• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Kopshtet kineze në krizë, regjistrimet bien me 25% brenda katër viteve

by E S
25/07/2025 13:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Numri i kopshteve në Kinë është ulur me 1/4 gjatë katër viteve të fundit, duke çuar në mbylljen e dhjetëra mijëra institucioneve për fëmijë, për shkak të një rënie të fortë të lindjeve që po godet sistemin arsimor.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit të Kinës, regjistrimet në kopshte kanë rënë me 12 milionë fëmijë midis viteve 2020 dhe 2024, nga një pikë kulmore prej 48 milionë fëmijësh. Numri i kopshteve, që shërbejnë fëmijët e moshës 3-5 vjeç, është ulur gjithashtu me 41 mijë nga gati 29 mijë në vitin 2021.

“Rënia e regjistrimeve është tashmë pjesë e pashmangshme e sistemit dhe nuk do të ndryshojë,” thotë Stuart Gietel-Basten, drejtor i Qendrës për Shkencën e Plakjes në Universitetin e Shkencës dhe Teknologjisë në Hong Kong. Ai thekson se krahasuar me pesë ose dhjetë vitet e fundit, rënia e lindjeve është “shumë e madhe”.

Tkurrja e sistemit parashkollor në Kinë është një shenjë paraprake e sfidave që presin bizneset dhe politikanët për shkak të rënies demografike, që pritet të jetë nga më të shpejtat në botë.

Pas një politike pesëdhjetëvjeçare që kufizonte shumicën e familjeve vetëm me një fëmijë, e cila u pezullua në 2016, Kina ka regjistruar tre vjet radhazi me rënie të popullsisë deri në vitin 2024.

Edhe pse numri i lindjeve u rrit me rreth 520 mijë në vitin e kaluar, duke arritur në 9.3 milionë, pas një rekordi të ulët në 2023, ai mbetet nën nivelin e vdekjeve dhe ka rënë thuajse në gjysmë që prej kulmit prej 17.9 milionësh në 2017.

Zhuang Yanfang, një edukatore dhe pronare e tre kopshteve në qytetin Jinhua, në provincën bregdetare të Zhejiang-ut, vendosi në vitin 2023 të transformojë njërën nga kopshte e saj, që në kulmin e saj kishte 270 fëmijë, në një shtëpi të kujdesit me 42 shtretër për të moshuarit.

“Me rënien e lindjeve, regjistrimet ranë ndjeshëm,” tha Zhuang. Ajo vlerëson se “90 për qind e kopshteve private kanë mbyllur” në komunitetin që po plaket me shpejtësi.

Megjithëse ka zgjeruar dy kopshte të tjera për të ofruar kujdes ditor për foshnjat që nga mosha 10 muajsh, ajo nuk është optimiste. Aktualisht, këto institucione kanë rreth 150 fëmijë së bashku, krahasuar me mbi 1 mijë disa vite më parë.

Disa ekspertë shohin mundësi për reformimin e sistemit arsimor kinez në përgjigje të këtij “urdhëri demografik”. Gietel-Basten nga HKUST sugjeron që Pekini mund të riorganizojë burimet e kursyera nga numri i zvogëluar i nxënësve për të përmirësuar cilësinë e arsimit, duke investuar në shërbime për foshnjat, si dhe në universitetet e vendit.

Ai propozon gjithashtu reformimin e sistemit të vështirë të provimit të pranimit në universitete, “gaokao”, që përcakton mundësitë e studentëve për shkolla të mira.

“Të gjitha këto duhet të reformohen që kjo popullsi më e vogël, më e moshuar, por më e arsimuar, më e kualifikuar dhe më e shëndetshme të ketë sukses,” thekson ai.

Sidoqoftë, ai pranon se çështja e përdorimit të infrastrukturës ekzistuese arsimore, si ndërtesat dhe pronat, mbetet më e vështirë. Edhe Zhuang ka hasur sfida në kalimin nga kopshte në shtëpi pleqsh.

Ndërsa objekti i saj i ri ka vetëm 16 banorë, përveç shtretërve, ofron shërbime sociale dhe një kantinë për rreth 200 pensionistë të komunitetit.

