• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Kontrollet vetëm te qytetarët”, ekspertët: Zona Laç-Lezhë-Fushë-Krujë, veprimtari kriminale e trashëguar

by B K
05/05/2025 17:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Çdo ditë e më shumë në rrugët e vendit ka jo pak të rinj që lëvizin me armë me vete, duke u kthyer në rrezik potencial. Edhe të shtunën në Laç, sherri mes të rinjve të armatosur i mori jetën një 24 vjeçari dhe plagosi 4 persona, një prej të cilëve shitëse ambulante.

Kjo zonë por edhe të tjera përreth kanë qenë jo pak problematike vitet e fundit ku qytetarë janë përfshirë në grindje që më pas kanë përfunduar në konflikte me përdorim të armëve. Ekspertët thonë se veprimtaria kriminale në këto zona, si Laçi, Lezha e Fushë-Kruja është e trashëguar.
“Ne i kemi parë se si në këtë zonë grupet kriminale aktivitetet e tyre i kanë patur që prej vitive 90’ e deri në ditët e sotme. Ato në një farë mënyre e kanë trashëguar veprimtarinë kriminale”, thotë eksperti Faik Basha.

“Atëherë ose është mungesa e vullnetit politik që i ka lënë këto zona të lira, dhe mund t’i duhen dhe mund t’i vlejnë. Ose mungesë vëmendje, mungesë përgjegjësia e institucioneve”, deklaron Fatjon Softa.Por a duhet të ketë kontrolle të shtuara të policisë në këto zona? Ekspertët thotë se një pjesë e aksioneve dekonspirohen, e në raste të tjera kontrollohen qytetarë të thjeshtë e jo ata të cilësuar si të fortë.“Institucionet ligjzbatuese kanë bërë jashtëzakonisht pak për ta menaxhuar aktivitetin e grupeve kriminale në atë zonë”.

“Kjo mendoj nuk është çështje e strukturave lokale, por problematika në drejtim të sigurisë, në drejtim të prokurorisë, në drejtim të gjyqësorit ka qenë nga piramida dhe është shtrirë deri në fundin e saj”, thotë Softa.

“Themi se duhet të dalin në rrugë dhe duhet të bëjnë kontrolle në automjete, them se nuk mund të jetë rastësia për ti kapur ata, por edhe faktin që janë të trimëruar dhe lëvizin me armë në automjete tregon edhe një herë që nuk kanë pasur kontrolle dhe nuk kanë pasur presion të institucioneve dhe nuk e njohin frikën. Ose kanë njohje që në një farë mënyre përkthehen në një lirshmëri që nuk kontrollohen meqë njihen kush janë dhe kontrollohen më shumë vetëm qytetarët e thjeshtë se sa vetë ata si persona. Pra, pjesa e fortë e familjeve të forta, e djemve të fortë u ka krijuar atyre premisa të lëvizin me mjete të shtrenjta, por njëkohësisht dhe të armatosur”, shtoi ai.

Sherri të shtunën mes të rinjve ndodhi i çastit, pas fërkimit të pasqyrave të makinave që ata udhëtonin. 24 vjeçari Gerald Bitri ndërroi jetë në spital, ndërsa 4 të tjerë mbetën të lënduar. Njëri prej të cilëve vijon të jetë në gjendje të rëndë.

Next Post
Berisha me banorët në Maqellarë: Vetëm 6 ditë na ndajnë nga dita e madhe

Berisha me banorët në Maqellarë: Vetëm 6 ditë na ndajnë nga dita e madhe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

8 vjedhje brenda 2 muajsh në Durrës, arrestohet 1 person, në kërkim bashkëpunëtori i tij

8 vjedhje brenda 2 muajsh në Durrës, arrestohet 1 person, në kërkim bashkëpunëtori i tij

September 1, 2026
Banorët e Vaut të Dejës në protestë pas vdekjes së dy të rinjve, kërkojnë Urgjencë dhe ambulancë 24 orë

Banorët e Vaut të Dejës në protestë pas vdekjes së dy të rinjve, kërkojnë Urgjencë dhe ambulancë 24 orë

September 1, 2026
Unioni i Transportit Publik: Nga e hëna reduktojmë autobusët në Tiranë

Nga sot 30% më pak autobusë urbanë në Tiranë. Operatorët reduktojnë flotën

September 1, 2026
Riatdhesimi i 5 shtetasve nga Siria, SHBA-të vlerësojnë Shqipërinë, ja reagimi i ambasadës

Riatdhesimi i 5 shtetasve nga Siria, SHBA-të vlerësojnë Shqipërinë, ja reagimi i ambasadës

September 1, 2026
Grushte e të bërtitura, del VIDEO e dhunimit të kamarierit në Golem! Djemtë e pronarit e rrahën se kërkoi pagën

Grushte e të bërtitura, del VIDEO e dhunimit të kamarierit në Golem! Djemtë e pronarit e rrahën se kërkoi pagën

September 1, 2026
Bekim Sejdiu kandidati për president? Reagon AAK: Nuk jemi pyetur, barrë e tyre politike

Bekim Sejdiu kandidati për president? Reagon AAK: Nuk jemi pyetur, barrë e tyre politike

September 1, 2026
Bukë, mish e perime. Shqiptarët 40% të të ardhurave i shpenzojnë për ushqime

Shqipëria thyen rekordin europian: 1 në 5 euro të ekonomisë shkon për ushqime

September 1, 2026
Atentati ndaj Agron Pukës, Prokuroria kërkon pushimin e akuzave për 3 të dyshuarit

Atentati ndaj Agron Pukës, Prokuroria kërkon pushimin e akuzave për 3 të dyshuarit

September 1, 2026
Lëvizje në Policinë e Shtetit, ndryshojnë drejtuesit në Elbasan, Berat dhe Korçë

Lëvizje në Policinë e Shtetit, ndryshojnë drejtuesit në Elbasan, Berat dhe Korçë

September 1, 2026
Lojërat Mesdhetare/ Briken Calja i dhuron medalje ari Shqipërisë dhe vendos rekord

Lojërat Mesdhetare/ Briken Calja i dhuron medalje ari Shqipërisë dhe vendos rekord

September 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com