kisha merak mos kishte temperaturë, pasi mendova se mund të kishte grip, por e pashë në gjendje të rënduar.

Në një moment më tregoi se kishte pirë fostoksinë. U nisëm menjëherë drejt spitalit, nuk dija çfarë të bëja. E kam rritur si vajzën time dhe nuk më ka shfaqur asnjë problem, asnjë shqetësim, nuk e di pse e bëri këtë veprim”, është shprehur halla e saj mes lotësh para grupit hetimor.

Ndërkaq, Policia po heton ende arsyen që mund ta ketë çuar të renë drejt aktit të vetëflijimit.

Burimi: http://www.panorama.com.al/nena-i-vdiq-babai-ishte-rimartuar-misteri-pse-u-vetehelmua-studentja-19-vjecare-qe-jetonte-me-hallen/

Next Post
Regjistri elektronik, 208 milionë lekë për pronat shtetërore dhe zonat ekonomike

"Krehja” e tokave në bregdet, sa rrezikojnë pronarët e ligjshëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bordi i Paqes, Rama publikon fotot: Një ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

Bordi i Paqes, Rama publikon fotot: Një ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

February 19, 2026
Ish-këshilltari i Berishës: Në PD të gjithë luftojnë për pushtet, më e mira është që secili të bëjë partinë e vet

“Gjykatë e dështuar”/ Sejamini: Deklarata e Ramës, e nevojshme. Bordi i Paqes, zhgënjim

February 19, 2026
“S’ka kush lufton”, Debat mes Rexhajt dhe Bumçit: Qytetarët e rrëzojnë qeverinë me votë, por ju s’dini

“S’ka kush lufton”, Debat mes Rexhajt dhe Bumçit: Qytetarët e rrëzojnë qeverinë me votë, por ju s’dini

February 19, 2026
“Humbën zgjedhjet në 11 Maj dhe qeshnin”, Salianji: Ne që kemi sakrifikuar jemi demokratë, jo ata që paguhen

“Humbën zgjedhjet në 11 Maj dhe qeshnin”, Salianji: Ne që kemi sakrifikuar jemi demokratë, jo ata që paguhen

February 19, 2026
Kronikë për dy të tretat!

Agron Gjekmarkaj: Rama ishte larg Donald Trumpit, se pashë dhe aq afër

February 19, 2026
Momente pikante nga Bordi i Paqes/ Rama dhe Trump bisedë miqësore me njëri-tjetrin, buzëqeshje dhe shtrëngime duarsh

Fjalimi i Edi Ramës, një kërcim i guximshëm në errësirë

February 19, 2026
Ndryshimet në buxhet| Vengu shpjegon si do ndahen 1.9 miliardët që merr Mbrojtja

Deklarata e fortë e Vengut: Rama e përdori Bordin e Paqes si platformë për interesat e shqiptarëve në rajon

February 19, 2026
Lirohet pas 11 orësh ish-princi Andrew, çfarë thotë policia britanike

Lirohet pas 11 orësh ish-princi Andrew, çfarë thotë policia britanike

February 19, 2026
I dënuar më parë për trafik heroine, sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut në Lushnje

I dënuar më parë për trafik heroine, sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut në Lushnje

February 19, 2026
Zogaj vlerëson thirrjen e Ramës për UÇK-në: Preku nervin e presidentit Trump për prokurorin e Hagës

Zogaj vlerëson thirrjen e Ramës për UÇK-në: Preku nervin e presidentit Trump për prokurorin e Hagës

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In