• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Kontrollet e policisë në fundjavë, vendosen 898 masa administrative në Tiranë

by Java News
11/02/2018 14:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia Rrugore e Tiranës, e angazhuar tërësisht për të parandaluar aksidentet rrugore duke sjellë në këtë mënyrë rritjen e parametrave të sigurisë së jetës në rrugë .

Policia Rrugore e Tiranës, në përmbushje të objektivit parësor për rritjen e parametrave të sigurisë së jetës në rrugë dhe jo atë të sasisë së masave administrative, nën moton “Alkooli dhe Shpejtësia marrin jetë”, gjatë fundjavës ka ushtruar një sërë kontrollesh në autostradë dhe në akset rrugore në brendësi të Tiranës.

Si çdo fundjavë Policia Rrugore e Tiranës, ka ushtruar kontrolle me Radar për të matur shpejtësinë e lëvizjes, ndëshkimin e atyre që qarkullojnë me shpejtësi tej normave të lejuara, dy apo tre herë më shumë se limiti i lejuar, të cilët janë burim aksidenti, rrezik për jetën e tyre dhe të përdoruesve të rrugës.

Në të gjitha rrugët e Tiranës janë ushtruar kontrolle me Drager, për të evidentuar dhe ndëshkuar ata drejtues mjetesh që drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo më keq akoma, në gjendje të dehur, duke u kthyer në rrezik për jetën e tyre dhe të përdoruesve të rrugës.

Gjatë 48 orëve të fundit, janë arrestuar në flagrancë 10 drejtues mjetesh që drejtonin mjetin në gjendje të dehur, ku nga alkool testet ka rezultuar se sasia e alkoolit të kosumuar varionte nga 0.56 mg/l deri në 1.29 mg/l.

Si dhe një drejtues mjeti i pa paisur me Leje Drejtimi.

Janë tërhequr 89 Leje drejtimi , nga këto:

29 Leje Drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, që varionte nga 0.22mg/l deri në 0.49 mg/l

47 Leje Drejtimi për drejtim mjeti me shpejtësi tej normave të lejuara, si në autostradë ashtu edhe në qendrat e banuara brenda qytetit të Tiranës, shpejtësi që varionin në autostradë deri në 219 km/orë dhe në qendrat e banuara deri në 106 km/orë .

13 Leje Drejtimi për shkelje të tjera të parashikuara nga Kodi Rrugor.

Po gjatë 48 orëve të fundit, Policia Rrugore ka ushtruar kontrolle edhe në evidentimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor ku janë vendosur gjithësej 898 masa adminsitrative, nga këto:

• 87 masa për mospërdorim të rripit të sigurimit

• 85 masa për parakalim të gabuar

• 98 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit

• 10 masa për mosrespektim të sinjalistikës së semaforit

• 60 masa për ata që qarkullojnë pa kaskë mbrojtëse si dhe 11 pa kontroll teknik të mjetit

• 568 masa për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Janë bllokuar dhe 9 mjete për mosshlyerje të masave administrative mbi 5 masa a adminsitrative.

Policia Rrugore e Tiranës, edhe në ditët në vijim, do vijojë kontrollet me intensitet, për të evidentuar dhe ndëshkuar çdo shkelës të Kodit Rrugor, për të përmbushur objektivin parësor, atë të rritjes së parametrave të sigurisë së jetës në rrugë .

Next Post
Dashuria e gjyshes për mbesën, shet shtëpinë për t’i shlyer kredinë

Dashuria e gjyshes për mbesën, shet shtëpinë për t'i shlyer kredinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq lehtëson transferimin e 35 të burgosurve palestinezë në Gaza -

Nga strehimi te spitalet, arsimi dhe teknologjia, Këshilli i Paqes i Trump zbulon planin për rimëkëmbjen e Gazës! 2.45 miliardë dollarë financim

September 23, 2026
Zjarr i madh në Parkun Natyror të Viroit në Gjirokastër, dyshohet i qëllimshëm

Zjarr i madh në Parkun Natyror të Viroit në Gjirokastër, dyshohet i qëllimshëm

September 23, 2026
“Jo bojkotit të Parlamentit, të përballemi me regjimin”- Berisha mbledh Kryesinë e PD: Rama ka humbur legjitimitetin, të mbështesim protestën në bulevard

“Jo bojkotit të Parlamentit, të përballemi me regjimin”- Berisha mbledh Kryesinë e PD: Rama ka humbur legjitimitetin, të mbështesim protestën në bulevard

September 23, 2026
A është gjetur Bleona Mata pas 16 vitesh? Përplasje mes nënës dhe avokatit live në studio: Do të të ndjek penalisht! (VIDEO)

A është gjetur Bleona Mata pas 16 vitesh? Përplasje mes nënës dhe avokatit live në studio: Do të të ndjek penalisht! (VIDEO)

September 23, 2026
“E ke dëgjuar atë këngën Zegjine, Zegjine…”- Aktivistja i zë pritë deputetes së PS në zyrat e Kuvendit! Çaushi: S’të vjen turp! Sa të paguajnë?

“E ke dëgjuar atë këngën Zegjine, Zegjine…”- Aktivistja i zë pritë deputetes së PS në zyrat e Kuvendit! Çaushi: S’të vjen turp! Sa të paguajnë?

September 23, 2026
“Po tallen me ne!”- Debate në Dhomën e Avokatisë, vendoset bojkot edhe për masat e sigurisë në GJKKO

“Po tallen me ne!”- Debate në Dhomën e Avokatisë, vendoset bojkot edhe për masat e sigurisë në GJKKO

September 23, 2026
Destinacion i ri në horizont për Hysajn, lëvizja që pritet të bëjë mbrojtësi kuqezi

Ofertë konkrete për Elseid Hysajn, Ascoli këmbëngul për mbrojtësin kuqezi

September 23, 2026
Rrëzohet avioni stërvitor i Forcave Ajrore Britanike në Uells, dy pilotë të plagosur

Rrëzohet avioni stërvitor i Forcave Ajrore Britanike në Uells, dy pilotë të plagosur

September 23, 2026
Komisioni Europian: Negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE drejt mbylljes në dhjetor 2027!

Komisioni Europian: Negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE drejt mbylljes në dhjetor 2027!

September 23, 2026
Dhjetëra varreza masive në Serbi, Komisioni për të Zhdukurit: Të rritet presioni ndaj Beogradit!

Dhjetëra varreza masive në Serbi, Komisioni për të Zhdukurit: Të rritet presioni ndaj Beogradit!

September 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com