• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kontrolli teknik i automjeteve/ Gonxhe sqaron qytetarët, zbulon çfarë do të ndodhë nga data 31 maj

by
25/05/2021 15:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe, ka sqaruar qytetarët në lidhje me kontrollin teknik të automjeteve.

Gonxhe bëri të ditur në një intervistë për News24 se më datë 31 maj do të rihapet kolaudimi, kurse shtoi se çdo certifikatë e skaduar, favorizohet me plus dymbëdhjetë muaj.

“Ne po trajnohemi nga specialistët e pajisjeve. Ne punojmë me pajisje kompjuterike të reja. Ky është një shërbim që do të rregullohet aty ku duhet. Do bëjmë shtesë shërbimi në Durrës dhe në Tiranë.  Kontrolli teknik i automjeteve do bëhet në fund të muajit. Më 31 maj do rihapet kolaudimi.  Disa sektorë, që kanë lidhje edhe me transportin, përfshirë turizmin, janë në krizë, edhe për shkak të pandemisë. Ne kemi nisur punën, që në fund të verës të të ofrojmë shërbim optimal. Kolaudimi nis me automjetet e transportit të mallrave. Duhen paguar taksat në kohë. Keni udhëzime pranë uebit të DPSHTRR. Çdo certifikatë e skaduar, dhe kolaudimi ka qenë i mbyllur, presupozohet se nuk ka qenë faji i qytetarit dhe favorizohet me plus dymbëdhjetë muaj. Edhe nëse ka marrë vulë për 1 muaj, disa muaj, ai përfiton 12 muaj mbi datën e skadencës që ka në mjet”, tha Gonxhe.

Blendi Gonxhe nënvizoi se shumica e aksidenteve rrugore vijnë nga manovrat e gabuara në rrugë.

“Personi që ka blerë një automjet të ri do të njoftohet sipas udhëzimeve që do dalin. Ai do të rezervojë online. Deri në ditën që do ketë rezervimin, ai mund të lëvizë, e ne do jemi në kontakt me Policinë e Shtetit, për lëvizjet. Për automjetet, çdo gjë është e lidhur me shtetin tonë. Ne duam ta fillojmë nga vetë shteti, të licensuarit, nga të vetë policisë ta themi, të organeve publike, që kanë flota të mëdha, sepse problemet më të mëdha janë në këto kategori e ne duam të japim vetë të parët shembullin. Kontrollet do të jenë më të shumta.

Ne na rezulton se shumica e aksidenteve vjen nga manovrat, papërgjegjësitë deri diku të vullnetshme e kryesisht moshat e mëdha, në përgjithësi njerëz që kanë pakujdesi në rrugë. Ky është një moment tranzitor, që duhet të ketë të bëjë me kulturën tonë automobilistike. Ju bëj thirrje qytetarëve të denoncojnë, edhe naftën e keqe. Një disiplinë më e madhe shton të ardhurat tona”, përmbylli Gonxhe.

/b.h

Next Post
“Plas” në PD, anëtari i Kryesisë: Basha të largohet menjëherë! Jam gati të garoj për kryetar

Manifest politik - Me sytë nga e Ardhmja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Demo për Paketën e Maleve: 4 bashki të reja që miratuan zonat prioritare

Demo për Paketën e Maleve: 4 bashki të reja që miratuan zonat prioritare

April 1, 2026
Nis seanca gjyqësore për tragjedinë në Tempi, Panos Ruçi përfundon në spital

Nis seanca gjyqësore për tragjedinë në Tempi, Panos Ruçi përfundon në spital

April 1, 2026
“Mbi 60 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Veliajt: Nxitimi i kërkuar nga SPAK nuk i shërben drejtësisë, por ekspozon qëllime…

“Mbi 60 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Veliajt: Nxitimi i kërkuar nga SPAK nuk i shërben drejtësisë, por ekspozon qëllime…

April 1, 2026
Kina dhe Pakistani paraqitin pesë propozime për rivendosjen e paqes në Gjirin Persik dhe Lindjen e Mesme

Kina dhe Pakistani paraqitin pesë propozime për rivendosjen e paqes në Gjirin Persik dhe Lindjen e Mesme

April 1, 2026
“Luftë frontale ndaj oligopoleve”, Berisha: Çmimi i naftës, më i lartë se në çdo vend të BE

“Luftë frontale ndaj oligopoleve”, Berisha: Çmimi i naftës, më i lartë se në çdo vend të BE

April 1, 2026
Çmimi i naftës, Karakaçi: Po marrim në konsideratë propozimet e Shoqatës së Transportit

Çmimi i naftës, Karakaçi: Po marrim në konsideratë propozimet e Shoqatës së Transportit

April 1, 2026
Mbreti i Panairit

Ja si qelbet Kuba

April 1, 2026
Azia në “shok” energjetik, kërkon shpëtim nga Moska

Azia në “shok” energjetik, kërkon shpëtim nga Moska

April 1, 2026
I dënuar me 10 vjet burg për trafik droge në Itali, arrestohet në Këlcyrë me qëllim ekstradimin 51-vjeçari

I dënuar me 10 vjet burg për trafik droge në Itali, arrestohet në Këlcyrë me qëllim ekstradimin 51-vjeçari

April 1, 2026
Qeveria miraton identitetin digjital, Ibrahimaj: Bord për filtrimin e investimeve të huaja në sektorët kritikë

Qeveria miraton identitetin digjital, Ibrahimaj: Bord për filtrimin e investimeve të huaja në sektorët kritikë

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In