• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Konventa Kombëtare Demokrate, Obama: SHBA gati për Presidenten Harris

by A R
21/08/2024 08:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-presidenti Barak (Barack) Obama dhe bashkëshortja e tij, ish-zonja e parë Mishelë (Michelle) Obama kanë mbajtur fjalimin e tyre në natën e dytë të Konventës Kombëtare Demokrate, në mbështetje të fortë të Kamala Harris, kandidates për Presidente të SHBA në zgjedhjet e nëntorit.

Obama e ka nisur fjalimin duke deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë gati për një Presidente si Harris.

“Amerika është gati për një kapitull të ri. Amerika është gati për një histori më të mirë. Ne jemi gati për një Presidente Kamala Harris. Dhe Kamala Harris gati për këtë punë,” thotë ai.

Obama vuri theksin te historia e Harris si prokurore që ndjek bankat e mëdha dhe abuzuesit seksualë të fëmijëve.

“Pas krizës së hipotekave në shtëpi, ajo më shtyu mua dhe administratën time të fort për t’u siguruar që pronarët e shtëpive të merrnin një zgjidhje të drejtë”, tha ai, ndërsa u premtoi demokratëve se Harris do të përqendrohet në problemet e qytetarëve” dhe nuk do të kujdeset vetëm për votuesit e saj dhe se “nuk do të ndëshkojë ata që refuzojnë të përkulin gjurin”.

Obama thotë gjithashtu se e do Tim Ualz (Walz), për të cilin thotë se është “lloji i personit që duhet të jetë në politikë – dikush që ka lindur në një qytet të vogël, i ka shërbyer vendit të tij, ka mësuar fëmijët, ka trajnuar futboll dhe është kujdesur për fqinjët e tij”.

Obama vazhdon duke thënë se zgjedhja e Harris dhe Walz “nuk do të jetë e lehtë”.

“Detyra jonë është t’i bindim njerëzit se demokracia në të vërtetë mund të japë rezultate,” thotë ai.

Më tej, Obama sulmoi Donald Tramp (Trump) duke deklaruar se ai e sheh pushtetin thjesht si një mjet për të arritur qëllimet e veta.

“Trump e sheh pushtetin si asgjë më shumë se një mjet për qëllimet e tij. Ai vrau një marrëveshje dypartiake imigracioni që do të ndihmonte në sigurimin e kufirit tonë jugor, sepse ai mendoi se përpjekja për të zgjidhur problemin do të dëmtonte fushatën e tij. Atij duket se nuk i intereson nëse më shumë gra humbasin liritë e tyre riprodhuese pasi kjo nuk do të ndikojë në jetën e tij”, u shpreh Obama.

/a.r

Next Post
Dita e sotme do të jetë me diell dhe vranësira në zonat malore, temperaturat me rritje

Dita e sotme do të jetë me diell dhe vranësira në zonat malore, temperaturat me rritje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarr në kodrat e Pojanit. Rrezikohet Parku Arkeologjik i Apolonisë

Zjarr në kodrat e Pojanit. Rrezikohet Parku Arkeologjik i Apolonisë

September 22, 2026
Referendumi popullor – “çelësi i arte” per rrogat e gjykatësve dhe proukurorëve

Referendumi popullor – “çelësi i arte” per rrogat e gjykatësve dhe proukurorëve

September 22, 2026
Zjarri përfshin fshatin Delisuf në Vlorë, zjarrfikësit dhe banorët në operacion për shuarjen e tij

Zjarri përfshin fshatin Delisuf në Vlorë, zjarrfikësit dhe banorët në operacion për shuarjen e tij

September 22, 2026
“Fajin e keni ju”, Haxhiu “shpërthen” në studio ndaj Këlliçit dhe Garos!

Vlora Hyseni, mes Bakusë dhe arrestit

September 22, 2026
Skandali me lëndët narkotike në Turqi, shoqërohet në polici aktorja e njohur

Skandali me lëndët narkotike në Turqi, shoqërohet në polici aktorja e njohur

September 22, 2026
“Mund të sulmohej Europa”, Trump në OKB: Irani s’do ketë më armë bërthamore

“Mund të sulmohej Europa”, Trump në OKB: Irani s’do ketë më armë bërthamore

September 22, 2026
“Standard & Poor’s” konfirmon vlerësimin e Shqipërisë në “BB”

“Standard & Poor’s” konfirmon vlerësimin e Shqipërisë në “BB”

September 22, 2026
Dy gjysmat e PD me dy drafte/ Zbulohet formula e demokratëve për reformën territoriale: Ja sa bashki më shumë kërkon Alibeaj!

Nga Elbasani në Delvinë, 15 bashki nisin regjistrimin e pasurive, çelet tenderi 3.5 mln euro

September 22, 2026
VIDEO / Zjarri përfshin pallatin në Lushnjë, banorët zbresin me nxitim për të ‘shpëtuar’ makinat

VIDEO / Zjarri përfshin pallatin në Lushnjë, banorët zbresin me nxitim për të ‘shpëtuar’ makinat

September 22, 2026
Trump kërkon potasin e Bjellorusisë, marrëveshja që mund të trazojë tregun dhe aleatët

Trump kërkon potasin e Bjellorusisë, marrëveshja që mund të trazojë tregun dhe aleatët

September 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com