• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta: Si president nuk do të ndikohem nga bindjet politike, do punoj për stabilitetin e vendit

by Java News
03/05/2017 18:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Konventa e Lëvizjes Socialiste për Integrim, kryetari ende në detyrë Ilir Meta iu drejtua përmes një mesazhi të gjithë anëtarëve dhe drejtuesve të kësaj force politike.

Përpara mbështetësve, Meta në cilësinë e presidentit të zgjedhur, u shpreh se pas datës 24 korrik, kur edhe do të bëjë betimin si i pari i shtetit, ai nuk do të ndikohet më nga bindjet politike dhe as nga fakti që ka drejtuar historikisht LSI-në.

“Jam para një sfide të rëndësishme se pavarësisht bindjeve të mia, të cilat janë dhe do të jenë eurosocialiste, pas 24 korrikut, do dëshmoj përpara të gjithë shqiptarëve se nuk ndikohem as nga bindjet e mia politike dhe as fakti që kam qenë kryetar i LSI-së”, u shpreh Meta.

Ai theksoi se edhe LSI është përpara një sfide pa Ilir Metën kryetar. Vasili pritet te zgjidhet kryetar i LSI.

“Ju jeni një sfidë më të lehtë për mua në raport me opinionin publik që të tregoni se edhe pa Ilir Metën kryetar jeni në rrugën e pandalshme për shndërrimin e LSI në një forcë të madhe politike në Shqipëri”.

Duke iu referuar situatës politike në vend, Meta tha se detyrën e presidentit do ta ushtrojë në funksion të stabilitetit dhe dialogut politik.

“Si president i ardhshëm do t’i jap më shumë pushtet stabilitetit dhe dialogut në interes të qytetarëve shqiptarë“.

Meta tha se ishte i bindur se Petrit Vasili do të gëzonte mbështetje.

“Jam i bindur se do e mbeshtesni Vasilin, njehere per LSI dhe njehere per Ilir Meten.  Vasili Sakrifikon per bindjet e tij, por nuk eshte nga ata qe rend pas pushtetit. Me Vasilin do marrim rezultatin e enderruar“, tha Meta

Meta ka përsëritur qëndrimin e tij kundër ndryshimeve kushtetuese dhe Kodit Zgjedhor që u bënë në vitin 2009. Sipas tij, pikërisht këto ndryshime “të mallkuara” janë bërë shkak i krizave politike që kanë përfshirë vendin më parë dhe së fundmi.

Por, ka shtuar ai, LSI arriti jo vetëm të mbijetojë pavarësisht këtyre padrejtësive, por edhe të kthehet në një faktor kyç për stabilitetin dhe integrimin e vendit.

Meta foli edhe për rrugëtimin e gjatë të LSI-së duke u konfirmuar si një forcë politike në funksion të stabilitetit të vendit. Meta tha se LSI lindi për t’i dhënë fund arrogancës së pushtetit dhe çmontuar regjimin partiak të dy partive të mëdha, PD e PS.

“LSI lindi si një parti për t’i dhënë fund arrogancës. Lindi si një sfidë kundër regjimit dy partiak.

LSI ka qenë forca më e madhe morale për demokracinë dhe zgjedhje të lira në Shqipëri. Nuk besoj se themeluesit dhe të gjithë anëtarët e votuesit e parë të LSI e kanë harruar sesi vetëm në pak muaj, duke pasur të gjithë makinerinë e pushteitt kundër saj, LSI ishte e vetmja që nuk e shkeli Kodin, që nuk u bë pjesë e superdushkut por mori 120 mijë vota të ndershme.

Superdushku konsensual për të gjithë ata që anë kuriozë mjaftojnë të bëjnë një kërkim për të parë rezultatet e partive në proporcional dhe maxhoritar për të parë se si u morën mandatet e LSI. Por LSI nuk u dorëzua, por vazhdoi të tregojë rritje aq sa në një natë të errët në prill të 2008-ës u ndryshua në mënyrë konsensuale kushtetuta e Shqipërisë për të eliminuar LSI-në.

Edhe sot e kësaj dite Shqipëria vuan pasojat e atyre ndryshimeve kushtetuese dhe të atij Kodi të mallkuar, ku qëndron një pjesë e mirë e burimit të konfliktit dhe frimës s ëpolitikës nga vota e lirë dhe e ndershme e shqiptarëve. Kurrë s’i harroj ato dy javë të grevës së urisë në Kuvendin e Shqipërisë, jo vetëm të LSI por dhe disa partive të tjera parlamentare, as mbështetësit e LSI çdo ditë përpara Kuvendit.

Pavarësisht, ne arritëm të mbijetonim në 2009, në ato zgjedhje të cilat treguar problemet me të cilat ndeshet demokracia në Shqipëri, por u bëmë faktor stabiliteti dhe përshpejtimi të integrimit europian të Shqipërisë. E di që jo pak prej jush nuk u pajtuan me atë vendim të vëshirë për koalicionin e LSI me PD, por ajo ishte e vetmja zgjidhje për t’i shërbyer stabilitetit dhe jo kaosit. Të gjithë le ta dinë se LSI ka rol kycc në liberalizimin e vizave të qytetarëve shqiptarë. Koalicioni me PD nuk ka qenë i lehtë. Kur ka qenë në pikëpyetje marrëdhënia e Shqipëerisë me NATO, LSI ka vendosur kushtete e saj për të respektuar marrëveshjet për kursin euroatlantik të Shqipërisë. LSI do të vazhdojë të jetë forcë e integrimit europian“, tha Meta.

c.a

Next Post
Brad Pitti rrëfen në revistë për herë të parë ndarjen nga Angelina Jolie

Brad Pitti rrëfen në revistë për herë të parë ndarjen nga Angelina Jolie

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

April 7, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: Politika shqiptare në krizë, mungojnë kapaciteti dhe vullneti për zgjidhje

April 7, 2026
Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

April 7, 2026
Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

April 7, 2026
Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

April 7, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“Duhet të paguajmë borxhin”, Nazarko: Trump është marrë me shqiptarët

April 7, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

Spahiu: Shqipëria s’do pranohet në BE nëse nacionalistët marrin pushtetin në Francë dhe Gjermani

April 7, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit

April 7, 2026
Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

April 7, 2026
Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In