• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Kontrolli kufitar, Drejtoresha e Kufirit vijon inspektimet në terren

by A R
21/08/2017 16:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtoresha e Departamentit për Kufirin dhe Migracionin në Policinë e Shtetit Drejtuese e Lartë Aida Hajnaj në vijim të inspektimit të Pikave të Kalimit Kufitar, pas inspektimit të bërë në Kakavije, ka inspektuar një tjetër pikë, këtë të Sopikut.

Aida Hajnaj shoqërohej nga Shefi i Sektorit për Kufirin dhe Migracionin në D.V.K.M.Gjirokastër Komisar Dashamir Rrapaj.

Drejtoresha është pritur nga Nënkomisar Kastriot Vrenizi, zv.komandanti i Pikës së Kalimit.

Hajnaj pasi ka vizituar ambientet e pikës së kalimit kufitar dhe është njohur me dinamikën e punës e problematikën ka theksuar se:

“Ju vlerësoj për punën dhe sakrificën, pasi kjo pikë kalimi është pothuaj pika më e largët malore në qarkun Gjirokastër.

Pavarësisht fluksit të pakët të hyrje-daljeve në këtë pikë, detyra juaj është t’ju shërbeni me korrektësi e në përputhje të plotë me ligjin.

Por ju keni edhe detyrë të patrulloni vijën e gjelbër, Sopik-Apsallë-Çatistër, me qëllim parandalimin dhe goditjen e trafikut të lëndëve narkotike, të trafiqeve të ndryshme që mund të tentojnë t’i zhvillojnë në këtë territor.

Sikundër keni për detyrë kontrollin e territorit që mbuloni për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, të zjarrvënies apo të prerjes së paligjshme të pyjeve.

Ndaj kërkoj nga të gjithë efektivët më tepër angazhim, koordinim dhe bashkëpunim akoma më të mirë me efektivat e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër.

Gjithashtu të forconi bashkëpunimin me palën greke, në drejtim të shkëmbimit të informacionit, të kontrollit sa më të mirë të kufirit të gjelbër, që në atë territor që ne s’kemi mundësi ta mbulojmë me shërbime, atë territor ta mbulojë pale greke dhe anasjelltas, pra me patrulla alternative.”

Pika e Kalimit Kufitar Sopik është hapur në vitin 2002 dhe funksionon për kalimin e shtetasve banorë të zonës së Pogonit.

Është 80 km larg nga Gjirokastra. Kjo PKK ka në organikë 18 punonjës policie. Janë 5 ndihmës/kontrollor që kryejnë kontrollin e shtetasve në hyrje-dalje. 11 punonjës policie trup shërbimi kryejnë shërbim në kufirin e gjelbër.

1 shef stacioni dhe 1 specialist shërbimesh. Ndërtesa e PKK është me profile druri dhe ka ambiente të përshtatshme pune. Nuk ka organikë punonjës dogane. Hyrje-daljet janë rreth 250-300 shtetas në muaj. Sektori kufitar prej piramidës 14 deri në piramidën 21, gjithsej 20 km. Nga territori grek kufizohet me fshatin Drimadhë.

Next Post
Rekordi pozitiv që nuk ndodhte prej 32 vitesh në Serinë A

Rekordi pozitiv që nuk ndodhte prej 32 vitesh në Serinë A

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Operacioni Epic Fury”, a ka SHBA-ja mjaftueshëm armë për të gjunjëzuar Iranin pa zbrazur depot e saj globale?

“Operacioni Epic Fury”, a ka SHBA-ja mjaftueshëm armë për të gjunjëzuar Iranin pa zbrazur depot e saj globale?

March 10, 2026
Tjetër tragjedi në Zvicër, autobusi përfshihet nga flakët, raportohet për disa të vdekur

Tjetër tragjedi në Zvicër, autobusi përfshihet nga flakët, raportohet për disa të vdekur

March 10, 2026
Shqipëria në shënjestër të Teheranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa

Shqipëria në shënjestër të Teheranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa

March 10, 2026
Njihuni me shqiptaren që mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman të Baden-Württembergut

Njihuni me shqiptaren që mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman të Baden-Württembergut

March 10, 2026
Deputeti i PS, Komici: : Burgjet po mbushen me të padënuar, mund të gjykoheshin edhe në gjendje të lirë

Deputeti i PS, Komici: : Burgjet po mbushen me të padënuar, mund të gjykoheshin edhe në gjendje të lirë

March 10, 2026
“I lutem prokurorit ta shkatërrojë çështjen time”, thirrja e çuditshme e qytetarit

“I lutem prokurorit ta shkatërrojë çështjen time”, thirrja e çuditshme e qytetarit

March 10, 2026
Bilanc i rëndë nga përplasja me Iranin, 7 trupa amerikane të vrarë dhe 140 të plagosur

Bilanc i rëndë nga përplasja me Iranin, 7 trupa amerikane të vrarë dhe 140 të plagosur

March 10, 2026
Debate të forta mes Selin dhe Mirit, përplaset me Juelën pas deklaratës së fortë

Debate të forta mes Selin dhe Mirit, përplaset me Juelën pas deklaratës së fortë

March 10, 2026
Si u shkatërrua kultivimi i duhanti në Shqipëri për interes të importuesve

Çështja “Balluku”, Kikia: Mazhoranca, në të drejtën e saj të mos e votojë kërkesën për të rënduar masën e sigurisë

March 10, 2026
DETAJE / SHBA mund të dërgojë forca në Iran për të siguruar rezervat bërthamore

DETAJE / SHBA mund të dërgojë forca në Iran për të siguruar rezervat bërthamore

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In