Ajo shpjegon se shumica e të moshuarve preferojnë të jetojnë me familjarët e rinj dhe hyjnë në shtëpi të kujdesit vetëm si zgjidhje e fundit, “sidomos kur janë në gjendje të mirë fizike”.

“Po përpiqemi të kuptojmë si do t’i përballojmë vitet në vazhdim,” tha Zhuang. “Disa njerëz do të preferonin t’i mbyllnin këto institucione, por ne shpresojmë t’i mbajmë hapur, për hir të kohëve të mira”.

Next Post
Analizë/ A mund ta rrëzojë Viktor Orbanin ekonomia në rënie e Hungarisë?

Analizë/ A mund ta rrëzojë Viktor Orbanin ekonomia në rënie e Hungarisë?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Veliaj në burg është paradoks juridik”, ish-prokurori: Ngërçi duhej zgjidhur ligjërisht

Gjykata e Lartë e la në burg, avokati i Veliajt zbulon “betejën” e radhës: Kemi dy mundësi…

September 16, 2026
VIDEO/ Çfarë mbrëmje për Anis Mehmetin, i shënon Arsenalit në ndeshjen e parë si titullar këtë sezon dhe i jep ‘mesazh’ trajnerit!

VIDEO/ Çfarë mbrëmje për Anis Mehmetin, i shënon Arsenalit në ndeshjen e parë si titullar këtë sezon dhe i jep ‘mesazh’ trajnerit!

September 15, 2026
Danimarka raporton tentativë sulmi dhe akuzon Rusinë për anijen luftarake: Na qëlloi helikopterin ushtarak!

Danimarka raporton tentativë sulmi dhe akuzon Rusinë për anijen luftarake: Na qëlloi helikopterin ushtarak!

September 15, 2026
Aleati i Trump, Joe diGenova jep dorëheqjen nga posti i drejtimit të hetimeve për komplotin e dyshuar kundër presidentit -

SHBA nis shkurtimet në Ballkan! Ndihmë ushtarake vendeve të Amerikës së Jugut, preket Maqedonia e Veriut

September 15, 2026
Armët në orbitë dhe lufta për hapësirën, zëdhënësja e Putin akuzon SHBA-të: Po e vendosin njerëzimin në rrugën e shkatërrimit, po ndjekin interesa egoiste!

Armët në orbitë dhe lufta për hapësirën, zëdhënësja e Putin akuzon SHBA-të: Po e vendosin njerëzimin në rrugën e shkatërrimit, po ndjekin interesa egoiste!

September 15, 2026
Sadushi dhe Papajorgji në Romë, Mattarella konfirmon pjesëmarrjen në Kongresin e Drejtësisë në Tiranë

Sadushi dhe Papajorgji në Romë, Mattarella konfirmon pjesëmarrjen në Kongresin e Drejtësisë në Tiranë

September 15, 2026
Misteri i vdekjes së Giorgos Mazonakis, hetimet marrin rrjedhë tjetër! Fotoja e fshirë që po investigohet nga Policia

Misteri i vdekjes së Giorgos Mazonakis, hetimet marrin rrjedhë tjetër! Fotoja e fshirë që po investigohet nga Policia

September 15, 2026
Reflektim për Sali Berishën dhe të përndjekurit…

Nesër vendimi/ Berisha: Ish-krerët e UÇK-së meritojnë pafajësinë, sytë e shqiptarëve drejt Hagës!

September 15, 2026
Zv/kryeministri Hoxhaj reagon ndaj Lajçak: Mos u shqetësoni për Kosovën

Pak orë para vendimit në Hagë, ish-ministri Hoxhaj: Historia do të vendosë drejtësi për çlirimtarët!

September 15, 2026
Carney reagon pas kërcënimeve të Trump për tarifat e importeve kanadeze: Strategji për negociata e presidentit të SHBA

“Ndoshta do të të vrasin!”- Batuta e Trump me kryeministrin kanadez pasi i dhuroi një “çelës të artë” për të hyrë në Shtëpinë e Bardhë!

September 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com