• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Korbat puplarënë të Berishës fluturojnë edhe mbi Vjosë

by Alba Malltezi
20/03/2023 21:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alba Malltezi

Ndotësit më të mëdhenj të natyrës që toka shqiptare ka njohur ndonjëherë, ata që masakruan pyje, gërryen male, ndotën lumenj, thanë liqene, shfarosën kafshë, dëbuan shpendë, mbushën det me plehra, mbytën fusha bujqësore me ndërtime pa leje, sot nuk gëzojnë dot për Vjosën të shpallur Park Kombëtar.

Ata që donin t’i merrnin frymën Valbonës në veri me mbi 40 hidrocentrale dhënë fisit, klanit, vartësve, shërbëtorëve dhe mbi 30 mbi Vjosën në jug, dhënë sekserëve të pushtetit, kunatit, dhëndrrit, parrukieres, rrobaqepëses personale, aktores së preferuar, gjykatësit-shërbyes janë në zi.

Si përherë, janë njerëzit më të ngushtë të klanit të Sali Berishës, që për arsye të mistershme, ende të paspjegueshme, iu qëndrojnë gjërave të bukura që Shqipëria ka, si korbat mbi një kufomë. Por për fat, janë përherë e më pak dhe dukshëm, me pupla rënë.

Që lumi i bukur i Vjosës u shpall Park Kombëtar, është një lajm i mrekullueshëm dhe çdo shqiptar i mirë në gjithë këtë luginë mund të ëndërrojë një kryevepër të njerëzve dhe të natyrës rreth saj.

Me rastin e lajmit të mirë të shpërndarë, emisioni prestigjoz “GEO” në RAI TRE, pasditen e kësaj të hëne ritransmetoi një reportazh të gjatë dhe të detajuar realizuar 3 vite më parë që aty ku Vjosa buron, në malet e Greqisë e deri në derdhjen e saj. Fshatarë të zonës folën, nëna përmetare treguan e gatuan, artizanë të rakisë e të bakrit shpalosën talentin e njerëzve duarartë që të gjithë e dimë se janë punëtorë me nam.

Mes tyre foli dhe Dorina, një biologe e re me origjinë nga Përmeti i trëndafilave, lindur e rritur mbi Vjosë. Dorina studion ujërat e Vjosës dhe për telekamerat e RAI TRE bëri një demonstrim të thjeshtë shkencor që tregonte pastërtinë, oksigjenimin dhe parametrat që e shpallin Vjosën një lumë të pastër: me një rrjetë të futur në baltë dukeshin qartë organizmat, larvat, që ngecnin, të gjitha specie që mbijetojnë kur lumi është i shëndetshëm.

Por Vjosën një lumë të egër e të shëndetshëm, të denjë për vëmëndje dhe për t’u mbrojtur, e kanë shpallur dhe organizma prestigjoze ndërkombëtare që prej dhjetëra vitesh përpiqen të mbrojnë natyrën në mbarë Globin, ekspertët e të cilëve nuk janë korbat pendërrjepur të Sali Berishës që shpifin për inat; ndaj, sado që këta të fundit të kakarisin të dëshpëruar, kakarisja e tyre shuhet vetëm me gurgullimën e lirë të Vjosës.

Next Post
Berisha dhe Meta shtrëngojnë duart para kryeministrisë: Qytetarët mblidhen poshtë zyrës së Ramës

Copëtimi i PD dhe Meta ‘fituesi’ i madh, më 2025 ‘pasardhës’ i Berishës?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sondazhet: Meloni humb referendumin për drejtësinë

Sondazhet: Meloni humb referendumin për drejtësinë

March 23, 2026
Futet në fuqi Bordi i Transparencës për çmimet e karburanteve

Futet në fuqi Bordi i Transparencës për çmimet e karburanteve

March 23, 2026
Krijohen radhë të gjata, Trump dërgon “ushtrinë” kundër emigracionit në aeroporte

Krijohen radhë të gjata, Trump dërgon “ushtrinë” kundër emigracionit në aeroporte

March 23, 2026
Çmimi i naftës në Shqipëri “fiksohet” 214 lekë për litër, tregu me pakicë mbetet i pandryshuar

Çmimi i naftës në Shqipëri “fiksohet” 214 lekë për litër, tregu me pakicë mbetet i pandryshuar

March 23, 2026
EMRI/ Vuante dënimin në Shkodër, humb jetën në QSUT i burgosuri! Ja arsyeja

13 % e shqiptarëve vuajnë nga sëmundjet kronike të veshkave

March 23, 2026
GJKKO jep dritën jeshile, SPAK nis “shoshitjen” e telefonave të dy ish-drejtorëve të MIE-s

GJKKO jep dritën jeshile, SPAK nis “shoshitjen” e telefonave të dy ish-drejtorëve të MIE-s

March 23, 2026
VIDEO / Polici mori flamurin që po shkelte Mziu, Lamallari: Respekt që e lartësoi simbolin kombëtar

VIDEO / Polici mori flamurin që po shkelte Mziu, Lamallari: Respekt që e lartësoi simbolin kombëtar

March 23, 2026
‘Finalja’ ndaj Polonisë, Hysaj: Mezi pres të zbres në fushë! Laçi: Bëjmë krenar gjithë Shqipërinë

‘Finalja’ ndaj Polonisë, Hysaj: Mezi pres të zbres në fushë! Laçi: Bëjmë krenar gjithë Shqipërinë

March 23, 2026
PD tërhiqet nga bojkoti, Boçi: Do të marrim pjesë në Komisione, por vendimet duhet të jetë me konsensus

Boçi: Berisha u godit me armë luftarake, me spraj paralizues!

March 23, 2026
Administrata Trump njofton rishikim strategjik të MINURSO në Saharanë Perëndimore

Administrata Trump njofton rishikim strategjik të MINURSO në Saharanë Perëndimore

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In