• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Kontrolli i faturave/ Akuzat e PD, Ahmetaj: Asnjë kosto shtesë për biznesin!

by Java News
30/10/2018 17:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përmes një postimi në Facebook, ministri i Ekonomisë dhe Financave Arben Ahmetaj i është përgjigjur akuzave të PD se me sistemin e ri do shtohen kostot për biznesin. PD u shpreh se monopolin e kontrollit të faturimit mbi biznesin do ta fitojë një kompani kroate, por ministri ka thënë se nuk do ketë asnjë kosto shtesë për biznesin dhe sipas tij koha e SHQUP-it ka mbaruar.

“Do të ulë kostot e rënda të sistemit aktual që kemi trashëguar nga koha kur SHQUP-i imponoi kasa me kosto të paktën 300 euro vetëm për instalimin, pa folur për mirëmbajtjen, por që sidoqoftë nuk do të jetë aspak kusht që të dalin nga funksioni”-tha ndër të tjera Ahmetaj.

Statusi i plotë:

Asgjë e re nga ngrehina e SHQUP

Dolën sot dhe bënë thirrje që sistemi i ri i monitorimit të transaksioneve të biznesit, të mos zbatohet!
Pra, ta pengojmë administratën të performojë më mirë, ta lemë informalitetin pa luftuar, t’i lemë të ardhurat pa mbledhur, t’u mohojmë qytetarëve shërbime më të mira publike, por edhe bizneseve një informacion më të qartë dhe në kohë, për transaksionet e deklaruara të tij me çdo biznes tjetër.

Jo, koha e SHQUP-it ka mbaruar! Nuk kthehet më mbrapa vendi dhe as qytetarët, të vuajnë politikën e rrënimit që mbjell SHQUP-i.

SISTEMI NUK DO TË KETË ASNJË KOSTO SHTESË PËR BIZNESIN!

Përkundrazi, do të ulë kostot e rënda të sistemit aktual që kemi trashëguar nga koha kur SHQUP-i imponoi kasa me kosto të paktën 300 euro vetëm për instalimin, pa folur për mirëmbajtjen, por që sidoqoftë nuk do të jetë aspak kusht që të dalin nga funksioni.

Sa për procedurën:

Procedura e përdorur për prokurimin e sistemit të monitorimit të faturimit nga ana e AKSHI-t është procedurë e hapur, procedura më transparente në ligjin e prokurimit publik. Po çfarë procedure duhet të ndiqet që të sigurohen sistemet për administratën, meqë procedura e hapur, procedura më transparente e ligjit, nuk është e duhur?

Sipas logjikës së tyre, kushdo që përmendet në deklaratat e SHQUP-it, duhet të mos fitojë në konkurrimet publike, edhe nëse i takon. Dhe me keq akoma, nëse skualifikohet për shkak të parregullsive, SHQUP-i del e trumbeton fitoren e “presionit” të tij.

Flasin përçart për vendosje monopoli në sistemin e faturimeve.

Mësojeni zotërinj të SHQUP-it se sistemi i monitorimit të kasave është monopol edhe sot, nuk ka disa sisteme monitorimi, është vetëm një sistem dhe po, është monopol shtetëror, e ka administrata tatimore! Dhe procedura e re kërkon ndërtimin e sistemit po për Administratën Tatimore. Nuk ka koncesion!

Dhe meqë zonja merr përsipër të flasë për ekonominë, e vërteta qëndron tek shifrat:
– Vitin e ardhshëm ekonomia shqiptare do të kapë rritjen ekonomike 4.3%.
– Borxhi publik që na e lanë në kurriz zonja Tabaku dhe kolegët e saj në qeveri, do të vazhdojë të ulet për të katërtin vit radhazi në 65.5%.
– 87.5 miliardë lekë investime publike;
– Mbi 65 mijë punonjës të administratës në shëndetësi, arsim para-universitar, mbrojtje, diplomaci dhe sistemi penitenciar do të kenë rritje pagash në vitin 2019.
– Mbi 30 mijë familje do të përfitojnë nga politika e re e shpërblimit të lindjeve.
– Mbi 15 mijë investitorë do të përfitojnë nga ulja e normës së dividendit,
– Mbi 15 mijë të punësuar do të përfitojnë nga ulja e kufirit të taksimit të pagës me 23 %.

Next Post
Lajmi i rremë me paracetamolin ‘vdekjeprurës’, sqarimi i Urdhrit të Farmacistit

Paracetamoli na bën të pandjeshëm?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të pafatët e ditëve festive, ja tre shenjat e horoskopit që do të kenë një Krishtlindje të vështirë

Shenjat më “të urryera” të horoskopit sipas botës

September 19, 2026
Pas Hagës, kush do ta çojë përpara drejtësinë për krimet e luftës në Ballkan?

Pas Hagës, kush do ta çojë përpara drejtësinë për krimet e luftës në Ballkan?

September 19, 2026
Zhvillimi i Qëndrueshëm 2026/ Rama flet për ndryshimet në Shqipëri, zbardh objektivat për të ardhmen

Zhvillimi i Qëndrueshëm 2026/ Rama flet për ndryshimet në Shqipëri, zbardh objektivat për të ardhmen

September 19, 2026
Panik në aeroportin e Luksemburgut, dronët misteriozë sjellin bllokimin e fluturimeve! Futet në lojë NATO

Panik në aeroportin e Luksemburgut, dronët misteriozë sjellin bllokimin e fluturimeve! Futet në lojë NATO

September 19, 2026
Prokuroria mban në sirtar emrat, 2,868 të dënuar ende presin përfitimin nga amnistia

Prokuroria mban në sirtar emrat, 2,868 të dënuar ende presin përfitimin nga amnistia

September 19, 2026
Kolaps total i rrjetit elektrik në Kubë/ Miliona njerëz pa energji, OKB-ja jep alarmin

Kolaps total i rrjetit elektrik në Kubë/ Miliona njerëz pa energji, OKB-ja jep alarmin

September 19, 2026
Tensionet përhapen përtej Ukrainës, dronët hyjnë në hapësirën ajrore të Moldavisë

Tensionet përhapen përtej Ukrainës, dronët hyjnë në hapësirën ajrore të Moldavisë

September 19, 2026
“E kishte gënjyer”/ Hysni Patushi rrëfen para hetuesve konfliktin me gruan dhe momentin e vrasjes

“E kishte gënjyer”/ Hysni Patushi rrëfen para hetuesve konfliktin me gruan dhe momentin e vrasjes

September 19, 2026
Hetim ndaj Granit Xhakës në Zvicër, ja çfarë ka zbuluar prokuroria për kapitenin

Hetim ndaj Granit Xhakës në Zvicër, ja çfarë ka zbuluar prokuroria për kapitenin

September 19, 2026
Këto janë shenjat e Horoskopit që do të kenë më shumë fat për muajin nëntor

Kokëfortë në dashuri dhe të vështirë për t’u bindur, 4 shenjat e horoskopit që nuk heqin dorë lehtë nga mendimi i tyre

September 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com