• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kopshti Zoologjik i Tiranës gati në fund të vitit, Veliaj: Do jetë një surprizë shumë e këndshme për fëmijët, një hapësirë e transformuar

by
05/09/2021 11:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kopshti Zoologjik i Tiranës, i rikonceptuar dhe transformuar sipas standardeve europiane të hapësirave për kafshët, do të jetë gati për fëmijët dhe vizitorët brenda vitit 2021.

Projekti i ri i Bashkisë së Tiranës, i cili është në fazën përfundimtare të tij, ofron hapësira për shërbime dhe mjedise të nevojshme për vizitorët e Kopshtit Zoologjik, ambiente rekreative ku mbizotërojnë hapësirat e gjelbra të shfrytëzueshme edhe për piknik, si dhe këndet e lojërave për fëmijë, por nuk do të mungojnë as mjediset edukative për studentët dhe nxënësit që studiojnë veçanërisht botën e kafshëve.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i cili së bashku me një grup fëmijësh vizituan sot Kopshtin Zoologjik, u shpreh i befasuar nga ritmi, por dhe cilësia e punimeve për këtë projekt. “Do të jetë një surprizë shumë e këndshme për fëmijët e Tiranës, Shqipërisë por edhe të rajonit. Do ta mbyllim vitin me një nga projektet që kemi më për zemër, projekt që prej vitesh edhe kryeministri që kur ka qenë kryetar bashkie e ka pasur merak, Kopshtin Zoologjik. Ka qenë puna e përbashkët e Bashkisë me Qeverinë që arritëm tu japim fëmijëve sot realisht një nga hapësirat më cilësore, të transformuara totalisht. Nuk është më ajo hapësira ku ujku dhe dhelpra rrinin në 20 metra katrorë. Sot ka hapësira gjigande si për kafshët, standard që është në të gjithë Bashkimin Europian, ashtu edhe për fëmijët dhe vizitorët,” u shpreh kryebashkiaku Veliaj. Kreu i Bashkisë tha se stina e vjeshtës do të nisë edhe me fushatën e gjelbërimit dhe mbjelljeve.

“Duke filluar që nga parkingu, tek hapësirat ujore, tek hapësira e majmunëve dhe kafshëve të buta, tek ajo që quhet Farmville, pra një pjesë fshati, apo edhe tek kafshët e egra është punuar me shumë cilësi. Mezi pres që t’i shkojmë deri në fund, të shfrytëzojmë edhe stinën e shirave që po afron për gjelbërimin, do ta kthejmë të gjithë tetorin-nëntorin në një fushatë të madhe mbjelljesh dhe pastaj ta mbyllim vitin me një nga dhurata më të bukura për fëmijët e Tiranës,” deklaroi ai. Projekti parashikon tharjen e liqeneve ekzistuese dhe krijimin e tre liqeneve të reja. Nga sipërfaqja e re e përfituar do të shtohen hapësirat në dispozicion për strehimin e kafshëve.

/b.h

Next Post
Kosovë/ Janë të shtruar 291 pacientë me COVID-19, prej të cilëve 17 rëndë

E rëndë! Humb jetën nga COVID një foshnje tre javëshe në Kosovë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nevojiten forca të dedikuara”, KLGJ: Siguria në gjykata është çështje kombëtare, jo vetëm e drejtësisë

“Nevojiten forca të dedikuara”, KLGJ: Siguria në gjykata është çështje kombëtare, jo vetëm e drejtësisë

February 4, 2026
Iu bashkuan gjyqtarëve për pagat, Rama replikon me prokurorët: Arrestet pa gjyqe na kanë njollosur botërisht

Iu bashkuan gjyqtarëve për pagat, Rama replikon me prokurorët: Arrestet pa gjyqe na kanë njollosur botërisht

February 4, 2026
Rama: Programi Kombëtar i Praktikave të Punës, urë konkrete mes arsimit universitar dhe punësimit në administratë

Rama: Programi Kombëtar i Praktikave të Punës, urë konkrete mes arsimit universitar dhe punësimit në administratë

February 4, 2026
Pas publikimit të dokumenteve të reja të dosjes Epstein, Mbreti përzë vëllain nga Londra

Pas publikimit të dokumenteve të reja të dosjes Epstein, Mbreti përzë vëllain nga Londra

February 4, 2026
Kurti dhe Kina anulojnë vizitat në të njëjtën ditë

Rama, një udhëtar që preku folenë e grerëzave

February 4, 2026
Arrestohet 35-vjeçari në Tiranë, akuzohet në Itali për trafik droge

Arrestohet 35-vjeçari në Tiranë, akuzohet në Itali për trafik droge

February 4, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 5 Shkurt 2026

February 4, 2026
Rama: 1600 të punësuar në administratë nga Programi Kombëtar i Praktikave të Punës

Rama: 1600 të punësuar në administratë nga Programi Kombëtar i Praktikave të Punës

February 4, 2026
Ndihmoi autorët të largohen, 24 vite burg për bashkëpunëtorin në vrasjen e Gentjan Bejtjes

Ndihmoi autorët të largohen, 24 vite burg për bashkëpunëtorin në vrasjen e Gentjan Bejtjes

February 4, 2026
Lidership tregu: 2025, viti i Albsig Jetë

Lidership tregu: 2025, viti i Albsig Jetë

February 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In