• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Korçë/ Banorët e lagjes së francezëve në protestë: Rrezikohet të na shemben shtëpitë

by Java News
14/05/2017 14:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Protestojnë banorët e lagjes së Francezëve në Korçë. Shkak për këtë është bërë një vendimi i bashkisë së Korçës, për ndërtimin e një banese kolektive për të pastrehët. Sipas këtyre banorëve ata rrezikojnë të mbesin pa shtëpi pasi objekti për të pastrehët është parashikuar të ndërtohet në afërsi të dy pallateve, të cilët rrezikojnë të shemben nga punimet për hapjen e themeleve të reja.

Për më tepër, distanca prej 2 metër midis pallateve të tyre dhe ndërtesës 9 katëshe, është jashtë çdo kriteri ligjor urbanistik dhe teknik. Të alarmuar, 50 familje që jetojnë në pallatet e rrezikuara kanë protestuar, duke penguar vazhdimin e punimeve.

Banorët: Bashkia po na i shemb shtëpitë

Ata i kërkojnë bashkise, pezullimin e lejes së ndërtimit të këtij objekti, që izolon banesat  dhe i zhvlerëson ato.

“Jemi banorë të këtyre dy pallateve, jemi 24 hyrje këtu, do na ndërtohet pallati këtu ngjitur me këtë pallatin këtu 9 katësh. Shikoni dhe vetë ku do na kthehet frymëmarrja, këndvështrimi i këtyre pallateve”, tha një banor.

“Ne duam që të zbatohet distanca nga pallati në pallat, se ky pallat është ndërtuar prej firme që moti, me themele shumë të cekët, çfarë do të bëhet me atë pallat, i bie edhe që ky pallat të bjerë”, tha një tjetër banore.

“Si qenka kjo këtu dy metër, në çfarë vendi të botës ndërtohet kështu pallati me pallatin dy metra. Dritarja me dritaren sa metër duhet të jetë larg”, u shpreh një tjetër banor.

Nga ana tjetër Bashkia e Korçës është shprehur se punimet për ndërtimin e pallatit për të pastrehët po ndërtohet konform kritereve ligjore dhe parametrave teknik .

“Dua të informoj jo vetëm banorët që kanë shfaqur këto pretendime por gjithë qytetarët e Korçës që distanca e këtij pallati të dytë që po ndërtohet, krahasuar me pallatin tjetër ku janë dhe pretendimet është më e madhe se norma që e detyron ligji” tha Terova.

Pas protestës së banorëve, përfaqësues të bashkisë së Korçës kanë zhvilluar një takim me banorët , për t’ju sqaruar detajet e projektit, zbatimi i të cilit ka filluar tashmë.

Next Post
FOTO/ Fruti që u shton dëshirën dhe fuqinë seksuale meshkujve deri 51%

Kush janë 3 personat që dashurojmë gjatë gjithë jetës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Komisioni Evropian, akuza TikTok-ut: Nuk po mbron shëndetin mendor të përdoruesve

Komisioni Evropian, akuza TikTok-ut: Nuk po mbron shëndetin mendor të përdoruesve

November 6, 2026
A ishte Viktor Orbán agjent i regjimit komunist? Reagon ish-kryeministri, debat në Hungari

A ishte Viktor Orbán agjent i regjimit komunist? Reagon ish-kryeministri, debat në Hungari

November 6, 2026
VIDEO / Kryebashkiaku inspekton gjatë natës spitalin, ‘kap mat’ mjekun dhe mjeken të kyçur në dhomë

VIDEO / Kryebashkiaku inspekton gjatë natës spitalin, ‘kap mat’ mjekun dhe mjeken të kyçur në dhomë

November 6, 2026
Zbardhen akuzat/ I dënuar me dy burgime të përjetshme, Nikolin Palin e kërkonte edhe Shqipëria

Zbardhen akuzat/ I dënuar me dy burgime të përjetshme, Nikolin Palin e kërkonte edhe Shqipëria

November 6, 2026
Hoxha në Bukuresht: Bashkëpunimi rajonal dhe integrimi evropian ecin krah për krah

Hoxha në Bukuresht: Bashkëpunimi rajonal dhe integrimi evropian ecin krah për krah

November 6, 2026
Policia ndëshkon protestuesit, 36 gjoba nga 5 mijë lekë për bllokimin e rrugëve në Tiranë

Shkon në 95 numri i të ndëshkuarve, 12 protestues të tjerë gjobiten me nga 5 mijë lekë të reja

November 6, 2026
‘Me Saliun në krye do shkriheni fare’, Balla debate të forta me Zhupën: Selia e PD-së do bëhet magazinë fishekzjarrësh

‘Me Saliun në krye do shkriheni fare’, Balla debate të forta me Zhupën: Selia e PD-së do bëhet magazinë fishekzjarrësh

November 6, 2026
Viktimat e luftës, Kurti: Dokumentimi ruan të vërtetën historike, të dhënat e reja publikohen në janar 2027

Viktimat e luftës, Kurti: Dokumentimi ruan të vërtetën historike, të dhënat e reja publikohen në janar 2027

November 6, 2026
Lufta hibride dhe kostoja për Europën, Italisë i kushton 468 mln dollarë në vetëm 6 muaj

Lufta hibride dhe kostoja për Europën, Italisë i kushton 468 mln dollarë në vetëm 6 muaj

November 6, 2026
Tërhiqet nga tregu shqiptar spatula e kuzhinës, në përbërje u zbulua tejkalim i një substance kimike

Tërhiqet nga tregu shqiptar spatula e kuzhinës, në përbërje u zbulua tejkalim i një substance kimike

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In