30 pasagjerë udhëtonin në autobusin e linjës Korçë-Orman, i cili pasi ka dalë nga rruga është batuar, duke lënë kështu të plagosur 19 persona. Fatmirësisht nuk ka patur humbje në jetë.
Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Korçë- Pojan pranë fshatit Belorta. Sipas të dhënave, drjetuesi i mjetit ka dashur të shmangë një kalimtar që ka dalë përballë autobusit dhe për pasojë mjeti ka rrëshkitur.
Autobusi me targa KO 7353 B drejtuohej nga B. Qori, i cili është vënë nën arrest teksa të lënduarit janë dërguar në spitalin rajonal.