Ajola Xoxa ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë, kundër vendimit të Apelit të Posaçëm që legjitimoi kontrollet në biznese dhe sekuestrimin e telefonit të saj.
Lajmi konfirmohet për Balkanweb nga gazetarja Klodiana Lala.
Kujtojmë se Gjykata e Apelit ka rrëzuar ankimin e bërë nga Ajola Xoxa, kundër vendimit të kontrollit personal.
Në të njëjtin vendim, Apeli ka rrëzuar edhe ankimin që ka bërë Arbër Veliaj dhe dy kompani kundër vendimit të GJKKO-së për kontrolle.











