• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Konventa e Bernës, apel Shqipërisë: Pezulloni HEC-et mbi Vjosë, Poçem dhe Kalivaç

by A R
10/12/2019 18:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komiteti i Përhershëm i Konventës në Bern bën thirrje për pezullimin e punës për HEC-et e parashikuara për t’u ndërtuar mbi lumin Vjosë, në Poçem dhe Kalivaç.

Gjatë mbledhjes vjetore të Komitetit të Përhershëm në Strasburg (3-6 dhjetor), Komiteti u bëri thirrje edhe një herë autoriteteve shqiptare të pezullojnë të gjitha përgatitjet në lidhje me dy projektet e hidrocentraleve – Kalivaç dhe Poçem – deri në përfundimin e vlerësimit strategjik të ndikimit në mjedis dhe atij social.

Vjosa njihet si lumi i fundit i madh natyror në Evropë, duke përjashtuar Rusinë.

Në vitin 2018, kur u hap për herë të parë çështja “Vjosa”, Komiteti kërkoi ndalimin e procedurave të mëtejshme planifikuese, por autoritetet shqiptare e injoruan këtë kërkesë.

Këtë vit, Komiteti ngriti sërish shqetësimin për planet e raportuara për të modifikuar kufijtë e Peizazhit të Mbrojtur Vjosë-Nartë, një zonë kandidate për t’u pranuar në listën Emerald (Rrjet ekologjik i përbërë nga zonat me interes të veçantë për ruajtje).

Modifikimi që parashikon projekti do të zvogëlonte zonën e mbrojtur.

Autoritetet kombëtare shqiptare nuk u paraqitën në këtë takim, por Olsi Nika nga “EcoAlbania” dhe Ulrich Eichelmann, koordinator i fushatës “Ruaje zemrën e kaltër të Evropës”, morën pjesë.

“Është një sinjal pozitiv që mesazhi nga Konventa e Bernës drejt qeverisë shqiptare është zëlartë dhe i qartë: Shqipëria shkel konventën nëse vijohet me këto plane. Sidoqoftë, tani i takon qeverisë shqiptare të ndjekë këshillat e Komitetit të Përhershëm”, thotë Ulrich Eichelmann nga Riverwatch.

/a.r

Next Post
Nard Ndoka paralajmëron Ramën: Mos na shif tani që bëmë paqe prej tërmetit… Po të vjen dita e gjykimit

Nard Ndoka paralajmëron Ramën: Mos na shif tani që bëmë paqe prej tërmetit... Po të vjen dita e gjykimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fortifikimi i kufirit evropian, ushtria gjermane vendos pengesa antitank në terrenin polak

Fortifikimi i kufirit evropian, ushtria gjermane vendos pengesa antitank në terrenin polak

August 21, 2026
Një gjak, dy ekipe: Përballja Shqipëri-Kosovë në Lojërat Mesdhetare, nën tingullin e këngës së Adem Jasharit

Një gjak, dy ekipe: Përballja Shqipëri-Kosovë në Lojërat Mesdhetare, nën tingullin e këngës së Adem Jasharit

August 21, 2026
Begaj në Itali, pritet nga Mattarella e Meloni, mbështet kuqezinjtë në Lojërat Mesdhetare

Begaj në Itali, pritet nga Mattarella e Meloni, mbështet kuqezinjtë në Lojërat Mesdhetare

August 21, 2026
Vatër e fuqishme zjarri pranë kufirit greko-shqiptar, flakët përpijnë hektarë me pyje e bimësi!

E fundit: 8 vatra zjarri mbeten aktive, shpëtohen disa banesa në Pukë e Mirditë, ndërhyrje nga ajri në Dukat!

August 21, 2026
Piratët rrëmbejnë një cisternë të lidhur me Iranin -

Piratët rrëmbejnë një cisternë të lidhur me Iranin –

August 21, 2026
Gabimi në “shtëpinë e barit”, si e pësoi 20-vjeçari shqiptar në Britani

Vendimi i gjykatës britanike mund të pengojë deportimin e viktimave shqiptare të trafikimit

August 21, 2026
La vajzën 11-vjeçare vetëm për dy ditë për të ndjekur ndeshjen në Elbasan, babai nën hetim në Qipro

La vajzën 11-vjeçare vetëm për dy ditë për të ndjekur ndeshjen në Elbasan, babai nën hetim në Qipro

August 21, 2026
Dita e 83-të / Protestuesi paralajmëron përshkallëzim në shtator: Do të bllokojmë rrugët!

Dita e 83-të / Protestuesi paralajmëron përshkallëzim në shtator: Do të bllokojmë rrugët!

August 21, 2026
Zyrtare/ Një tjetër anglez për Interin, prezantohet mesfushori

Zyrtare/ Një tjetër anglez për Interin, prezantohet mesfushori

August 21, 2026
DËSHMITË/ Vata pranon vrasjen e portugezit, turku: Sokrati më tha se ishte rrëzuar nga motori…

DËSHMITË/ Vata pranon vrasjen e portugezit, turku: Sokrati më tha se ishte rrëzuar nga motori…

August 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com