• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Kontrolle të rrepta në kufi”, Manastirliu: Nuk kemi asnjë rast të konfirmuar me koronavirus, por kemi bërë gati karantinën

by Java News
03/02/2020 12:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në seancën e sotme plenare socialistët kërkuan një interpelancë urgjente me ministren e Shëndetësisë për masat që janë marrë nga Shqipëria për virusin që ka shkaktuar deri tani mbi 360 të vdekur dhe mijëra të infektuar. Ministrja Manstirliu u shpreh se janë marrë masat në çdo pikë hyrëse të vendit, po ashtu edhe për përgatitjen e karantinës nëse do të ketë raste.

Ajo qetësoi opinionin kur tha se deri tani nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus dhe rreziku për depërtimin e virusit në vendin tonë vazhdon të mbetet i ulët.

“Kam ngritur Task Forcës me 24 ekspertë. Kam ngritur Komitetin Teknik për përgatitjen për marrjen e masave. Kemi formuar survejancën, të rasteve me vështirësi respiratore. Kemi trajtuar mbi 100 punonjës për ndjekjen e kontakteve, në nivel kufitar, për parandalimin e infeksionit. Janë përforcuar masat në kufi me kontrolle. Është hartuar protokolli për rastet e dyshuara, po ashtu algoritmi i pritjes. Kemi përcaktuar strukturën që do të shërbejë si karantinë, është gati edhe ekipet që do të shërbejnë në këto struktura, ndërkohë që po kryejnë trajnimet përkatëse.

Janë përgatitur dhoma të veçanta për qëndrimin e të dyshuarve nëse do të të ketë. Rastet nëse ka do të menaxhohen nga QSUT-ja, janë përcaktuar bosket. Shqipëria ka risk të ulët për infektim. Ka risk të moderuar për transmetimin e rasteve për importim. Karantina, është një strukturë që do ta vendosim në dispozicion nëse do të gjykohet e nevojshme. Apeloj për mbështetjen për mbështetjen e qeverisë nga parlamenti. Përsa i përket medieve, OBSH-ja na ka paraprirë duke na vendosur një element të rëndësishëm. Është e mira t’i referohemi vetëm të dhënave zyrtare”, tha ministrja Ogerta Manastirliu. /e.s/

Next Post
“Ju jap besën”/ Rexhepi i premtoi vëllait të Jan Prengës se do e lironte: Më kanë lëvizur nga fjala, po të jap emrat e atyre që…

“Ju jap besën"/ Rexhepi i premtoi vëllait të Jan Prengës se do e lironte: Më kanë lëvizur nga fjala, po të jap emrat e atyre që...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dhuna ndaj policëve në protestë, Koçiu: Autorët do dënohen maskimalisht!

Dhuna ndaj policëve në protestë, Koçiu: Autorët do dënohen maskimalisht!

February 11, 2026
NATO me hierarki të re? Europianët marrin përgjegjësitë që dikur ishin të amerikanëve

NATO me hierarki të re? Europianët marrin përgjegjësitë që dikur ishin të amerikanëve

February 11, 2026
Protestë në Durrës, banorët e prekur nga projekti “TID” përplasen me këshilltarët dhe policinë

Protestë në Durrës, banorët e prekur nga projekti “TID” përplasen me këshilltarët dhe policinë

February 11, 2026
7 muaj pa paga, punëtorët e sigurimit të Bankers Petroleum ngrihen në protestë

7 muaj pa paga, punëtorët e sigurimit të Bankers Petroleum ngrihen në protestë

February 11, 2026
Akuzohet për korrupsion në zgjedhje, Apeli i Posaçëm dërgon në qeli kryebashkiakun e Rrogozhinës

“Jam i burgosur politik”, Memolla pas dënimit: Familja ime ta ketë kokën lart. Të drejtën do e kërkoj deri në Strasburg

February 11, 2026
Çmontonin dhe shisnin pjesë makinash të kontrabanduara nga Britania, arrestohet 1 person, në kërkim bashkëpunëtori

Çmontonin dhe shisnin pjesë makinash të kontrabanduara nga Britania, arrestohet 1 person, në kërkim bashkëpunëtori

February 11, 2026
“Padrejtësi ligjore dhe historike”, avokati i Thaçit-gjykatësve: Këta burra duhet t’i prezumoni të pafajshëm, ua kërkon ligji!

“Padrejtësi ligjore dhe historike”, avokati i Thaçit-gjykatësve: Këta burra duhet t’i prezumoni të pafajshëm, ua kërkon ligji!

February 11, 2026
Abuzim me tenderat, SPAK dërgon në gjykim ish-kryetarin e Bashkisë Memaliaj

Abuzim me tenderat, SPAK dërgon në gjykim ish-kryetarin e Bashkisë Memaliaj

February 11, 2026
Reagimi i Ramës për protestën, Bardhi: Nuk na ndal as gazi lotsjellës as dhuna policore

Reagimi i Ramës për protestën, Bardhi: Nuk na ndal as gazi lotsjellës as dhuna policore

February 11, 2026
Lufta në Ukrainë përfundon në qershor? Zelensky pas ftesës për bisedime: SHBA-të po nxisin një zgjidhje

4 vjet pushtim, Financial Times: Zelensky do të shpallë zgjedhjet dhe një referendum më 24 shkurt

February 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In