• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Kontrollorët të vijojnë punën”, Meta: Kryeministri të mbledhë mendjen, i ftoj të gjithë edhe ambasadorët në dialog

by
07/04/2021 20:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti Ilir Meta ka dalë në një konferencë për shtyp nga Vlora në lidhje me pezullimin e fluturimeve në Rinas pasi kontrollorët ajror vendosën të shpalleshin të paaftë për të punuar për shkak të stresit që ka shkaktuar ulja e pagave të tyre.

Meta tha se ai është njohur me shqetësimet e tyre më 31 mars ku ka pasur një takim dhe u ka kërkuar që të vijojnë punën pa ndërprerje pasi kjo është një çështje jetike për qytetarët dhe madhore për sigurinë kombëtare.

Meta shtoi se ai i ka kërkuar qeverisë që të zgjidhë çështjen përmes dialogut.

“Cenon seriozisht jo vetëm detyrimet e shtetit ndaj qytetarëve vendas dhe të huaj, jo vetëm sigurinë kombëtare por dhe sigurinë ndërkombëtarë, jemi vend anëtarë i NATO-s kemi detyrimet tona, është një mesazh shumë i gabuar dhe një lënie nervash nga të dyja palët. Prej më shumë se 10 muajsh shoqata e kontrollorëve ka ngritur shqetësimet saj, ndaj institucioneve tona por edhe atyre europiane ku ne kemi detyrimet tonë dhe janë mjaft të vëmendshëm ndaj hapësirës sonë që është edhe e NATOS.

Unë kam pasur me ta një dialog më 31 mars dhe një takim që është bërë publik dhe ka një qëndrim të qartë për presidentin e dhe për publikun. Ata më thanë se të drejtat e tyre ishin cenuar dhe kundërshtonin pezullimin e të drejtave të fituara për një periudhë të pacaktuar. U kam thënë kontrollorëve që të vijonin të ushtronin detyrën e tyre pa asnjë ndërprerje pasi kjo është një çështje jetike dhe madhore për sigurinë kombëtare por dhe detyrim madhor si anëtar i NATO. Në çdo kohë duhet të kontrollohet cilësia e punës dhe duhet të vijojnë punën pavarësisht cenimit të të drejtave, pasi do të përpiqemi të gjejmë një zgjidhje dhe se ishte detyrim i tyre të vijojnë punë dhe jo për hatër të qeverisë apo meje. U kam kërkuar që qeveria dhe institucionet përgjegjëse të japin zgjidhje përmes dialogut”, tha Meta./ b.h

Next Post
Midis personave që protestuan ditën e sotme, edhe kontrollori komisioner i PD në zgjedhje

Midis personave që protestuan ditën e sotme, edhe kontrollori komisioner i PD në zgjedhje

Comments 1

  1. Vasil Treska says:
    5 years ago

    Dridhe LIKE

    Reply

Leave a Reply to Vasil Treska Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

DETAJE / 4,000 rrënjë kanabis në dy magazina në Peqin, pezullohen 7 punonjës policie

DETAJE / 4,000 rrënjë kanabis në dy magazina në Peqin, pezullohen 7 punonjës policie

April 3, 2026
VIDEO / Nis përballja Veliaj-Dado tek Administrativja, 7 forca speciale për të shoqëruar 7 metra kryebashkiakun

VIDEO / Nis përballja Veliaj-Dado tek Administrativja, 7 forca speciale për të shoqëruar 7 metra kryebashkiakun

April 3, 2026
Prokurorja e Përgjithshme e SHBA: Maduro akuzohet në New York për trafik droge dhe armësh. Ja ku do gjykohet..

“Besnikëria e çoi Pam Bondin shumë larg…”, The Economist: Çfarë gjeti Trump në zyrën e saj!?

April 3, 2026
Rama-SPAK-ut: Heto privatizimin e 4 hidrocentraleve në kohën e Berishës, nëse do të luftosh korrupsionin

Takimi me kryebashkiakët, zbulohen porositë e Ramës, çështjet që u diskutuan

April 3, 2026
KUVENDI LIVE! Spiropali: Largimi im u paralajmërua nga Berisha; Kreu i PD: S’e ke nga unë!

Spiropali: Parlamenti nuk po arrin më të ushtrojë rolin e tij

April 3, 2026
“Si do jetoje me rrogën e një polici?”, Lamallari: Paguhen shtesë për protesta e evente, s’mund të ketë rritje galopante

“Si do jetoje me rrogën e një polici?”, Lamallari: Paguhen shtesë për protesta e evente, s’mund të ketë rritje galopante

April 3, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 4 Prill 2026

April 3, 2026
I moshuari i vdiq gjatë seksit, pranga 43-vjeçares në Gjirokastër/ Policia: Në lokalin e saj…

Tiranë, zbulohet prostitucion në qendër fizioterapie, arrestohet pronarja

April 3, 2026
Rusia ndryshon strategjinë ushtarake, “rrebesh” dronësh nxijnë qiellin ukrainas

Rusia ndryshon strategjinë ushtarake, “rrebesh” dronësh nxijnë qiellin ukrainas

April 3, 2026

Venezuela vs. Iran – efektet në sondazhet për Presidentin Trump

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In