• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Korçë/ Balluku e Manastirliu inspektojnë aksionin e ISHTI-t për sigurinë e instalimeve elektrike në institucionet arsimore

by Java News
07/05/2024 17:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial ka nisur një aksion në të gjithë vendin sa i takon masave të sigurisë së instalimeve elektrike, kaldajave dhe enëve nën presion, apo bombolave të gazit që përdoren në institucionet arsimore.

Aksioni është shtrirë në të gjithë vendin, duke pasur në fokus sigurinë e objekteve arsimore. Inspektorët e ISHTI-t do të verifikojnë në terren kushtet e sigurisë, duke lënë edhe detyra konkrete kudo ku do të evidentohen problematika.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me Ministren e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu ishin në shkollën 9-vjeçare “Nuçi Naçi” në qytetin e Korçës, ku ndoqën nga afër të gjithë procesin. Drejtori Sokol Zaimi bëri të ditur të gjitha hapat që po ndiqen nga ana e inspektorëve të ISHTI-t.

Ministrja Balluku tha se prej disa kohësh ka nisur një inspektim i të gjitha institucioneve arsimore, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit edhe me pushtetin vendor dhe të gjitha institucionet e tjera për mirëmbajtjen e institucioneve arsimore.

“Ne duhet të mitigojmë të gjithë ato problematika që janë në njësitë arsimore që janë të ndërtuara prej kohësh, ndërkohë që unë jam shumë e sigurt që të gjitha projektet e reja i kanë kushtet dhe parametrat që duhen plotësuar dhe sigurisht ata që ndjekin kontratat do ti plotësojnë këto”, tha Balluku.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë shtoi më tej se është e rëndësishme evidentimi i të gjitha problematikave teknike, si dhe të lihen detyrat për të ndërhyrë menjëherë kudo ku do të evidentohen problematika. “E rëndësishme është angazhimi i të gjithë aktorëve për të kontribuar dhe për të rritur sigurinë në shkolla, ashtu siç kemi bërë prej muajsh për të rritur sigurinë në fushën e turizmit”, u shpreh Balluku.

Nga ana e saj, Ministrja Manastirliu tha se “dua t’iu nxis të intensifikohet ky inspektim në të gjithë territorin, duke e pasur vëmendjen qoftë në objektet të cilat janë rikonstruktuar më herët, por dhe ato që realizohen dhe përfundojnë rishtazi. Kjo, për të garantuar sigurinë në shkolla për sa i përket infrastrukturës fizike, në mënyrë që të garantojmë që të gjithë parametrat e mësimdhënies të jenë ashtu sikurse ne i duam, me sigurinë maksimale. Jemi duke punuar fort për aspekte që përkasin investimeve në shkolla, besoj dhe për ju do të jetë një punë shumë më e mirë, më e shpejtë edhe më e lehtë, kur bëhet fjalë për investime, të cilat janë të reja, të parametrave bashkëkohorë”.

Kryetari i Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo duke shprehur mbështetjen për këtë aksion siguroi se bashkia e Korçës do të marrë menjëherë masa për adresimin dhe zgjidhjen e çdo problematike që do të evidenohet nga ana e inspektorëve të ISHTI-t në çdo institucion arsimor që është pjesë e territorit të kësaj bashkie. Janë më shumë se 3 mijë institucione arsimore në të gjithë vendin që do të jenë pjesë e kontrolleve nga ana e inspektorëve të ISHTI-t./m.j

Next Post
“Ka menduar t’i bëjë burrit gjëmën”/ Ngjela për vetëvrasjen e nënës me tre fëmijët: Hakmarrje ekstreme e Alma Arrazit, ka pasur…

“Ka menduar t’i bëjë burrit gjëmën”/ Ngjela për vetëvrasjen e nënës me tre fëmijët: Hakmarrje ekstreme e Alma Arrazit, ka pasur…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas disa ditësh betejë me flakët, fiken zjarret në Mallakastër, por vijojnë në Roskovec

Pas disa ditësh betejë me flakët, fiken zjarret në Mallakastër, por vijojnë në Roskovec

August 8, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 9 Gusht 2026

August 8, 2026
Tre të burgosurit të përfshirë në konflikt ishin shokë, detaje nga sherri në burgun e Fierit

Tre të burgosurit të përfshirë në konflikt ishin shokë, detaje nga sherri në burgun e Fierit

August 8, 2026
Sherr në burgun e Fierit, dy të burgosur përfundojnë në spital

Sherr në burgun e Fierit, dy të burgosur përfundojnë në spital

August 8, 2026
VIDEO / Deputetja e Haradinajt sulmon Albin Kurtin me vezë në Kuvend, dalin pamjet

VIDEO / Deputetja e Haradinajt sulmon Albin Kurtin me vezë në Kuvend, dalin pamjet

August 8, 2026
Analiza / Pacolli ka financuar vetëm 5.7 mln euro për ndërtimin e Aeroportit nga paratë e veta, edhe ato si hua

Analiza / Pacolli ka financuar vetëm 5.7 mln euro për ndërtimin e Aeroportit nga paratë e veta, edhe ato si hua

August 8, 2026
Korrupsioni te “Rrugorja”, gjykata lë në burg oficerin Edison Tabaku

Shpejtësi deri në 230 km/h, Policia vendos 1,100 gjoba në një javë, Hita: Siguria rrugore, përparësi

August 8, 2026
Plan për të vrarë Ronaldon e Messin! Zbulohen kërcënimet terroriste në Botëror

Plan për të vrarë Ronaldon e Messin! Zbulohen kërcënimet terroriste në Botëror

August 8, 2026
Fluks i lartë në Portin e Vlorës, mbi 800 pasagjerë mbërrijnë nga Brindisi

Fluks i lartë në Portin e Vlorës, mbi 800 pasagjerë mbërrijnë nga Brindisi

August 8, 2026
Lukaku drejt kalimit te Fenerbahçe, Napoli gjen zëvendësuesin në Premier League

Lukaku drejt kalimit te Fenerbahçe, Napoli gjen zëvendësuesin në Premier League

August 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com