Sekuestrohen lëndë plasëse, fitil zjarrpërcjellës dhe kapsolla detonatore në Dibër.
Në pranga ka rënë poseduesi i tyre Njazi Pilafi, 52 vjeç, banues në Peshkopi.
Gjatë kontrollit të ushtruar në magazinën e lokalit të tij në qytetin e Peshkopisë, iu gjetën të fshehura dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 7 copë kallëpe me lëndë plasëse (me nga 400 gram secila, gjithësej 2 kilogramë e 800 gramë), 58 copë kapsolla detonatore si dhe rreth 4 metër fitil zjarrpërcjellës.
a.ç










