• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kontrolli fizik i makinave jo më në shtet, do i kalojë privatit

by Java News
31/05/2018 09:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria ka vendosur të kalojë shërbimin për kontrollin fizik të mjeteve tek privati, një shërbim që aktualisht e kryen Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor përmes drejtorive të saj rajonale.

Në ndryshimet që i janë bërë Udhëzimit “Për dokumentet e qarkullimit dhe të regjistrimit të mjeteve rrugore me motor dhe rimorkiove të tyre” nga Ministri i Infrastrukurës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, jepen edhe detajet për mënyrën sesi pritet të vijojë procesi.

Burime nga ministria thanë për “Monitor” se kalimi tek privati vjen në kuadër të reformës së derregullimit, një nismë e qeverisë për të ulur burokracitë dhe përqendrimin e lartë të shërbimeve në një institucion të vetëm, çka mund të sjellë zvarritje.

“Drejtoritë rajonale të shërbimeve të transportit rrugor kryejnë kontrollin fizik të mjeteve me dy specialistë të saj, të cilët plotësojnë kushtet e përcaktuara në pikën 1 dhe 2, të nenit 80 të Kodit Rrugor, deri në miratimin prej ministrit të organizmave të akredituar në fushën e mjeteve motorike, për kryerjen e detyrave specifike të vlerësimit dhe të kontrollit fizik të mjeteve motorike rrugore e rimorkiove të tyre.

Ministria, gjatë një periudhe pesëvjeçare do të miratojë një numër të kufizuar prej jo më shumë se dy organizmash, për të vlerësuar ecurinë e këtij procesi gjatë kësaj periudhe dhe për të ndërmarrë hapat e mëtejshëm” thuhet në riformulimin që i është bërë pikës 6 të nenit 2 të udhëzimit të 2012-ës.

Ofrimi i shërbimit nga organizma të autorizuar që nënkupton subjekte private është një praktikë që ndiqet nga disa institucione në vend, siç është kolaudimi i matësve apo enëve nën presion.

Kompanitë e ofrojnë këtë shërbim kundrejt një tarife që paguhet dhe që përcaktohet në shumicën e rasteve me vendime të veçanta nga institucionet publike.

“Këta organizma që do të autorizohen për kryerjen e kontrollit fizik të mjeteve motorike rrugore dhe rimorkiove të ofrojnë këtë shërbim në çdo qendër të kryerjes së kontrollit fizik, me dy specialistë të cilët plotësojnë kushtet e përcaktuara në pikën 1 dhe 2, të nenit 80, të Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë.

Organizmat mund të disponojnë mjediset ekzistuese pranë drejtorive rajonale të shërbimeve të transportit rrugor për ofrimin e shërbimit, sipas marrëveshjes që do të lidhin me DPSHTRR-në, në përputhje me legjislacionin në fuqi” shpjegohet në udhëzimin e datës 24 maj 2018 të Gjiknurit.

DPSHTRR do të vendosë në dispozicion informacionin e nevojshëm për mbarëvajtjen e procesit që lidhet me kontollin fizik, ndërkohë që, kompania do të lëshojë çertifikatën me vulën dhe logon e saj. Kjo e fundit do t’i jepet përdoruesit të mjetit për të vijuar më pas me regjistrimin.

Kontrolli fizik ofrohet për 1500 lekë, ja çfarë përfshin

Aktualisht kontrolli fizik kryhet pranë Drejtorive Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor për çdo mjet që importohet dhe futet për herë të parë në Shqipëri si dhe sa herë ndryshon pronësia e mjetit.

Kostoja e këtij shërbimi ku lëshohet edhe certifikata e kontrollit fizik aktualisht është 1500 lekë dhe përfshin mes të tjerave :

1.leximin dhe përcaktimin e saktë të të dhënave mbi identifikimin e mjetit, bazë e të cilit është numri i identifikimit i stampuar në sasi;

2.leximin automatik dhe/ose manual, si dhe përcaktimin e saktë të karakteristikave teknike të mjetit sipas normave dhe standardeve ndërkombëtare e europiane të përcaktuara në rregulloret e DPSHTRR-së, në zbatim të këtij udhëzimi;

3.evidentimin e të dhënave të lartpërmendura në regjistrin elektronik të kontrollit fizik, sipas modelit të hartuar nga DPSHTRR-ja;

4.plotësimin e të dhënave në certifikatën e kontrollit fizik të mjetit, sipas modelit të hartuar nga DPSHTRR-ja;

5. fotografi digjitale për mjetin, sipas përcaktimeve në rregulloren e DPSHTRR-së, në zbatim të këtij udhëzimi. 

a.ç

Next Post
Samiti i Sofjes, Presidenti Thaçi merr ftesë zyrtare për pjesëmarrje

Thaçi e pohon në Vjenë: Kosova është e gatshme për kompromis me Serbinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Dëmshpërblim për të prekurit”/ Rama takon banorët pas flakëve në Himarë: Çfarë s’na vret na bën më të fortë!

“Dëmshpërblim për të prekurit”/ Rama takon banorët pas flakëve në Himarë: Çfarë s’na vret na bën më të fortë!

September 5, 2026
Dosjet Epstein tronditin Italinë, Prokuroria e Romës hap hetim për dhunë seksuale dhe kërkon dokumentet sekrete nga SHBA

Dosjet Epstein tronditin Italinë, Prokuroria e Romës hap hetim për dhunë seksuale dhe kërkon dokumentet sekrete nga SHBA

September 5, 2026
Protestuesit drejt Kuvendit, paralajmërohen trazira të martën: Do t’i presim deputetët me vezë, domate e miell

Protestuesit drejt Kuvendit, paralajmërohen trazira të martën: Do t’i presim deputetët me vezë, domate e miell

September 5, 2026
I apasionuar pas maleve, ja kush është 40-vjeçari që humbi jetën pasi ra në humnerë në Lëpushë të Kelmendit

I apasionuar pas maleve, ja kush është 40-vjeçari që humbi jetën pasi ra në humnerë në Lëpushë të Kelmendit

September 5, 2026
Tradhtia sipas shenjave të horoskopit

Tradhtia sipas shenjave të horoskopit

September 5, 2026
Sesion i ri, beteja të vjetra! Kuvendi rikthehet më 8 shtator, PS përgatit hartën me 46 bashki, PD paralajmëron betejë në Kushtetuese

Sesion i ri, beteja të vjetra! Kuvendi rikthehet më 8 shtator, PS përgatit hartën me 46 bashki, PD paralajmëron betejë në Kushtetuese

September 5, 2026
Pagat e magjistratëve përplasin drejtësinë me qeverinë, gjyqtarët dhe prokurorët kërkojnë ekzekutimin e menjëhershëm

Pagat e magjistratëve përplasin drejtësinë me qeverinë, gjyqtarët dhe prokurorët kërkojnë ekzekutimin e menjëhershëm

September 5, 2026
Analiza e Bloomberg: Pse India po tërheq më pak turistë të huaj se Shqipëria?

Analiza e Bloomberg: Pse India po tërheq më pak turistë të huaj se Shqipëria?

September 5, 2026
“Vrasja në Mirditë, s’ka kokërr misteri”, Hoxha ngre alarmin: Janë hapur varre që nuk po mbyllen…

“Vrasja në Mirditë, s’ka kokërr misteri”, Hoxha ngre alarmin: Janë hapur varre që nuk po mbyllen…

September 5, 2026
“Bëni kujdes me shpenzimet”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

5 shenjat e horoskopit që harxhojnë shumë para

September 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com