• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Korçë, 5 mikeshat dalin të festojnë 8 marsin së bashku por aksidenti i merr jetën njërës prej tyre

by Java News
08/03/2017 19:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pesë mikesha kishin vendosur që këtë 8 mars ta festonin së bashku, duke drekuar diku jashtë qytetit të Korçës, por fati nuk ka qenë me to. Akoma më tragjike kjo ditë ka qenë për njërën prej tyre, 30-vjeçaren Etleva Shallo, e cila nuk ka mundur t’i mbijetojë aksidentit që ato pësuan.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme, në aksin Korçë -Pogradec në afërsi të fshatit Pirg, ku automjeti tip “Reno” me targa Ko 8946A ka dalë nga rruga, dhe ka përfunduar i përmbysur në një parcelë.

Si pasojë e përplasjes, 5 vajzat që ndodheshin në makinë janë aksidentuar rëndë, dhe janë dërguar me urgjencë në spitalin e Korçës, por Etleva nuk mundi të mbijetojë. Edhe prej të plagosurave ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Burime nga vendi i ngjarjes thonë se shkak i aksidentit dyshohet të jetë lagështia në rrugë, çka ka shkaktuar edhe rrëshqitjen e makinës.Mjeti me pesë persona ka qenë duke u kthyer nga qyteti i Korçës drejt fshatit Vërcun, ku banonin edhe gratë e përfshira në aksident.

Ndërkaq të plagosurat ndodhen në spitalin e Korçës ku po marrin ndihmën mjekësore, ndërsa njëra prej tyre për shkak të plagëve të rënda që ka marrë në trup pritet të transportohet drejt Tiranës për mjekim të specializuar.Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë të aksidentit fatal./bw

Next Post
Fatos Klosi për Llallën: Kërkon të bëjë heroin në ikje, s’ka pse ta kërcënojnë

"PD e solli SHQUP-in në bulevard. Qeveria teknike kërkesë absurde"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Stërvitjet e ushtrisë serbe afër Kosovës/ Kurti i quajti provokime, reagon KFOR-i: Nuk përbëjnë rrezik për sigurinë

Stërvitjet e ushtrisë serbe afër Kosovës/ Kurti i quajti provokime, reagon KFOR-i: Nuk përbëjnë rrezik për sigurinë

March 19, 2026
Drejtori i Burgut të Rrogozhinës vetëdorëzohet në polici, Bilal Hasa mohon akuzat: S’kam shkuar atje prej muajsh

Drejtori i Burgut të Rrogozhinës vetëdorëzohet në polici, Bilal Hasa mohon akuzat: S’kam shkuar atje prej muajsh

March 19, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme, ish-ministri Malaj: Do rriten të gjitha çmimet! Qeveria të ndërhyjë për naftën

Rritja e çmimit të naftës, ish-ministri i Financave tregon masat që duhet të marrë qeveria

March 19, 2026
“Mbi 12 mijë bomba që nga fillimi i luftës”, Izraeli konfirmon: Kemi shkatërruar 85% të mbrojtjes ajrore iraniane

“Mbi 12 mijë bomba që nga fillimi i luftës”, Izraeli konfirmon: Kemi shkatërruar 85% të mbrojtjes ajrore iraniane

March 19, 2026
Kur u ndanë nga jeta Gert Bogdani dhe Artur Zheji/ Ja çfarë shkruante Namir Lapardhaja për ikjet e befasishme

Kur u ndanë nga jeta Gert Bogdani dhe Artur Zheji/ Ja çfarë shkruante Namir Lapardhaja për ikjet e befasishme

March 19, 2026
Takimet zyrtare në Bruksel, Berisha: Qeveri teknike për zgjedhje të lira, paratë e krimit po deformojnë ekonominë

Takimet zyrtare në Bruksel, Berisha: Qeveri teknike për zgjedhje të lira, paratë e krimit po deformojnë ekonominë

March 19, 2026
“Shqipëria këcen valle me vdekjen”

“Shqipëria këcen valle me vdekjen”

March 19, 2026
Vrasja e gjyqtarit, reagon ambasada e SHBA: Dënojmë ashpër dhunën kundër drejtësisë

“Shmangni zonat ku do të jenë demonstruesit”, Ambasada e SHBA-ve mesazh qytetarëve të saj për protestën e PD

March 19, 2026
Dita Ndërkombëtare e Gruas, Begaj: Gëzuar 8 Marsin! Ju mbani gjallë shpirtin e familjes dhe të kombit

Bajram Begaj uron besimtarët myslimanë për Fitër Bajram: Qoftë agjërimi dhe përkushtimi juaj i pranuar!

March 19, 2026
Reforma zgjedhore, Berisha: Do kërkojmë Shqipërinë si një zonë të vetme elektorale

Nard Ndoka kritika Berishës: Nuk e bëri kurrë PD-në një parti demokratike, i la të gjithë nën hijen e tij

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In