Policia e Korçës ka arrestuar një shpërndarëse droge, të cilës i janë kapur edhe katër doza heroine.
Shtetësja e arrestuar është Diana Rizvani, 43 vjeç, në banesën e së cilës ndodheshin edhe dozat, të mbështjella me letër alumini.
Provat materiale të sekuestruara gjatë operacionit, i koduar me emrin “Banesa 2”, i kanë kaluar tashmë prokurorisë.